Në përkujtim të mâ të vlertit ndër shkrimtarë të hershëm të shqipes, Pjetër Bogdanit, në 330-vjetorin e vdekjes

Autorët

  • Evalda Paci

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3152

Abstract

Çdonjëra prej veprave të letërsisë së vjetër shqipe ofroi për studimet albanologjike dhe për kujtesën historike kombëtare një sërë linjash studimore që zënë fill me hulumtimin e një konteksti kompleks për botën shqiptare të kohës në të cilën jetuan, që vijojnë më tej me të qenit një burim i pasur orientimi për studiues të disa fushave të përafërta, mbi të gjitha të historisë së letërsisë sonë të shkruar e të filologjisë së tekstit. Përfshirja e secilit prej autorëve të kësaj periudhe në një panoramë studimesh që pikësëpari priret nga historia e letërsisë së shkruar nuk mund të mos shoqërohej nga nënvizimi i vështirësive konkrete në saktësimin e elementeve biografike të çdonjërit, vështirësi që dhe pse relative ndaj çdo individi që përfaqëson me veprën dhe shkrimtarinë e vet këtë ndarje kohore të zhvillimit të shkrimit shqip, përbëjnë një fenomen që vijoi të persistonte dhe gjatë viteve në të cilat kërkimet ndaj jetës dhe veprimtarisë së këtyre prelatëve të letrave shqipe u bënë më këmbëngulëse dhe iu përafruan më ndjeshëm gjurmimeve arkivore, e vetmja rrugë metodike që do të shpinte ndaj të dhënash konkrete dhe indicesh më të qarta. Na bind ndjeshëm në këtë drejtim dhe një shkrim i kohëve të fundit i studiuesit Bardhyl Demiraj, që përveçse na riafron me një ecuri arritjesh të dekadave të fundit në pikëpamje të kërkimeve ndaj këtij autori, na ndërgjegjëson mbi faktin e moskulmimit të sqarimit të elementeve biografike dhe të Pjetër Bogdanit vetë.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. B. Demiraj, “Pjetër Tade Bogdani - rinia dhe formimi teologjik-intelektual”, në Areali kulturor i Veriut në shek. XVI-XIX, Botime Onufri, Tiranë, 2017, f. 248-269.

  2. Shih shënimet e Imzot Pooten, vëllim i cituar, 1863-1865; f. 255: Ecclesiam Scodrensem ante Episcopatum a Dominico susceptum sexennium Episcopo caruisse P.Farlatus perperam adfirmat. Ipsemet Petrus, Dominici Praedecessor, in prologo libri Cuneus prophetarum a se in lucem editi scribit, se, cum annos viginti et unum Scodrensem rexisset Ecclesiam, ad Scopiensem Archiepiscopatum transisse. Eodem ille Scodrensem an.1656 conscendit: cumque illam annos 21 tenuerit, ante an.profecto 1677 eam dimittere haud potuit. Ecclesia vero Scodrensis per breve admodum tempus caruit.

  3. Shih në veçanti M. Genesin, J. Matzinger, “La pubblicazione dei primi testi in lingua albanese nel contesto dell'attività editoriale della Polyglotta”, në L‟Albania nell‟Archivio di Propaganda Fide, a cura di A. Ndreca, Urbaniana University Press, Città del Vaticano, 2017, f. 33-47.

  4. Shih në veçanti P. Bogdani, Cuneus prophetarum, botim kritik përgatitur nga A. Omari, botim i dytë i përmirësuar, Tiranë, 2015, f. XXII.

  5. P. Bogdani, Cuneus prophetarum, botim kritik përgatitur nga A. Omari, botim i dytë i përmirësuar, Tiranë, 2015.

  6. A. Omari, Leksiku i veprës së Pjetër Bogdanit, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2016.

Downloads

Published

2019-12-07

How to Cite

Paci, E. (2019). Në përkujtim të mâ të vlertit ndër shkrimtarë të hershëm të shqipes, Pjetër Bogdanit, në 330-vjetorin e vdekjes. Studime Filologjike, 1(3-4), 5–14. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3152