Zhvillimi dhe pasurimi i terminologjisë pas çlirimit

Autorët

  • Ferdinand Leka
  • Sofika Morcka

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i4.2912

Abstract

Historia e terminologjisë shqipe është e lidhur në mënyrë të pashkëputur me të gjithë historinë e zhvillimit të gjuhës sonë, si gjuhë e shkruar dhe si gjuhë kulture. Prandaj edhe historikun e kësaj fushe të shqipes mund ta ndjekim që në hapat e para që ka bërë gjuha jonë si gjuhë e shkruar. Kështu, që tek shkrimtari ynë i vjetër Pjetër Bogdani, ndeshemi në disa terma, që i përdorim edhe sot me të njëjtin kuptim ose me ndonjë kuptim të ri. Të tilla janë: ligjëratë, gjuhëtar (me kuptimin gojëtar, orator) etj. Por, puna e vërtetë për pasurimin e gjuhës shqipe me fjalë — terma nis me rilindasit, të cilët morën përsipër detyrën e vështirëtë krijimit të bazave të terminologjisë në gjuhën shqipe, treguan me prova se gjuha jonë mund të lavrohej më tej e të bëhej gjuhë kulture për përparimin e popullit shqiptar. Kristoforidhi, lavrues i madh i gjuhës shqipe, na ka lënë terma t: gjykatës, kryeqytet etj-, Sami Frashëri krijoi disa nga termat kryesore të gramatikës si: emér, mbiemër, pèremër, folje, i shquar, i pashquar që i përdorim edhe sot. Naim Frashëri krijoi fjalë të reja për tekstet e ndryshme shkollore me njohuri shkencore; ai është autori i fjalëve vetëdije gjithësi, veti, hapësirë etj. Në të njëjtën kohë publicistë të ndryshëm e pasuruan gjuhën me terma te rinj nga brumi i shqipes.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Sih L. Dodbiba, Zhvillimi i terminologjisë gjuhësore shqipe nga Rilindja deri sot. në «Konferenca e parë e studimene alhanologjike», Tiran o 1965. f. 163-191.

  2. S. Frashëri. Shkronjëtorja e gjuhës shqipe, Bukuresht, 1886.

  3. L. Gurakuqi. Parathanje e fjalorit të fjalëve të reja shqyp-frangjisht e frangjisht-shqyp, «Vepra të zgjedhura. mbledhë e redaktue nga M. Gurakuqi», Tiranë 1961.

  4. I vetmi fjalor teknik që u botua gjatë gjithë periudhës së pavarësisë është n jë fjalor bujqësor italisht-shqip e shqip -italish t (M. Bindoni, Fjaluer teknik bujqësor italisht-shqip dhe shqip-italisht, Tiran ë 1935). Aty kanë bashkëpunuar gjuhëtarë si: Nd. Mjedja, M. Logoreci etj. Krahas një shumice neologjizmash të pafat takojmë edhe disa terma të mira shqip si: aftësi mugulluese, gjethim, rrëshinor etj. që janë përfshirë më vonë edhe në fjalorin e terminologjisë së botanikës të botuar më 1963.

  5. «Buletin i Institutit të studimeve» 1, 1947, 40-41.

  6. Në référât thuhet se do të botohej në 5000 kopje edhe një broshurë me terma nga fushat më të ndryshme. Kjo broshurë nuk doli në qarkullim. Duhej një kohë më e gjatë për sistemimin dhe sidomos për pasurimin e terminologjive të veçanta.

  7. «Buletini i Institutit të shkencave», 1949, Nr. 1, f. 58-71.

  8. Shih: «Buletin për shkencat shoqërore», 1952, N. 4. f. 91.

  9. Ibidem f. 51.

  10. Ibidem f. 89-91.

  11. Ibidem f. 90.

  12. Ibidem f. 91.

  13. Ibidem f. 107.

  14. Shih: A. Kostallari, Sur les traits principaux de l’albanais littéraire contemporain, -«Studia Albanica» Nr. 2, 1966, f. 41.

  15. Instituti i shkencave, Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë 1954.

  16. A. Kostallari, Në rrugën e hartimit të fjalorit normativ të shqipes sé sotme, "Bulet. shk. shoq.», 1955, IV, 17-57; O. Myderrizi, Rreth ripunimit të Fjalorit të gjuhës shqipe, «Bulet. shk. shoq.» 1957; II, 204-221; F. Ndocaj, Veçantia e gjuhës dhe Fjalori i Instituât të Shkencave, «Bulet. shk. shoq.», 1957, II. 159-195; P. Geci, Pastinici e leksikut të shqipes dhe Fjalori i gjuhës shqipe. «Bulet. shk. shoq». 1959, I, 157-162; J. Thomaj. Mbi mënyrën e pasqyrimit të sistemit të kuptimeve dhe për- dorimene të fjalëve në fjalorin shpjegues të gjuhës shqipe. «Studime filologjike», 1964, 4, 203-214.

