Rreth ndihmesës së Nelo Drizarit në leksikografinë anglisht-shqip e shqip-anglisht
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3076Abstrakti
Në SHBA përmbi 100 e ca vjet jeton një komunitet shqiptar nga i cili kanë dalë figura të shquara, si F. Noli, F. Konica, K. Çekrezi, Q. Panariti, P. Prifti etj., që i kanë dhënë shumë kulturës sonë kombëtare. Midis tyre veçohet dhe Nelo Drizari (Zenel Hysen Sulaj) (1902-1976), i njohur si gazetar, studiues, shkrimtar, piktor, gjuhëtar1. Ndër të tjera, ai ka qenë mësimdhënës i gjuhës shqipe në Universitetin “Kolumbia”, por është marrë edhe me vetë shqipen. Nga botimet e tij mund të përmendim dhe veprën “Shqipja e folur dhe e shkruar. Doracak praktik” (New York, 1947, ribotuar më 1959), një metodë për të mësuar gjuhën shqipe nga të huajt, ndoshta i pari i këtij lloji në historinë e mësimdhënies së gjuhës sonë në botën e jashtme, duke e çuar veprën te studentët dhe më gjerë.Shkarkimet
Metrics
References
-
Sipas studiuesit N. Jorgaqi, ai lindi në Drizar të Mallakastrës dhe emigroi në SHBA. Studioi gazetari në “Columbia University School” të Nju-Jorkut (1928), në të cilin do të hapte edhe kurset për mësimin e gjuhës e të letërsisë shqipe (1932- 1939 e 1942-1948). N. Drizari botoi shkrime, analiza, intervista e reportazhe, si dhe hodhi themelet e programit shqip të “Zërit të Amerikës” (1942- 1948). Më 1949 u caktua me detyrën e drejtuesit të “Shkollës së Gjuhës Shqipe” (Albanian Language School) në Monterey (California). Botoi veprën “Fjalor shqip-anglisht dhe anglisht-shqip” (1934, ribotuar 1954); tekstin: “Shqipja e folur dhe e shkruar” (Doracak praktik, Nju-Jork 1947, ribotuar 1959); studimin “Skënderbeu - jeta e tij, korrespondenca, oratoria, fitore dhe filozofia” (Californi, 1968) etj. Përktheu në anglisht dramën e Sami Frashërit “Besa” dhe shkroi në anglisht romanin “Irena” dhe përmbledhjen me tregime autobiografike “Nga katër ditët në tokën e premtuar”. Shih më gjerë, N. Jorgaqi, Drizari N., në “Fjalor enciklopedik shqiptar”, 1, Tiranë, 2008, f. 357.
-
Dennis J. Kambury kish botuar më 1915 në Nju Jork veprën English-albanian dictionary (Fjalëtor anglisht-shqip), 96 f., një doracak modest, siç vërehet dhe nga numri i faqeve. Gati 10 vjet më vonë, në vitin 1923, Kostë Çekrezi kishte botuar në Boston veprën English-Albanian dictionary (Fjalor inglisht-shqip), një fjalorth, i cili kish një vëllim gati sa dyfishi i Fjalorit të Kambury-it (191 f.). Besojmë se këto vepra Nelo Drizari i ka pasur në dorë, por ndryshe nga këto Fjalori i tij ishte fjalor refleksiv, dydrejtimësh (anglisht-shqipe dhe shqip-anglisht).
-
N. Drizari, Fjalor shqip-inglisht dhe inglisht-shqip, Albanian-English and English-Albanian dictionary, Nju-Jork, 1934, 313 f.
-
Dhe vazhdon më tej: “Janë taní më shumë se njëzét-e-dy vepra të këtilla, dhe ató më kryesore vazhdojnë: Dictionarum Latino Epiroticum i Frano Bardhit, botuar në Romë më 1935; Albanesische Studien i Johann Georg von Hahn-it, botuar në Vienë më 1853; Vocabulario della Lingua Epirotica-Italiana i Frano Ross-it, botuar në Romë më 1875; Saggio di Grammatologia Comparata sulla Lingua Albanese e Demetrio Camarda-s, Livorno, 1864; Etymologisches Worterbuch der Albanesichen Sprache i Gustav Meyer-it, botuar në Strassburg më 1891; Studien zur Albanesischen Etymologie und Wortbildung i Dr. Norbert Jokl-it, botuar në Vienë më 1911; Albanesisch-Deutsches und Deutsch-Albabesisches i Dr. Gustav Weigand-it, botuar në Leipzig më 1914; fjalori i Jak Junkut, shqip-italisht dhe italisht-shqip, botuar në Shkodrë: dhé fjalori shqip me shkronja gërqishte i Kostandin Kristoforidhit, botuar n’Athinë më 1904.” Shih N. Drizari, “Parëthënie”, në N. Drizari, Fjalor shqip-inglisht dhe inglisht-shqip, Albanian-English and English-Albanian dictionary, Nju-Jork, 1934, f. IV.
-
N. Drizari, Fjalor shqip-inglisht dhe inglisht-shqip / Albanian-English and English-Albanian dictionary, Nju-Jork, 1934, f. IV.
-
N. Drizari, po aty, f. V.
-
N. Drizari, po aty, f. V.
-
N. Drizari, po aty, f. V.
-
N. Drizari, po aty, f. V.
-
N. Drizari, po aty, f. III.

Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.