Rreth kategorisë së shquarësisë e të pashquarësisë në gjuhën shqipe

Autorët

  • Shaban Demiraj

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i4.2916

Abstract

Në gramatikat e gjuhës shqipe, ashtu si edhe në gramatikat e atyre gjuhëve që janë të pajisura me nyje shquese, lakimi i emrit vështrohet në dy aspekte, që është bërë zakon të quhen trajta e pashquar dhe trajta e shquar e emrit. Por për kategori gramatikore të shquarësisë e të pashquarë- sisë në përgjithësi nuk bëhet fjalë; si kategori gramatikore të emrit vihen në dukje vetëm gjinia, numri dhe rasa. Në shumicën e gramatikave shko- llore të shqipes nuk jepen sqarime as për nuancat kuptimore që merr emri, kur është i pajisur me nyje të trajtës së shquar, përkatësisht të pashquar. Kjo mënyrë trajtimi e lakimit të pashquar e të shquar të emrit është formaliste dhe nuk pajtohet me parimin dialektik të unitetit midis përmbajtjes dhe formés.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Në gjuhën shqipe ka edhe raste të tjera që një emër mund të jetë forma- lisht i pashquar dhe kuptimisht i caktuar (shih § 8, pikat 4, 6).

  2. Siç dihet, në emërore e kallëzore shumës emrat e përgjithshëm me kuptim të individualizuar në trajtë të pashquar mund të përdoren edhe pa ndonjë përcaktor. P.sh. më kanë ardhur miq. Kam ftuar miq për darkë.

  3. Mund të përdoret edhe pas disa para fjalë sh . që ndërtohen rregullisht me kallëzoren dhe rrjedhoren e pashquar; për këtë dukuri shih më tutje § 8. pika 6.

  4. Në gjuhët angleze dhe gjermane emri me kuptim të përgjithësuar mund të përdoret edhe në shumësin e panyjëzuar; shih O. Jespersen, The philosophy of grammar, 8'hiJ édition (London, 1958) f. 203; Walter Jung, Grammatik der deutschen Sprache (Leipzig, 1967), f. 273.

  5. Një mendim të tillë për nyjet shquese të shqipes dhe të gjuhëvet të tjera e ka pohuar dhe S. Riza, (BUShT, Seria shk. shoq.» 4, 1958, 24 v. Edhe Sh. Demiraj, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe (dispense), I. 55 e ka pranuar një gjë të tillë për nyjet e shqipes.

  6. Ky mendim është i përhapur edhe në literaturën gjuhësore të disa vendeve të tjera. Madje disa autorë kanë pohuar se kuptim përgjithësues ka dhe nyja e trajtës së pashquar njëjës. Kështu p.sh. Albert Dauzat, Grammaire raisonnée de la langue française (5e éd.... Paris, 1958), f. 243, flet për një «vlerë të përgjithshme» të nyjes shquese në frengjishte; në f. 246 ai e pranon këtë vlerë edhe për nyjen e trajtës së pashquar njëjës. Edhe E. A. Referovskaia dhe A. K. Vasilieva. Essai de grammaire française, I (Moskva-Leningrad, 1964) f. 52, pohojnë se «Njëjësi i trajtës së shquar» në këto raste ka një vlerë kolektive (gjenerike) dhe se «Edhe trajta e pashquar mund të ketë një kuptim gjenerik dulke treguar një nocion të përgjithshëm». Në f. 55 ato vënë në dukje: «Është me rëndësi të shënjohet se des nuk mund të figurojë si shumës i un me vlerë gjenerike, për arësye se des nuk mund të figurojë si shu- mës i un me vlerë gjenerike, për arësye se des nuk e shpreh kurrë totalitetin». Edhe Hermann Paul-i. Deutsche Grammatik, 5. Auflage (Halle, 1959), III, 163, pohon: «Pranë nyjes individualizuese është vendosur tashmë një [nyje] përgjithësuese, e cila i vihet emrit, kur ky shenjon një nocion të përgjithshëm.» Dhe më poshtë: «Edhe tek nyja e pacaktuar mund të dallojmë një përdorim individualizues dhe një përgjithësues». Edhe W. Admoni, Der deutsche Sprachbau (bot. II, Moskva- Leningrad, 1966), f. 129, pohon: «Së pari, nyja, si e caktuara ashtu edhe e pacak- tuara. tregon nëse nocioni. që përmban emri. mendohet si i individualizuar apo i përgjithësuar». Edhe Walter Jung, vep. cit. f. 273, shënon: «Nyja në gjermanishte mund të ketë edhe funksion përgjithësues. Tek një nocion [=emër] i përgjithshëm në njëjës si nyja e caktuar ashtu edhe e pacaktuara mund të tregojnë të gjithë specien dhe kështu edhe shkëmbehet njëjësi me shumësin». A.I. Smirniskij, Mor- follogija anglijskogo jazyka (Moskva, 1959), f. 381, pohon: «Nyja shquese mund të individualizojë jo vetëm një send të caktuar, por edhe një klasë sendesh në tërësi·duke ua kundërvënë atë klasavet të tjera». Në f. 382 autori pohon gjithashtu se nyja e trajtës së pashquar njëjës përdoret «edhe atëhere kur është fjala për klasën në tërësi», por ai kësaj nyje në përgjithësi i njeh vetëm një funksion «klasifikues» dhe jo individualizues.

