Franqisk A. Santori dhe trashëgimia gjuhësore e letrare e shqiptarëve
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3169Abstract
Më datë 20 dhjetor 2019, në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, zhvilloi punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare Franqisk A. Santori dhe trashëgimia gjuhësore e letrare e shqiptarëve. Kjo konference u organizua me rastin e një përvjetori të rëndësishëm, 200 vjetorit të lindjes së shkrimtarit arbëresh dhe ishte pjesë e Ditëve të Albanologjisë 2019, aktivitete këto që mbyllin vitin studimor të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe më gjerë të Akademisë së Studimeve Albanologjike. Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë mbajti fjalën e hapjes dhe paraqiti përshëndetjet e rastit. Merita Bruci (Akademia e Studimeve Albanologjike), në referatin e saj F. A. Santori mes njohjes dhe mosnjohjes, theksoi faktin se Santori pati fatin e keq të mos i gëzohej botimit të veprave të tij të cilat mbetën kryesisht të pabotuara apo me shmangie nga origjinalet dorëshkrim. Vetëm vitet e fundit vëmendja e filologëve është kthyer drejt kontributit të jashtëzakonshëm të Santorit në fushën e shkrimit shqip.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2019-12-07
How to Cite
Bruci, M. (2019). Franqisk A. Santori dhe trashëgimia gjuhësore e letrare e shqiptarëve. Studime Filologjike, 1(3-4), 293–296. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3169
Numër
Section
Jeta shkencore
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