  17. Të tilla janë: Parashtesat e gjuhës shqipe nga A. Xhuvani, E. Çabej, «Buletin për shk. shoq.», 1965, Nr. 4, f. 66; A. Xhuvani — E. Çabej, Prapashtesat e gjuhës shqipe, Tiranë 1962; studimet e A. Kostallarit: Mbi disa veçori të fjalës së përbërë në gjuhën shqipe, «BUShT. Seria, shk. shoq.», 1961 Nr. 3, f. 3-24; Kompozitat ekzo- centrike të shqipes si tema fjalëformuese, «BUShT. Seria shk. shoq.», 1962, nr. 3, f. 3-45 etj.

  18. L. Dodbiba, Vërejtje rreth pastrimit të terminologjisë, «Buletin shk. shoq.», 1956, II, f. 134-142. Në mes të tjerave aty theksohet edhe një herë që nga termat me prejardhje neolatine, duhen ruajtur vetëm ata me karakter ndërkombëtar. Autori shfaq edhe mendimin se aty ku mungojnë shumë terma, duhen krijuar edhe neologjizma por në sasi të matur e të kufizuar.

  19. Fjalori i terminologjisë së minierave, f. 77.

  20. Fjalori i terminologjisë së elektroteknikës f. 59.

  21. Fjalori i terminologjisë së minierave, f. 45.

  22. Fjalori i terminologjisë së elektroteknikës, f. 27.

  23. Fjalori i terminologjisë së botanikës, f. 56.

  24. Fjalori i terminologjisë së minierave, £. 86.

  25. «BUShT., Seria shk. shoq.» Nr. 2, 1958, f. 244.

  26. Janë përfunduar dhe po pregatiten për shtyp terminologjia e së drejtëe ndërkombëtare në pesë gjuhë: shqip-frengjisht-rusisht-anglisht-italisht me rreth 1400 terma dhe terminologjia e gjuhësisë në gjashtë gjuhë: shqip-frengjisht-rusisht-an- glisht-gjermanisht-italisht. Në sektorin e terminologjisë: vazhdon puna për hartimin e fjalorit terrmnologjik të drejtësisë shqip-frengjisht-rusisht dhe për terminologjinë e gjeografisë.

  27. P.sh. në terminologjinë e elektromagnetizmit është kritikuar me të drejtë termi — kalk ekstra-rrymë e prerjes(e hapjes së qarkut) rus. aKCTpaTOK 3a.ibiKaHHH; fr. extra-courant de rupture) i cili gjatë diskutimit të terminologjive u propozua nga specialistët të bëhej rrymë kalimîare.

  28. Për botanikën shih: F. Leka në «Studime filologjike», 4. 1964, 245-47.

  29. Për elektroteknikën shih: Xh. Lloshi në «Studime filologjike», 4. 1964, 241-45. Për matematikën shih: E. Lafe në «Studime filologjike» 2, 1965, 211-17.Për arkitekturën shih: M. Samara në «Studime filologjike», 2, 1965, 211-17. Për gjeologjinë shih: S. Burri, P. Bejtja në Bulet U.Sh.T. (seria shkencat natyrore), Nr. 1, 1967, 111-117. Shih edhe: G. Brancus në:Revue des études sud-est européennes, tome II, 1964, Nr. 3-4. fq. 637-639.

  30. Shih «Studime filologiike», 1967. nr. 2, f. 221.

  31. Xh. Lloshi, Për pastërtinë e gjuhës, «Zëri i Rinisë», 13.IV.68; M. Kovaçi, Për një terminologji të pastër ushiarake, Luftëtari, 23.V.68; Q. Turdiu; Rreth terminologjisë së matematikës shkollore, «Mësuesi».

  32. Shih L. Dodbiba, Le Inchieste Albanesi, «Bollettino dell’Atlante Linguistico Mediterraneo», nr. 8, 1966.

  33. Shih: «Konferenca e parë e Studimeve Albanologjike»·, Tiranë, 1965, f. 183.

  34. Shih: «Studime filologiike». 1964, nr. 4, f. 251.

Downloads

Published

1969-12-01

How to Cite

Leka, F., & Morcka , S. (1969). Zhvillimi dhe pasurimi i terminologjisë pas çlirimit. Studime Filologjike, 1(4), 85–98. https://doi.org/10.62006/sf.v1i4.2912