  7. Edhe J. Jordan — Valeria Gu{u Romalo — Alexandru Niculescu, Structura morfologica a limbii romane (Bucureçti, 1967), f. 176, duke vënë në dukje se në ru- manishte nyja shquese përdoret edhe «kur emri tregon në mënyrë gjenerike specien si tërësi», pohojnë: «Në të tilla raste përftohet, indirekt, edhe opozicioni ndërmjet dy ose më shumë specieve. Si rrjedhim, edhe individualizimi, veçimi i njërës prej të tjeravet». Në f. 177 ata pohojnë gjithashtu: «Nganjëherë emri i shoqëruar me nyjen e pacaktuar mund të ketë një kuptim të përgjithshëm, pikërisht si atëhere kur është i shoqëruar me nyjen shquese».

  8. Në disa gjuhë si anglishtja, frengjishtja etj. nyja e trajtës së pashquar përdoret edhe pas lidhëzës krahasore-mënyrore si. P.sh. të krahasohet shqip: Ai sillet si fëmijë; anglisht: He behaves like a child; frëngjisht; Il se comporte comme un enfant. Kurse në gjermanishte në këtë rast mbizotëron përdorimi pa nyje (shih H. Paul, vepër e cituar, III, 170).

  9. O. Jespersen, vep. cit., 203.

  10. Po ai, po aty, 203.

  11. H. Paul, vep. cit., III, 166.

  12. Shih Fjalë të urta të popullit tonë, botim i UShT (Sektori i Folklorit), Tiranë 1958. f. 37, 42.

  13. Për përdorimin e disa emrave të përveçëm (toponime) në trajtë të pashquar pas disa parafjalëve do të bëhet fjalë më tutje (§ 8, pika 6). Por do pasur parasysh se në gjuhën shqipe ka disa emra njerëzish, që përdoren zakonisht me nyje shquese, si Miti, Nasi, Ndreçi, Peçi, Pepi etj. (emra të shkurtuar), Drita Zonja, Julieta etj.

  14. Në përdorimet e tipit Ishte një Gani Gani, ku emri i përveçëm është i përsëritur, fjalëza një ka një kuptim të përafërt me atë të përemrit të pakufishëm një farë. E njëjta vërejtje vlen edhe për shprehjet e tipit Ishte një Agim ai që të merrte gjak në vetulla.

  15. Në përdorimin e këtyre përemrave në rasat gjindore e dhanore shumës pa nyjen e prapme -t ka ndikuar përdorimi anallog i emravet në këto rasa (për këtë shih § 8, pika 4).

  16. Këto mund të jenë sende konkrete ose gjëra abstrakte.

  17. Edhe kur shoqërohen me një përemër dëftor në numrin njëjës emrat në fjalë ^.tregojnë një sasi të caktuar lënde.

  18. Shih Sh. Demiraj, dispensa e cituar, I, 75 v. dhe II, 151 v.

  19. Shih, ndër të tjerë, K. Cipo, Gramatika shqipe, 68, dhe Sintaksa 21 v.

  20. Fakti që në togfjalëshat e tipit bukë gruri dhe buka e grurit gjymtyra e dytë shërben si përcaktor emëror pa ndonjë kundërvënje kuptimore (pashquarësi/shqu- arësi) si edhe fakti tjetër që në togfjalëshat e tipit bukë gruri, ullinj Berati gjymtyra e dytë mund të jëte vetëm një emër i përgjithshëm me kuptim të përgjithësuar ose një emër i përveçëm, sipas mendimit tonë, e bëjnë të pambrojtshme pikëpamjen mbizotëruese, sipas të cilës forma e tipit gruri, përkatësisht Berati, në këtë rast është një rrjedhore e pashquar. Sipas mendimit tonë, këtu kemi të bëjmë me një formë reliktore me vlerë gjindoreje dhe homonime me rrjedhoren. Sidoqoftë, kjo çështje meriton një studim të veçantë, ku të hidhet dritë edhe mfoi burimin e mbaresavet rasore, sidomos të mbaresës -sh të numrit shumës.

  21. Në togfjalëshat e tipit guri i mullirit gjymtyra e dytë mund të jetë edhe kup- timisht e caktuar, kur përdoret si një emër me kuptim të individualizuar. Në këtë rast në trajtën e pashquar ajo do të dilte në formen e gjindores së shoqëruar me nyjen një (guri i një mulliri).

