Rreth shkallëve të mbiemrave ne shqipen e sotme letrare

Autorët

  • Ali Dhrimo

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i2.2857

Abstract

Mbiemrat, krahas karakteristikave të tjera morfologjike, kanë edhe aftësinë për t’u shkallëzuar. Me të drejtë, V. Jungu e quan këtë «ndryshimi më specifik që pëson mbiemri dhe përmes të cilit ai dallohet ngaemri». Nga ana tjetër, duhet theksuar se këtë aftësi nuk e kanë që të gjithë mbiemrat e një gjuhe, por vetëm mbiemrat cilësorë të drejtpërdrejtë (duke përfshirë këtu edhe mbiemrat që tregojnë një tipar lëndor a përkatësor në kuptimin e tyre figurativ) dhe, në radhën e vet, vetëm ata cilësorë të drejtpërdrejtë, semantika e të cilëve lejon që tipari i shprehur prej tyre të dalë në shkallë (masë) të ndryshme tek emra të ndryshëm ose edhe tek i njëjti emër në rrethana të ndryshme; ndërsa cilësorët e tjerë që tregojnë një tipar absolut, nuk janë të aftë për t’u shkallëzuar, semantika e tyre nuk i lejon për ta shprehur cilësinë në gradë të ndryshme (me përjashtim të kuptimit të tyre figurativ) kh. i verbër, i çalë, i asgjësuar, i çmëndur, i vdekur etj. Në kuptimin e tyre figurativ mbiemrat që tregojnë një tipar lëndor a përkatësor (pronor) shkallëzohen që të gjithë, por megjithatë shkallëzimi i tyre nuk është aq i natyrshëm sa i cilësorëve të drejtpërdrejtë; të parët nuk përdoren barabar në të gjitha shkallët e nënndarjet e shkallëve — ata kanë si më të zakonshme shkallën krahasore të sipërisë.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. W. Jung, Kle ine Gram ma tik der deutschen Sprache, Leipzig, 1955, 171, shih edhe H. Paul, Deutsche Gram matik , III, Halle (Saale), 1956, 94. Sado që ky pohim i përket gjermanishtes, ku mbiemri ka disa tipare më specifike sesa mbiemri i shqipes, prapë seprapë edhe për shqipen ky pohim mbetet i drejtë, sepse, ndërsa karakteristikat e tjera morfologjike që ka mbiemri, jo vetëm që i ka edhe emri, por përkundrazi mbiemri i ka ato vetëm në saje të emrit, si forma përshtatjeje me të, shkallëzimi është një karakteristikë që mbiemri e ka në pavarësi të plotë nga emri dhe që emri nuk e ka. Sa për disa emra që kanë kuptim të përgjithshëm cilësor (poet, filozof, hurrë etj.), kur shkallëzohen, këta nuk emërtojnë më

  2. sendin a vetën përkatëse, por tiparin e abstraguar prej tyre, pra, si të thuash, në kontekstin e dhënë, nuk janë më emra ; kështu që nuk mund të themi se kategorinë e shkallës e kane edhe emrat.

  3. O.S. Ahmanova, Slovar. tinguistiçeskih terminov, Moskva, 1956, 453.

  4. Gj. Pekmezi, Gram ma tik der albanesischen Sprache, Wien, 1908, 121.

  5. Siç thotë Vinogradovi, në këtë shkallë «cilësia merret në vetvete e abstraguar, e shkëputur nga marrëd hënja me shkallën, gradën, shprehet plotësisht jashtë krahasimit të sendeve sipas shkallës së kësaj cilësie. Forma e shkallës pohore e karakterizon sendin drejtpërsëdrejti dhe pavarësisht. Ajo është si të ishte guri i parë , vendosur për shkallë te tjera», «Russkij jazyk», Moskva, 1947, 243.

  6. W. Admoni. Der deutsche Sprachbau, Leningrad. I960, 70.

  7. W. Jung, vep. e cit., 171.

  8. K. Cipo. Gramatika shqipe, Tirane, 1949, 75.

  9. O. Myderrizi, Gramatika e re, Tiranë, 75.

  10. Sh. Demiraj, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, I, 73.

  11. Pjesëz (Partikel) e jo ndajfolje e quan mè-në e kësaj forme edhe Gj. Pek- mezi, vep. e cit., 121.

  12. K. Cipo, Gramatika, 76.

  13. Siç janë foljet ndihmëse kam e jam tek kohët e përbëra të foljes.

  14. Kh. edhe J. Erben, Abriss der deutschen Grammatik, Berlin. 1965, 164: -Nga ana tjetër mund të shfaqen tek krahasorja fjalë shoqëronjëse gradëtheksuese, përforcuese: viel (bedeutend, erheblich, Weitaus, Wesentlich) schneller».

