Probleme e detyra në fushën e kulturës së gjuhës

Autorët

  • Emil Lafe

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i4.2914

Abstract

Njëzet e pesë vjetët që nga çlirimi i atdheut e deri sot janë edhe për historinë e gjuhës shqipe një periudhë zhvillimi të shpejtë e të vrullshëm, një periudhë ndrvshimesh të rëndësishme në sasi e në cilësi. Krvesorja dhe më e rëndësishmja që u arrit g jatë kësaj periudhe në fushën e zhvillimit të gjuhës është se sot mund të themi pa hezitim që «ekziston në thelb një gjuhë e vetme letrare shqipe» dhe «në pjesën dërmuese të strukturës fonetikogramatikore, fjalëformuese e leksikore të kësaj gjuhe letrare... zotëron tashmë një normë e vetme. e pranuar dhe e zbatuar nga të gjithë ».

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Kostallari. Androkli. Mbi tiparet kryesore të shqipes së sotme letrare në «Shkencat shoqërore në shkollë», 2, Tiran ë 1967. f. 71.

  2. Po ai, Po aty, f. 71 v.

  3. Është për t’u shënuar se edhe shtypi lokal, gazetat «Shkumbini» e Elbasanit, «Adriatiku » e Durrësit. «Ushtima e maleve» e rrethit të Dibrës dhe « Jeta e re» e Shkodrës dalin në gjuhën letrare dhe janë bërë përçuese të normës letrare në masa te lexuesve të tyre.

  4. Numri i botimeve në « variantin » letrar verior po v jen duke u pakësuar shumë, sidomos në fushën e prozës. A. Kostallari ka llogaritur se këto përbëjnë rreth 5% të botimeve të sotme shqipe (Art. cit. i. 66).

  5. Vahek, J., Lingvistiçeskij sllovar’ prazhskoj shkolly, Moskva 1964, f. 109 v; Zvegincev, V. A., Istorija jazykoznanija XIX-XX vekov v oçerkah i izvleçenijah, II, Moskva 1965, f. 138 v.

  6. Vahek J., Po aty f. 110; Bullygina, T. V., Prazhskaja lingvistiçeskaja shkolla në «Osnovnyje n a p ra v le n ija stru k tu ra lizm a» Moskva 1964, f. 121.

  7. Jakobson, R., Die Arbeit der sogennanten «Prager Schule», f. 7 v. (sipas T. V. Bullgygina, Po aty, f. 121).

  8. Mbi këtë kriter është mbështetur në thelb parimi për zgjedhjen e fjalëve që do të përfshihen në «Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe»: «Vlerësimi i çdo fjale- leksemë (për ta futur ose jo në Fjalor) duhet të bëhet në radhë të parë, jo sipas burimit dialektor, as sipas burimit letrar, por sipas vlerës së saj objektive në struk- turën leksikore të shqipes së sotme letrare, duke marrë parasysh kryesisht dy aspekte të lidhura organikisht midis tyre: a) a i sjell fjala leksikut të sotëm letrar, të marrë në larminë e shtresave të tij stilistikore-shprehëse e të sferave të tij të përdorimit, ndonjë pasurim, zhvillim të mëtejshëm... b) në ç’raport është ajo me tendencat e gjalla të zhvillimit të leksikut të shqipes së sotme letrare... Kostallari, A., «Parimet themelore për hartimin e «Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe» në «Studime filolo- gjike» 1968, 2, f. 59. v.

  9. Khs. Ahmanova, O. S. «Sllovar* lingvistiçeskïh terminov», Moskva 1966, f. 270.

  10. Këto koncepte janë paraqitur dhe përpunuar prej B. Havranekut: «Ükoly spisovnélio jazyka a jeho kultura; »Zum Problem der Norm in der heutigen Sprachwissenschaft und Sprachkultur»· në «Actes du Quatrième Congrès international des linguistes» Copenhague 1938 (këto vepra, për fat të keq, i njohim vetëm nëpërmjet citi- mesh prej të tjerëve).

