Fjala si njësi e mëvetësishme e fjalësit
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3201Abstract
Çfarë është fjala? Koncept i madh e i vështirë. Koncept i rrahur në tërë historinë e gjuhësisë (që nga Aristoteli). Dhe të leksikografisë. Nga arabët, në shekullin VII. Nga nevoja për të shpjeguar e komentuar Kur’anin. Në Babiloni, shumë më herët. Në Europë, në shekullin XIII përdoret për së pari fjala dictionarius – vepra që merret me fjalët. Në historinë e leksikografisë sonë, më 1635. Dhe ç’është fjala? Fjala është njësia e mëvetësishme më e vogël e gjuhës, që përbëhet nga disa tinguj a nga një tingull, e formësuar gramatikisht, që shënon sende e dukuri të realitetit ose shpreh qëndrimin e folësit ndaj asaj që thotë, lidh gjymtyrë të një fjalie ose fjali dhe riprodhohet e veçohet në rrjedhën e ligjërimit.” (Fjalor i gjuhës shqipe, 2006). Gjuhësisht, ky është koncepti për fjalën.Downloads
References
-
Shih, p.sh., Fjalor i gjuhës së sotme shqipe (1980). Ai është i tipit të mesëm në punë të leksikut aktiv e të shtresës pasive të fjalëve. Por ai ka mbi 180 000 kuptime leksikore, çka do të thotë se në punë të semantikës leksikore i kapërcen kufijtë e tipit të mesëm. Jani Thomai, Leksikografia shqipe – trashëgimi dhe perspektivë, në “Leksikografia shqipe – trashëgimi dhe perspektivë”, Tiranë, 2005, f. 15. (Perifrazimi im – H.Sh.).
-
Ngjyresat kuptimore të fjalëve ekzistojnë objektivisht, ashtu si kuptimet. Kësisoj, mospasqyrimi i tyre në fjalor do të ishte agnosticizëm leksikografik
-
Krahaso, p.sh., në shqip e në anglisht: ka lindur me këmishë dikush dhe be born with a silver spoon; varret nuk flasin dhe dead men tell no tales; paraja e bardhë për ditë të zezë dhe save (keep) / something for a rainy day; i bëj sytë katër dhe have eyes in the back of one’s head; i hedh hi (pluhur) syve / dikujt dhe pull the wool over / somebody’s eyes; (jam) i zënë (me punë) deri në fyt (grykë) dhe (be) up to one’s eyes / in something; ka qimen e ujkut / dikush dhe be a badluck Charley; ha bukën e përmbys kupën dhe bite the hand that feeds you; di ta rrjepë patën / dikush dhe know which side one’s bread is buttered; më shkon zemra te thembra dhe have one’s heart in one’s mouth; rrahe viçin, s’të vret kau dhe spare the rod and spoil the child.
-
Një shembull i shkëlqyer i këtyre gjetjeve në leksikografinë tonë dygjuhëshe është Fjalor frazeologjik rusisht-shqip i Eshref Ymerit, Tiranë, 2015. Fjalori ka 25 160 njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba ruse. Për të gjitha ka barasvlerës të gjetur në shqip. Nuk ka përkthim të fjalëpërfjalshëm. Nuk ka translacionizëm. Shih, p.sh., perebivatsja s hleba na kvas mbahet me bishta preshi, rron me një shoshë lakra; risk – bllagorodnoje djello fati është me guximtarin; sjerdce krovju oblillos i pikoi në zemër; sjerdce nojet i sëmbon në zemër. Në shumë e shumë barasvlerës në shqip, autori rreshton edhe sinonime. Gjithashtu, të kërkuara e të gjetura. Shih, p.sh., vjazat / svjazat v uzllëi ia bëri rricë, ia futi të dyja këmbët në një këpucë, e bëri të kërcejë valle në tepsi, ia shtrëngoi dizgjinët (rripat), ia shtrëngoi lakun, e futi në shtrungë, ia bëri tetë me dy; llomat gorb / llomat gorbushku më këputet kurrizi, më bie bretku, më këputen brinjët, më hollohen kikëzat, më bien thonjtë, më del shkumë nga goja, bëhem për lesë (për vig), më del shpirti.