  22. Në togfjalëshat e tipit ullinjtë e Beratit gjymtyra e dytë mund të tregojë edhe përkatësi. Por as në këtë rast nuk mund të bëhct fjalë për kategori shquarësie. Do pasur parasysh edhe se ndërtimi i tipit ullinj Berati nuk përdoret me kuptim përkatësie.

  23. Shih Ion Z. Coja, Articularea substantivelor precedate de prepozifii, botuar në «Studii ijçiodjoo Té lingvistice», 1968, nr. 4, 350, 356.

  24. «BUShT, Ser. shk. shoq.» 3, 1963, 80.

  25. Shih «Studime filologjike»·, 1, 1969, 111, shën. 72.

  26. Siç u vu në dukje edhe më sipër (§ 3), kur një emër përdoret me kuptim të përgjithësuar, dallimi kuptimor midis njëjësit dhe shumësit zhduket. Prandaj një pjesë e emrave në shqyrtim në funksion kohor, përkatësisht vendor, mund të përdoren edhe në formen e dhanores së shquar shumës, e cila në këtë rast ka vlerën e rasës rrjedhore, si netëve(t), të hënave (t) etj., rrugëve-t, maleve (t) etj. P.sh. «E njohën, Y Iberen e vogël rrugicat e vjetra të Tiranës dhe shtëpitë varfanjake, ku kalonte ditën dhe netëve, duke ngjitur apo shpëmdarë trakte.» N. Najdeni, «Zëri i Popullit», 20.IV.1969, f. 3. «Ai s’është shkruar këtu, por grykave të maleve, pllajave, buzë deteve». Xh. Spahiu, «Zëri i popullit»·, 4.V.1969, f. 3.

  27. Në ndërtimet e tipit një ditë, një natë, një të enjte etj., të përdorura si plotës kohe, emri ka kuptim të individualizuar të pacaktuar. Ndërtimet e këtij tipi kupti- misht janë të barasvlershme me togfjalëshat e tipit një ditë prej ditësh etj. Ato mund të ndiqen edhe nga ndonjë përcaktor. Kur duam që emrat e këtij tipi t’i përdorim me një kuptim të individualizuar të caktuar, atëhere i përdorim në trajtë të shquar, por më shpesh u paravendosim dëftorin atë (ose këtë), ose u prapavendosim ndonjë përcaktor (mbiemëror ose emëror). ose ndonjë fjali përcaktore lidhore. P.sh. Suât bej Vërdhoma, pasi kishte ardhur që të premten në Trokth, qe nisur për në qytet të nesërmen... Atë të enjte të madhe duke u gëdhirë e premte e zezë Llazi me Kari- llën.. . morën rrugën e bësave të Bares... (J. Xoxa. Lumi i vdekur, III/257 ; 11/169). Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parë,/ Lotët që kam derdhur, s’më janë dhe tharë (Çajupi, Vaje).

  28. Vlen të shënohet gjithashtu se emrat e tipit ditë dhe natë (verë e dimër) me kuptim të përgjithësuar, si plotës kohe, mund të përdoren edhe të panyjëzuar fare në ndërtime dygjymtyrëshe, ku gjymtyra e dytë në thelb s’është gjë tjetër veçse një përsëritje e së parës. P.sh. Hile pas hileje, kaçamak natë e kaçamak ditë, dimrit kthçheshin në shtëpi me pesë napolona në xhep dhe me një barrë morra... (Dh. Shuteriqi, Kënga dhe pushka, 144).

  29. Autorët e vjetër veriorë, Buzuku, Budi, Bardili e Bogdani në raste të tilla përdorin rregullisht trajtën e shquar. Po kështu veprojnë edhe L. Matrënga dhe autorët e tjerë arbëreshë.

  30. Për këtë shih O. Myderizi, Gramatika e re e shqipes, 40; S. Riza, Nyjat e shqipes, «BUShT, Seria shk. shoq.» 4, 1958, 57; Sh. Demiraj, Morfologjia, I, 45, 46.

  31. Por mund të përdoret edhe trajta e pashquar, si p.sh.: Dallëndyshe bukuroshe! që thua mijëra fjalë... (N. Frashëri ·— Bagëti e Bujqësija).

  32. Shih edhe S. Riza, Emrat në shqipe, sistemi i rasavet dhe tipet e lakimit, Tiranë, 1965, f. 43.

  33. Por edhe kur përcaktohet nga një emër tjetër në rasën gjindore ose nga një mbiemër, emri (sidomos kur është emër prejfoljor asnjanës) pas disave prej këtyre parafjalëve (sidomos në, më, mbi), që ndërtohen me rasën kallëzore, mund të përdoret në trajtë të pashquar. P.sh.: «Skica bëri bujë dhe vajti gjer në vesh të ministrit të punëve të brendshme...». «Më të zbritur të shkallëve të Ministrisë Alerti pa ka- fazin plak...» (Sh. Musaraj, Para agimit, I, 7, 443).