  11. Khs. Bullygina, T. V., Po aty, f. 121; Iekoviç, V. A., Jazykovoja norma, Moskva 1968, f. 4. w.

  12. Si shembull për këtë mund të sillet «Fjalori i gjuhës shqipe» (1954) i cili,

  13. megjithëse u hartua për të përmbushur nevojën për një fjalor praktik e të përdorshëm që të pasqyronte gjendjen e sotme... e t’udhëzonte për përdorimin e fjalëve e të traj- tave të tyre» (Parathënie f. III), më një anë ka mjaft fjalë që kishin dalë nga përdorimi, më anë tjetër nuk ka përfshirë një numër fjalësh, shumica të reja, që kishin fituar një përdorim të gjerë qysh në atë kohë (më me hollësi për këtë shih Kostallari, A., Në rrugën e hartimit të fjalorit normativ të shqipes së sotme» në «Buletinin për shkencat shoqërore» 1955, 4, f. 17-50.

  14. Kostomarov, V. G., Leontjev, A. A., Nekotorye teoretiçeskije voprosy kultury reçi, në «Voprosy jazykoznanija» 1966 5, f. 9.

  15. Cituar sipas Ickoviç, V. A., Vep. cit., f. 88 v. Dëshiroj të sjell me këtë rast një shembull që më duket kuptimplotë: A. Xhuvani, njeri me shije të hollë gjuhësore, sado që me një farë tendence puriste, përmendte shpesh, kur vinte rasti, këtë frazë nga përkthimi i «Don Kishotit»:«Hanxhiut i kishte rënë erë që mysafiri i tij ishte eksiq nga koka». .. (Don Kishoti i Mançes, Tiranë 1956 f. 24) dhe e shijonte shumë këtë fjalë turqishte të përdorur këtu mjeshtërisht nga Fan Noli, i cili, sipas shpjegimit të Xhuvanit, jo se nuk dinte mënyra të tjera të thëni të shqipes, si ishte i metë, kishte një dérrasë mangut ose mete etj., por e kishte zgjedhur fjalën turqishte me vetëdije të plotë, «duke u larguar nga norma», duke shkuar në kundërshtim me tendencën e përgjithshme të letërsisë artistike për pastrimin e turqizmave, dhe me këtë i kishte shtuar portretit të Don Kishotit një tipar anadollak, për ta bërë heroin e Cervantesit sa më të ngjashëm me shokët e tij të mendimeve dhe të punëve në Shqipëri, të cilëve u venin kaq për shtat historitë e këtij romani. Kemi këtu një nga ato raste «largimesh të motivuara» nga norma, bukuria e të cilave kuptohet kur te njeriu «është edukuar» ndjenja e normës.

  16. Një shembull i kritikueshëm nga kjo pikëpamje është rekomandimi i projektit të ri të drejtshkrimit që fjalët cfilit, cfrat, cfurk, të shkruhen me s-, meqë pas saj vjen një bashkëtingëllore e pazëshme (për analogji me skalit, sqepar etj.), po ashtu cmirë të shkruhet smirë, meqë në këtë fjalë bashkëtingëllorja -m- ndiqet nga një -i-, si te smilar. Sipas vëzhgimeve tona këto fjalë janë ngulitur në gjuhën letrare me -c- nestore, e cila, duhet thënë, është ruajtur si e tillë, se nuk ka qenë pa vlerë ekspresive. Shkrimi i tyre me s- përbën një njësim formai, pasi e shikon punën nga pikëpamja historike-etimologjike e jo nga mënyra si ndjehen sot këto fjalë. Edhe ata që e kanë prekur këtë pikë në diskutimet rreth drejtshkrimit, shumica nuk janë pajtuar me zgjidhjen e dhënë për fjalët e mësipërme. Është për t’u shënuar se edhe në «Fjalorin e gjuhës shqipe» (1954) si trajta të para jepen ato me c-: cfilit, cfrat, cfurk, cmirë. Një vërejtje e ngjashme mund të bëhej edhe për sh-/ç- nistore, sidomos për fjalën çfaqje dhe për fjalët ku ç-ja ka vlerë antonimike. Nga fusha e morfologjisë, do të ishte një prishje e stabilizimit që ka arritur gjuha, po te pranohej mendimi i disave që në gjuhën e shkrimit të mos lejohet ndrimi i gjinisë në shumës për disa klasa emrash mashkullorë (vende të bukura etj.).