-
Nuk ka ndodhur kështu me Oxford Albanian-English Dictionary të Leonard Njumarkut, botuar në Oxford më 1998. Aty ka thuajse vetëm përkthime (madje, edhe të fjalëpërfjalshme) të njësive frazeologjike, të fjalëve të urta e të proverbave. Gjetjet janë shumë të pakta. Shih, p.sh., thur gardhin e hap shtegun working without plan; thesi bosh s’qëndron më këmbë a person can’t go without eating, e lë me gojë hapur to surprise, to amaze; s’ka zemër be merciless. Siç dihet, edhe te fjalët e përbëra pronësore ka variacion ndërgjuhësor në punë të motivimit të tyre e ai duhet të tejduket në një fjalor dygjuhësh. Në Fjalorin e L. Njumarkut, kompozitat gojëbuall, gojëçorap, gojëkamare, gojëlopë, gojëshpellë përkthehen të gjitha me large-mouthed (= gojëmadh). Ky është nocioni. Por nuk është ky barasvlerësi. Ka humbur, më e pakta, përmbajtja stilistike e shprehëse – emocionale. Kështu ka ndodhur edhe me kompozita të tjera pronësore të shqipes.
-
Nëse nuk pasqyrohet variacioni ndërgjuhësor gjuhë burimore – gjuhë përkthimore, ka përkthim, por jo barasvlerësí.
-
Shih një punim tonin, Çështje të sintagmatikës në fjalorë të shqipes, në “Leksikografia shqipe – trashëgimi dhe perspektivë”, Tiranë, 2005, f. 158-168.
-
Shih: A. Kostallari, Parimet për hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, në Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe, Tiranë, 1972, f. 50. (Më tej: Parimet).
-
Argument për këtë është çdo glosë. (Shih, p.sh., glosën fjalë / gjuh. Janë 30 shembuj përdorimi, që na e zbërthejnë gjuhësisht atë). Fjalori ka mesatarisht mbi pesë thënie për çdo kuptim, domethënë, gjithsej, mbi 900.000 thënie. Në Fjalor shembujt ilustrues (thëniet) nuk janë sajuar; ata janë gjetur. (Pra, edhe shembujt për fjalët popullore krahinore me vlerë letrare potenciale). Ndryshe, do të ishin të pabesueshëm. Një punë aq kërkuese për leksikografët. Por me rezultat aq bindës për përdoruesit.
-
Kjo bashkëlidhje e ka bërë Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe (1980) një Fjalor ortologjik, drejtligjërimor.
-
Siç dihet, në kuptimin e fjalëve ka një element arbitrar: Fjala nuk ka në mënyrë inherente kuptim të caktuar, specifik. Në thelb, fjala ka atë kuptim (a çdo kuptim) që ruan e zgjedh bashkësia ligjërimore. Por ky kuptim nuk është e nuk duhet të jetë aq arbitrar, sa të mos e njohim në një çast të caktuar ligjërimor.
-
Shih edhe: M. Samara, Rreth normës leksikore dhe kodifikimit të saj në fjalorët shpjegues të shqipes, në “Leksikografia shqipe - trashëgimi dhe perspektivë”, Tiranë, 2005, f. 51-55.
-
Parimet, f. 94.
-
Çdo fushë veprimtarie ka nevojat e veta të komunikimit, por njëherësh, kërkon një sistem të njësuar. Prandaj gjuha standarde i plotëson një për një të gjitha nevojat që ka ligjërimi i ndërlikuar i shoqërisë.
-
Për këto citime shih: Parimet, f. 83.
-
Përkundër dëshirës së hartuesve, shpesh, vëllimi i një fjalori kufizohet nga prerja e tij.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.