Mbi pjesët e ligjëratës në gjuhën shqipe

Autorët

  • Fatmir Agalliu

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i4.2965

Abstract

Shtruarja dhe diskutimi i çështjeve që kanë të bëjnë me pjesët e ligjëratës, kanë një rëndësi të veçantë si nga pikëpamja teorike, ashtu edhe nga ajo praktike. Nga zgjidhja e këtij problemi varet në një shkallë të madhe edhe ndërtimi i gjithë kursit të morfologjisë të gjuhës së sotme shqipe. Në gjuhësinë shqiptare këto çështje deri më sot nuk janë bërë objekt trajtimi në një punim të veçantë. Nëpër gramatikat shkollore të kategorive të ndryshme është bërë edhe klasifikimi i fjalëve në pjesë të ligjëratës, por parimet nga është nisur ky klasifikim në përgjithësi1 nuk janë parashtruar. Në këtë artikull do të preken vetëm disa çështje që ngjallin disku- time dhe presin një zgjidhje sa më të argumentuar.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Për herë të parë parimet e këtij klasifikimi dhe grupimi i mëtejshëm i pjesëve të ligjëratës janë dhënë në tekstin universitär Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe I të Sh. Demirajt.

  2. Smirnicki. Leksikologija anglijskogo jazyka, f. 152-153.

  3. O. Jespersen, Fillosofija grammatiki (përkthim nga an g lish tja), f. 65

  4. Ky trajtim i pjesëve të ligjëratës si kategori gramatikore është përhapur në literaturën gjuhësove të kohëve të fundit. Ai gjendet edhe në tekste mësimore si në atë të Gollovinit V v ed en ie v jazykoznanie, 1966, f. 165 e vijim.

  5. Një mendim të tillë ka shprehivr për përemrat e rusishtes Vinogradovi në veorën e tij Russkij jazyk, 1947, f. 42.

  6. Këtë karàkteristikë formale të ndryshme të mbiemrave nga ajo e ndajfoljeve e ka vënë në dukje kohët e fundit edhe E. Çabej: '

  7. Ndryshe mendojnë për këto fjalë Shaban Demiraj në veprën Morfolo- gjia e gjuhës sé sotme shqipe. II. f. 266 dhe Ali. Dhrimo në artikullin Mbi disa çështje të klasifikimit morfologjik të mbiemrave në shqipen e sotme letrare, Stu- dime filologjiket, 1969. f. 58 e 78.

  8. Me sa duker Sh. Demiraj (po aty, f. 266) u njeh këtyre fjalëve edhe vlerë ndajfoljore në disa përdorime, që ai i interpreton si funksione sintaksore të ndry- shme.

  9. Për vjetërsinë e nyjes së prapme shih edhe E. Çabej, art. i cit. f. 79.

  10. Lidhur me këtë E. Çabej shkruan: «Ndërkaq edhe të ky artikull disa forma janë inovacione sekundäre. Kështu p.sh. -i-ja e gjindore-dhanores së shquar të mashkullores njëjës (i) gur-i-t, pas dëshmimit që na japin emrat e afërisë (të birt, të vellat, të shoqt), të cilat zakonisht janë konservative, nuk është e vjetër. Men- doj se kjo -i- hyri këtu nga emërorja e shquar ose nga gjindore-dhanorja e pashquar.«· (po aty. f. 79).

  11. Shih Shaban Demiraj, vep. e cit. pjesa I. f. 64; E. Lafe, Hyrje në gjuhësi, 1970, f. 157.

  12. Shaban Demiraj në tekstin e morfologjisë ndrvshe nga gjithë tradita grama ti ko re shqipe. lakimin e. shquar e ndau nga ai i pashquari dhe e trajtoi tek nyja (vepër e cituar, I, f. 63 e vijim). S. Riza (Emrat në shqipe . . . , 1965, f'.39) dhe E. Lafe (vepër e cituar, f. 157) bëjnë fjalë për një lakim të nyjes së prapme. E. Lafe pohon nga ana tjetër se ka mendime që nyja nuk përbën një pjesë me vete të ligjëratës (po aty, f. 167).