  17. Nuk më duket i drejtë rekomandimi i projektit të drejtshkrimit (D I § 2 f. 63) që për gjithë emrat femërore më -i të theksuar (mërzi, qershi, stoli, shtëpi etj.) trajta e shumësit të jetë e barabartë me të njëjësit, duke u përjashtuar krejt trajta tjetër me mbaresën -ra, e cila besoj se ka një vlerë stilistike dhe jo vetëm stilistike, khs. p.sh.: Më të shumtën e kohës e kalonin duke gjuajtur e duke bredhur nëpër gostira (S. Drini, «Shqipja e kreshtave tona», Tiranë 1967, f. 39); Ata kishin dëgjuar shumë historira për ngritjen e asaj kishe në atë vend të shkretë (P. Marko, «Urata, dhia dhe perëndia», Tiranë 1967 f. 153); Këtë cilësi e kish vënë re... me kohë te ata që kishin përgjegjësira (P. Marko, -

  18. Për të gjitha këto shih Vahek, J., Vep. cit. f. 136.

  19. Është me interes të shënojmë se me ligjërimin e Tiranës po ndodh afërsisht ajo që kish parashikuar Sami Frashëri që më 1899 për ligjërimin e Skënderbegasit, siç donte ai të quhej kryeqyteti i shtetit të ardhshëm shqiptar, i vendosur «në një nga qytetet, që ndodhen në mes të Shqipërisë». Sipas Samiut «me qënë që ndënjësit’ e ti do të jenë të mbledhurë nga gjithë anët’ e Shqipërisë, edhe gjuha që të flitetë atje, do të jet’ e përzjerë që të muntnjë të quhetë gjuh’ e përgjithçime e gjuhë letrarish- te e gjithë Shqipërisë» («Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e çdo të bëhetë?», Tiranë 1962, f. 74). Në këtë mendim të Samiut duhet vënë re se për formimin e shqipes letrare ai parakuptonte një bashkëveprim ndërdialektor (pavarësisht nga mënyra pak meka- niciste që të lë të kuptosh citati i mësipërm) dhe e shihte kryeqytetin jo vetëm si qendër të këtij bashkëveprimi, por edhe si vatër, prej nga do të përhapej «letrarishtja» (d.m.th. norma e gjuhës letrare) në gjithë Shqipërinë.

  20. Iliadhë e Omirit, Kthyerë prej N. H. F. Bukuresht 1896, f. 13. Fryrna e qën- drimit të rilindasve ndaj fjalëve të huaja ka mbetur e gjallë për gati një shekull në mes të shtresave më të ndryshme të popullit tonë dhe vitet e fundit ka marrë një theksim të veçantë, duke u parë edhe nga pikëpamja politike, çka vihet re në kërkesat e shumta të këtij lloji që ka Shërbimi i këshillimeve gjuhësore, bile deri për zëvendë- simin e emrave të huaj të ëmbëlsirave. Shpesh ndodh që të zëvendësohen fjalë të huaja edhe pa pritur rekomandimet e gjuhëtarëve. Një shembull tipik është zëvendësimi i turnit me ndresë. Edhe në shtyp botohen herë pas herë artikuj mjaft të vlefshëm që ngrenë me forcé këtë çështje dhe bëjnë njëkohësisht edhe propozime mjaft të go- ditura (shih p.sh. Mark Kovaçi, Për një terminologji të pastër ushtarake në «Luftëtari» 23. V. 1968). Përballë kësaj tendence të përgjithshme të shoqërisë sonë bie në sy për keq puna e dobët e redaksive të disa gazetave e revistave që lejojnë në oreanet e tyre mjaft fjalë të huaja të panevojshme.

  21. A. V. Desnickaja i ka cilësuar disa nga zëvendësimet e propozuara në këtë libër si qëndrim purist, por. për sa u takon një numri turqizmash si boli, javash, karshi, qoshe etj. të cilësuara prej saj si «të rrënjosura thellë në gjuhë dhe të asi- miluara plotësisht», ne bashkohemi, përkundrazi, me qëndrimin e À. Xhuvanit (shih A. V. Desnickaja, O stilistiçeskoj funkcii turcizmov v allbanskoj poezii në «Voprosy teorii i istorii jazyka» Sbomik v çest' professore B.A. Llarina, Leningrad 1963, f. 92). Fjalët e mësipërme janë diferencuar stilistikisht në gjuhën shqipe. p.sh. fjala qoshe pësoi një gjallërim të përdorimit të saj në shprehjet qoshe e rehatshme, qoshe e ngrohtë, sidomos vitet e fundit, kur, me revolucionarizimin e gjithanshëm të jetës së vendit, ku kritikuan me forcé ata që i shmangeshin punës aktive prodhuese dhe mundoheshin të siguronin për vete një «qoshe të rehatshme», duke çfaqur kështu një mendësi të ngjashme me atë të shtresave burokratike të privilegjuara të ish- Pei’andorisë Osmane, gjatë sundimit të së cilës në Ballkan hynë në gjuhën shqipe edhe fjalët e mësipërme.