  34. Këtë dukuri, të cilën për shqipen e ka vënë në dukje së pari H. Pederseni në Festskrift til Vilhelm Thomsen, 255, e ka edhe rumanishtja (shih për këtë Grama- tica limbii romàne, Editura Academiei Republicii Populäre Romàne, edi{ia, ail — a, I, 102 V.; shih edhe veprën e cituar të Jordan-Rarualo-Niculescu, 174, si edhe artikullin e cituar të Jon Z. Coja, 356 v.).

  35. Siç dihet, këta pronorë mund të vendosen vetëm para disa emrash të lashtë gjirie si velia, motër etj. Por, kur para emravet të këtij tipi përdoret një nyje e përparme, e cila në këtë rast shpreh kuptimin e një pronori të vetës së tretë njëjës ose (më rrallë) shumës, atëhere ata përdoren në trajtë të shquar. Kjo rrethanë, sipas mendimit tonë, flet kundër mendimit të M. La Pianës (Studi Ling. Alb. I, 136), i cili sheh këtu një përemër dëftor [dhe jo nyje] me kuptim pronori. E. Çabej në «BUShT., Seria shk. shoq.» 3, 1963, 75, megjithëse e miraton këtë mendim të La Pianës, fjalëzën në shqyrtim e quan «artikull prepozitiv»-.

  36. Shih Sh. Demiraj, Morfologjia, II, 119. Kjo dukuri, që haset si në të folmet e Jugut ashtu edhe në ato të Vertut, është një shfaqje hiperkarakterizimi.

  37. Në të folmet gege emri i prirë nga nyja një, edhe kur nuk ndiqet nga një pronor, në rasat gjindore e dhanore haset dëndur me nyje shquese, e cila në këtë rast nuk ka si të luajë një roi shques, por shtohet, me sa duket, për të përforcuar mbaresën rasore. Ky tip hiperkarakterizimi ka gjetur pasqyrim edhe në gegërishten e shkruai', si p.sh.: «Dom Zefi.. . u mundue të më bindte... që për tanë je.tën terne të bahesha robnesha e nji njeriut, që nuk e njifsha». (Bardhok Sulejmani, Përmbysja, Tiranë, 1968, f. 10).

  38. Gjithashtu dihet se në gegërishten veriperëndimore në togfjalëshat e tipit mish dashi gjymtyra e dytë përdoret e prapanyjëzuar. Kjo dukuri ka gjetur pasqyrim edhe në gegërishten e shkruar. Shih për këtë Sh. Demiraj, Disa shënime rreth lëvrimit të gjuhës shqipe gjatë shek. XIX, në «BUShT, Seria shk. shoq.»· 1, 1959, 64 v.

  39. Në të folmet gege ndërtimet e tipit një shok i emi janë të rëndomta.

  40. Shih Sh. Demiraj, dispensa e cituar, I. 70. Kurse mbiemrat e substantivuar para emravet të tjerë mund të përdoren në të dy trajtat, si p.sh.. Të rinjtë Skënder... dhe Agim... u dalluan në aksion. Në aksion u dalluan më fort dy të rinj, Skënder... dhe Agim...

  41. Shih dispensën e cituar, I, 79.

  42. Këtu është fjala për lakimin e trupit të mbiemrit, sepse, siç dihet, tek mbiemrat e nyjshëm nyja e përparme lakohet.

  43. Shih për këtë Sh. Demiraj, dispensa e cituar, I, 79-80.

  44. Megjithatë, në të folur me ngjyrim emocional të tipit Ç’dinak njeri! para-- vendosja e mbiemrit të panyjshëm nuk është e pazakonshme, por vetëm në rasat emërore dhe kallëzore.

  45. Është e vërtetë se mund të thuhet: Ai ishte më trimi i djemvet të fshatit, por në këtë rast ndërtimi është i ndryshëm.

  46. Në vargjet popullore: Gjolekën vunë të parë / të dytë Rrapo Hekalë / ku rrjeshtorët e substantivuar, si plotës kallëzuesorë të kundrinavet përkatëse, janë përdorur në trajtë të pashquar, kemi të bëjmë me një substantivim të karakterit leksikor. Në këtë rast të parë, të dytë janë përdorur përkatësisht në kuptimet e emravet komandant (a ndhëheqës) dhe zëvendës.

Downloads

Published

1969-12-01

How to Cite

Demiraj , S. (1969). Rreth kategorisë së shquarësisë e të pashquarësisë në gjuhën shqipe. Studime Filologjike, 1(4), 145–160. https://doi.org/10.62006/sf.v1i4.2916