  13. S. Frashëri, Shkronjëtore e gjuhësë shqip. -Bukuresht, 1886, f.26.

  14. Të njëjtin mendim ka shprehur edhe M. Çcliku në artikullin Disa vë- rejtje kritike për gramatikat shkollore, në revistën «Lëndët shoqëi'ore në shko- llë-, 6, 1969.

  15. Në gjindore — dhanoren e shquar shumës trajta me -vet nuk përdoret më, prandaj këto dy rasa formulisht dalin njëlloj në të dyja trajtat.

  16. Termi mbaresë-nyjë që propozon S. Riza (vep. e cituar, £. 30), për emërtimin e tyre është i kritikueshëm nga pikëpamja teorike, sepse kur flasim për nyje, kemi parasysh një fjalë, e cila në të njëjtën kohë s'mund të jetë edhe mbaresë.

  17. Për këtë shih edhe Sh. Demiraj, Rreth kategorisë së shquarësisë e të pashqv · arësisë në gjuhën shqipe, Studime filologjike. 4, 1969. Mbi praninë e kësaj kate- gorie në emrat e gjuhës shqipe është shqiptuar së pari A. V. Desnickaja në artikullin «Mbi Strukturen morfologjike të gjuhës shqipe» (përkthver dhe botuar në BUSHT..SSHSH, 3. 1959). e cila pohon po aty (f. 222) se nyjet postpozitive -

  18. Kësaj çështjeje i ka kushtuar vëmendje edhe Shaban Demiraj, kur shkruan: -«Në raste të tilla duhet pasur parasysh se pjesorja, sadoqë ka marrë formën e një mbiemri të nyjshëm, nga ana semantike nuk ka kaluar në kategori- në e mbiemravet«·. (Morfologji e gjuhës së sotme shqipe, I, 1970, f. 84). Siç e sqa- ruam edhe më sipër, ana semantike këtu nuk është e mjaftueshme për t’i ka- rakterizuar këto fjalë si mbiemra. sepse klasa e mbiemrave të nyjshëm da- llohet nga ajo e pjesoreve me të njëjtën temë në shqipen e sotme nga prania e nyjes së përparme, e cila është eksponent i mbiemrit.

  19. Shih Sh. Demiraj. Morfologji e gjuhës së sotme shqipe. II. f. 260-261 dhe artikullin e tij Rreth ndajfoljezimit të disa formave gramatikore dhe të disa to- gjeve të tipit parafjalë + emër, Studime filologjike, 1. 1970 Në këtë artikull jepet edhe një pasqyrë e plotë e pikëpamjeve të shprehura nga gramatikanët shqiptarë lidhur me përkatësinë kategoriale të këtyre fjalëve.

  20. Për përdorimin e entrave në format e shkallëve të krahasimit shih edhe O. Jespersen, Fillosofija grammatiki (përkthim rusisht), 1958, f. 88.

  21. Shaban Demiraj në artikullin Rreth kategorisë së shquarësisë e të pashquarësisë në gjuhën shqipe, «Studime filologjike», 4, 1969. mendon se këtë kate- gori nuk e kanë të gjithë emrat, por vetëm emrat e përgjithshëm, kur përdoren me kuptim të individualizuar.

  22. Përdorimi i disa emrave të personave të seksit femëror vetëm në traj- tën e shquar (Tejta, Violeta, Suzana atj.) duhet mënjanuar si një veçori e gjuhës së folur.

  23. Nga përshtatja në rasë përjashtohen mbiemrat e panyjshëm, të cilët në shqipen e sotme nuk kanë lakim.

  24. Për rreshtorët autori pajtohet me zgjidhjen e dhënë në konspektin e Cra- matikës shkencore të gjuhës shqipe për t’i përfshirë në klasën e mbiemrave.

  25. Në përdorimet e tapit «dera υ hap vetë» këtë fjalë ne do ta trajtojmë si ndajfolje.

  26. fi) Të ashtuquajturat nyje të përpanne i ka përfshirë në klasën e pjesëzave edhe M. Çeliku në artikullin e cituar.

Downloads

Published

1970-12-01

How to Cite

Agalliu, F. (1970). Mbi pjesët e ligjëratës në gjuhën shqipe. Studime Filologjike, 1(4), 81–92. https://doi.org/10.62006/sf.v1i4.2965

Numër

Section

Probleme dhe diskutime