  22. Nuk e quajmë të nevojshme të sjellim atë varg termash të shqipëruara si dheshkronjë (=gjeografi), dhemasë (=gjeometri) etj. që përmenden zakonisht me këtë rast, por duam të shtojmë se Samiu ka shkuar gjer atje sa të zëvendësojë edhe mbaresën -Ilare te emri baballarë (baballarët e teqeve), duke ja formuar shu- mësin këtij emri me mbaresën -nj: babau j (vep. cit. f. 84).

  23. Në kritikat e botuara për fjalorët terminologjikë janë vënë në dukje shem- bëlla të kësaj natyre. Nga fusha e gjuhësisë mund të përmendim përpjekjen pa suk- ses për zëvendësimin e termit me skaj («Në terminologjinë shkencore e teknike u shtinë skajet më të përdorura... «Fjalori i gjuhës shqipe», Tiranë 1954, Parathënie f. III). Është interesante të përmendim edhe pikëpamjen e dy inxhinjerëve gjeologë lidhur me këtë çështje: «Puna që është bërë në shqipërimin e disa termave është e mirë dhe duhet të shpihet edhe më tej, duke shfrytëzuar mundësitë e shumta të gjuhës sonë. Në këtë drejtim nga disa mund të dalin kundërshtime për përdorimin e një fiale me prejardhje shqipe, por jo shumë të dëgjuar. Mendojmë se është më mirë që të përtërihen ose të shërbejnë si rrënjë fjalë shqipe që sot nuk para përdoren, qofshin edhe dialektore, sesa të përdoren fjalë të huaja. Por kjo nuk duhet të na çojë në anën e kundërt, që të përpiqemi të shqipërojmë edhe fjalët ndërkombëtare që përbëjnë fondin bazë të specialitetit. Shqipërimi i tyre në shumë raste jo se është i zorshëm për t’u bërë, por nuk është i arësyeshëm dhe i dobishëm, meqenëse sjell vetëm ngatërresa» (Stavri Buri, Pajtim Bejtja, Disa vërejtje mbi fjalorin «Termino- logjia e gjeologjisë» në Buletin i USHT, Seria shkencat natyrore 1967 1, f. 116).

  24. Prandaj, edhe në qoftë i vërtetë konstatimi se «Huazimet e drejtpërdrejta të shqipes nga gjuhët e tjera, të para në një vijë tërësore, sidomos në këto 25 vjetët e fundit kanë ardhur duke zënë një vend gjithnjë më të vogël (kryesisht në fushën e terminologjisë tekniko-shkencore)- Kostallari, A.. Parimet... kjo nuk duhet të shërbejë si arësye për të mos u shqetësuar shumë. Veç kësaj, jo vetëm sot, po edhe më parë, huazimet më të reja të shqipes kanë ardhur zakonisht nëpërmjet fushës së terminologjisë tekniko-shkencore.

  25. Kostallari, A., Parimet... f. 65. Ky gjykim i drejtë, megjithatë, besoj se nuk mund të shërbejë për të përligjur futjen në «Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe- të termave të tilla si ballast, gaubic, héliogravure, ofort etj., se kështu do të humbiste kufiri midis këtij fjalori dhe fjalorëve terminologjikë ose «Fjalorit të fjalëve të huaja-, hartimi i të cilit është gjithashtu shumë i nevojshëm për ngritjen e nivelit të kulturës së gjuhës.

  26. Është për t’u çuditur dhe njëkohësisht për t’u shqetësuar që fjalë e shprehje të gazetave kanë hyrë deri në prrallat!, p.sh. «Skilja u largu pak ene jilloi me marre nji shpejtsi t’madhe për me i hikë ujkut». .., «Uku shkojte vidhte gja, ene asllanl po ashtu... ne i çojshim n’ shtabt», «Teshteëj, mbas kësaj prove të eëjdhët, i kishin ardhë mentë breshkës.. .»· (Folklor shqiptar I Proza popullore vëll. I, f. 47, 63, 104).