  15. Ndër ndajfoljet që përdoren si intensifikuese të cilësisë, si përforcuese të kësaj shkalle K. Kristoforidhi shënon veç këtyre edhe tepër e fare: tepër më i bukur, fare më i bukur, Gramatïki tis Alvaniqis glosis, Konstandinopojë, 1872. 32. Në letërsinë dhe materialin gjuhësor që shqyrtuam nuk gjetëm as edhe një rast të tillë.

  16. V.V. Vinogradov, vep. e cit., 370.

  17. Këto forma: më shumë i bukurë /më shumë e inadhe edhe Kristoforidhi i jep të kundërvëna me format më pak e madhe/ më pak i bukurë, vep. e cit., 33.

  18. Duhen mënjanuar nga gjuha letrare rastet e rralla, kur nën ndikimin e gjuhës së folur popullore edhe në funksion predikativ mbiemri në këtë shkallë del në trajtë të pashquar, p.sh. M’e madhe e nisivet t’Evropës është Inglitera. (S. Frashëri, ©heshkronja, 20) — pra, sidomos kur pason gjindorja. Për paqëndrueshmërinë e kësaj forme mjafton të krahasojmë formën e shumësit: Më të mëdhat’ e kënetavet t’Evropës janë: (po aty, 24) — ku nuk themi dot: më të mëdha të...

  19. Cituar sipas W. Hävers, Handbuch der erklärenden Syntax, Heidelberg, 1931, f. 167.

  20. Kjo «formë·* e dytë e shoqëruar me këto ndajfolje përmendet së pari nga F. Rossi, Regole grammaticali della lingua albanese, Roma, 1866, 323 dhe ridei përsërî tek G. Junggu, Elementi grammaticali della lingua albanese, Seutari, 1881, 32, duke u lënë kështu në heshtje nga G. De Rada, A. Dozoni — po dhe nga Kristoforidhi e Gj. Pekmezi. Siç do të shohim, meqënëse kjo «formë» nuk përligjet morfologjikisht, është më i drejtë qëndrimi i autorëve që nuk e përmendin si formë, por megjithatë duhej përmendur si mënvrë shprehjeje e shkallës përkatëse.

  21. Një gjë të tillë e ka vënë drejt në dukje Sh. Demiraj, Morfologjia, I, 73.

  22. Për konstruktet rrjedhimore të këtij tipi shih hollësisht: S. Floqi, Periudha me fjali të varur rrjedhimore në shqipen e sotmc, «Stud. filol.», 2/1965, 55 v.

  23. Ndër gramatikat e shqipes kjo formë del së pari tek J. Jungg, vep. e cit.. 32 (ma pak i diishm, ma pak fajtur)-ai thekson njëkohësisht: «Por të thuash të vër- tetën më shpesh shndërrohet në krahasoren e sipërisë, duke u thënë më drejt ma i paadishm «ma injorant» dhe në mënyra të tjera të ngjashme»; e shënon edhe K. iCristoforidhi, vep e cit., 33 (më pak e madhe / më pak i bukurë). Mendimin e J. Junggut e përsërit edhe A. Xanoni, Gramatika, 60.

  24. Shih Sh. Demiraj, vep. e cit., I, 74.

  25. Sh. Demiraj vëren se «në gjuhën shqipe shkalla krahasore e ultësisë e ndër- luar në këtë mënyrë nuk përdoret fort. Përdoren më shumë ndërtime të tilla: Ham- zai s’ishte (aqë) trim sa Skënderbeu» — po aty.

