Bahri Beci, gjuhëtari me kontribute të shquara në fushën e Studimeve Albanologjike
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3050Abstrakti
Më 20 gusht 2023 u nda nga jeta gjuhëtari me kontribute të shquara në fushën e studimeve albanologjike, akademik Bahri Beci (lindur në Shkodër më 6 mars 1936). Profesor B. Beci ia kushtoi jetën e tij studimit të gjuhës shqipe, duke u angazhuar në fusha e kahe shqyrtimesh nga më të larmishmet. Prurjet e tij shkencore janë të lidhura me studime të thelluara për sistemin gjuhësor të shqipes, të historisë së zhvillimit të kësaj gjuhe, të veçantive përdorimore të saj në plan diakronik e sinkronik, të standardizimit të saj dhe veçantive të historisë së atij standardizimi, të përvetësimit të kësaj gjuhe në moshat shkollore nga nxënësit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Ai përshkroi dhe interpretoi mbi baza të qëndrueshme teorike dialektet e të folmet e ndryshme të shqipes, historinë e formimit të dialekteve, strukturën dialektore të shqipes dhe historinë e strukturës dialektore të shqipes, lidhjet e shqipes me gjuhët e tjera ballkanike, teza dhe hipoteza të lidhura me to (të shprehura nga studiues e albanologë shqiptarë e të huaj), duke përvijuar njëherazi qëndrime vetjake për çështje të caktuara.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Metrics
Metrics Loading ...
Downloads
Botuar
2023-12-03
Si të citoni
Plangarica , T. (2023). Bahri Beci, gjuhëtari me kontribute të shquara në fushën e Studimeve Albanologjike. Studime Filologjike, 1(3-4), 185–189. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3050
Numri
Seksioni
Nekrologji
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.