  27. Shih diskutimet e botuara herë pas here në «Mësuesi»· dhe «Studime filologjike që nga viti 1967 e këtej.

  28. Ç’thuhet për ë-në e patheksuar te Kostallari, A., Mbi tiparet kryesore... t. 66, sidomos në morfemat trajtë- e f.ialëformuese, i takon më tepër shkrimit sesa shqiptimi t, pra nuk përbën një «veçori kryesore të strukturës fonetike».

  29. Parimi morfologjik në projekt është konceptuar mjaft gjerë, duke përfshirë edhe parimin historik-tradicional e etimologjik.

  30. Në artikullin e cituar A. Dodi për disa çështje ka një qëndrim të ndryshëm nga ai që parashtruam më lart, p.sh. ai e quan si «rregull të nxituar» shqiptimin e e-së si të tillë në të gjitha rastet kur ndqdhet para një bashkëtingëlloreje hundore dhe për disa fjalë quan si më të pëlqyer shqiptimin e saj si ë (zëmër, vënd, vë etj.), për togun ue thotë se mund të shqiptohet edhe si i plotë, shurdhimin e bashkëtingë- lloreve të zëshme fundore ose para një të shurdhëte tjetër ( djek, diqte etj.) e quan si normë të «toskërishtes letrare». Autori i ka përligjur këto qëndrime të tij me mun- gesën në atë kohë të një gjuhe të vetme letrare kombëtare. A. Kostallari në artikullin e cituar «Mbi tiparet kryesore të shqipes së sotme letrare», duke renditur veçoritë kryesore të strukturës fonetike, e ka marrë si të arri tura ndonjë tipar që, pas vëzh- gimeve tona, sot për sot përbën ende një tendencë, p.sh. mosshurdhimi i të zëshmeve fundore, kurse mendimi i tij se mbizotëron prirja për të ruajtur ë-në e patheksuar në rastet kur kjo u takon morfemave trajtëformuese e fjalëformuese në rrokjet që vijnë menjëherë pas theksit (bukurisë, drutë, janë, kthesë, frymë, i thatë etj). dhe se ruhen grupet zanore ue, ye (snlmues, i pathyeshëm) është i vërtetë vetëm përsa i përket shkrimit, po jo strukturës fonetike të shqipes letrare.

  31. Është për t’u përshëndetur që në «Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe do të jepet për herë të parë edhe karakteristika stilistike e fjalëve (A Kostallari, Gjashtë- dhjetëmijë fjalë të gjuhës aiutare në «Ylli» 1969 nr. 6, f. 144).

  32. Κγ fjalor... do të ketë rreth 60 mijë fjalë e do të botohet në disa vëllime. Libri i tij i parë do të bëhet gati për shtyp në vitin 1970» (Po ai, Po aty).

  33. Kjo fjalë ndoshta jo e përshtatshme nga pikëpamja etike.

  34. Po aty.

  35. Kështu p.sh. kujtohet pa të drejtë se tendencë (nga fr. tendence) mund të zë- vendësohet me «prirje». Vetëm kështu e përkthen këtë fjalë edhe V. Kokona në «Fjalorin frëngjisht-shqip», hartuar prej tij (Tiranë 1966 f. 320). Përveç vështirësisë së formimit prej kësaj fjalë të mbiemrit me kuptimin «tendencioz» dhe të emrit me kuptimin «tcndenciozitet», këtu ka edhe një pasaktësi kuptimore, se prirje do të ishte frëngjisht disposition (pour); inclination, kam prirje për — avoir un penchant pour..., être disposé à ..., pra mosdallimi i prirjes nga tendenca është më i dëmshëm se për- dorimi i fjalës tendencë.

  36. Tirazhi i numrit të fundit të kësaj reviste është 1500 dhe një pjesë e mirë e tyrfe shkojnë jashtë shtetit

  37. Asdren, «Rreze djelli»· (Parathënie), Bukuresht 1904, f. 5.

  38. Enver Hoxha, Për revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës sonë në «Stridirne filologjike«, 1968 1, f. 13.

Downloads

Published

1969-12-01

How to Cite

Lafe, E. (1969). Probleme e detyra në fushën e kulturës së gjuhës. Studime Filologjike, 1(4), 113–130. https://doi.org/10.62006/sf.v1i4.2914