Veprimtari përuruese e botimeve shkencore të IGJL (ASA)
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3080Abstract
Në kuadrin e Ditës botërore të librit dhe të drejtës së autorit, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës, organizuan më 26 prill 2022 promovimin e revistës shkencore “Studime filologjike” (botim i IGJL-ASA), si edhe paraqitjen e veprave të përgatitura nga punonjësit shkencorë të institutit, në kuadrin e kontratës së tyre individuale shkencore. Përmbajtja e detajuar e numrave 1-2, 2019 u paraqit nga prof. dr. Anila Omari, sekretare shkencore e redaksisë së revistës “Studime filologjike”, ndërsa numrat 3-4, 2019 u paraqitën nga prof. as. dr. Evalda Paci, zv-kryeredaktore e saj. Drejtoresha e Qendrës së Studimeve Albanologjike, të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Dr. Zamira Shkreli, në përshëndetjen e saj përgëzoi miqtë e ftuar dhe të pranishmit për faktin që zgjodhën Shkodrën dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi”, për punën e përkushtuar në shërbim të albanologjisë dhe shoqërisë me prurje të vlerta. Ajo u shpreh ndër të tjera se “këtë takim e shohim si një mundësi për të rritur bashkëpunimet tona dhe këtu gjej rastin për të shprehur vlerësimet e mia për të gjithë ata studiues, kërkues shkencorë dhe pedagogë që i shërbejnë arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare.”Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2022-06-06
How to Cite
Paci, E. (2022). Veprimtari përuruese e botimeve shkencore të IGJL (ASA). Studime Filologjike, 1(1-2), 165–170. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3080
Numër
Section
Jeta shkencore
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