  26. A. Xanoni, Gramatika, 60.

  27. V.V. Vinogradov, vep. e cit., 243.

  28. K. Cipo ka shënuar shprehimisht që shqipja shkallët krahasore dhe sipërore detvrohet t’i formojë vetëm perifrastikisht me mjete leksikore (76); Sh. Demiraj pranon që elementi i parë i formës është ndajfolje (75), por në tekstin për shkollat pedagogjike (1962. 77) quhet ndajfolje edhe pjesëza më; Xanoni i quan fialza (60); Xhuvani s’mban qëndrim; Myderrizi gjithashtu (76); Sheperi i quan ndajfolje, por ai edhe pjesëzën më ndajfolje e quan (49).

  29. Gj. Pekmezi, vep. e cit., 121.

  30. Këtë ndërtim gjermanishtja e jep në formé kompozitash përcaktuese, duke qenë si element i parë e përcaktues i kompozitës emri përkatës, ndërsa si element i dytë mbiemri i dhënë, p.sh. blitzschnell (rrufe i shpejtë), abgrundtief, fédérleicht (pëndë i lehtë) etj. — shih: J. Erben, vepër e cituar, 163; W. Jung, vepër e cituar, 174; kh. edhe artikullin e L. V. Ivashkeviç, Slozhnie predlagatelhnye nemeckogo jazy- ka, s pervym komponentom-osnovoj imeni sushçestvitelhnogo tipa schneeweiss, gras- grün — Uçjonye Zapiski, 3-14. Një mënyrë të tillë ndërtimi në shqipen kemi hasur vetëm me ndajfoljen shumë, p.sh. i shumë vuajturi President (Ligjëron Fan Noli, 71); shpimëni në shtëpi të shumëdashurit Vasil (S. Luarasi, Fjala, 20-21) ; I shumënderuari zot Haxhi Manoli (P. Pepo, Kodiku i Korçës, 112).

  31. J. Erben, Vep. e cit., 164.

  32. Sh. Demiraj, Vepër e cituar, II, 258.

  33. Lokucioni ndajfoljor pak a shumë në fakt është i barabartë me më pak a më shumë (kh. gjerm. mehr oder weniger, rus. bolee ili menne, angl. more or less, fr. plus ou moins, it più o meno). Është me interes të vërejmë që në gjuhën shqipe, veç përgjithësimit të formés së pashkallëzuar të këtij lokucioni ndajfoljor, ka ndo- dhur edhe përmbysja e gjymtyrëve përkatëse në raport me gjuhët e tjera. (Pikë- risht nën ndikimin e këtyre gjuhëve në ndonjë rast gjejmë rendin shumë a pak, p.sh. Për ngritjen e tyre zgjidhej një kodër shumë a pak e izoluar me shpat sa më të thepisur (Hesh, 107). Kjo përmbysje mund të ketë arësye psikologjike: nga pak kalo- het në shumë, por edhe arësye eufonike. Ky lokucion është sinonimik me deridiku.

  34. Në gjermanishte, rusishte e anglishte (por edhe në ndonjë gjuhë tjetër) mbiemri i shoqëruar nga kjo fjalë formon një fjalë kompozite: p.sh. halbfett, halbgar, halblang, halbjährig; poluzhirnij, polygodovoj, polydlinij, half-yearly, half-bred, half- backed etj. Edhe në shqipen ekziston një prirje e tillë për ta kthyer këtë emër në element fjalëformues të mbiemrit. Kh. edhe: aqë ndryshon i vllaj i saj Laerti nga Hamleti... obortar këpucë-lëpirës, gjysmë-spiun, gjysmë-palaço, gjysmë-çilimi. (F. Noli, Hamleti 12); Rusija është një vend gjysmë-aziatik... (Stalin, Vepra, II, 336).

  35. E. Lafe. Përsëritja si mjet gramatikor, «Studime Filologjike», 4/1966, 131.

  36. Budagov, R.A. Vvedenie v nauku o jazyke, M. 1965, 296.

  37. Edhe mënyra e formimit të këtij lokucioni mund të jetë pikërisht cungimi i togut më shumë se, më tepër se, sado që në italishte është più che (më se).

  38. VE. Schwyzer, Grammatik der griechischen Sprache, München, 1959, Bnd. I, 182

  39. W. Jung, vepër e cit., 174.

Downloads

Published

1969-03-01

How to Cite

Dhrimo , A. (1969). Rreth shkallëve të mbiemrave ne shqipen e sotme letrare. Studime Filologjike, 1(2), 89–124. https://doi.org/10.62006/sf.v1i2.2857