Rapsodi të pabotuara të f. A. Santorit: cikli “Kënka jushtërore” (këngët e luftës)
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3220Abstract
Në këtë editio princeps të ciklit të rapsodive “Kënka jushtërore” mbledhur e përpunuar nga F. A. Santori do të hedhim dritë mbi një aspekt pak apo aspak të njohur të një shkrimtari shumë prodhimtar arbëresh të shekullit XIX, kontributi i të cilit pak përmendet e mbahet parasysh: Franqisk Anton Santori. Synojmë njëherazi të rivlerësojmë dhe t’u japim zë edhe materialeve që ruan arkivi i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, duke ia paraqitur studiuesve dhe lexuesve të interesuar1.Downloads
References
-
Arkivi i Institutit të Gjuhësisë e Letërsisë (Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë) ruan ndër të tjera edhe fac simile të dorëshkrimeve të shkrimtarëve arbëreshë, dhuruar ndër vite nga biblioteka apo studiues të ndryshëm. Nën siglën GJ/5, nr.129 (arka 4, kutia 1) mund të njihemi me dorëshkrime të Bilotës, Krispit, Kamardës, Mickel Zanfino Bushatit, Varibobës, Bafës, Santorit, Serembes. Rruga që kanë ndjekur këto fac simile nis nga Biblioteka Mbretërore e Kopenhagenit ku ndodhen origjinalet, kalon nga Prishtina për të përfunduar në Arkivin e IGjL-së.
-
Rapsodie d’un poema albanese raccolte nelle Colonie del Napoletano tradotte da Girolamo de Rada e per cura di lui e di Niccolò de’ Coronei ordinate e mese in luce, Firenze, Tipografia di Federico Bencini, 1866.
-
Shih: Gerolamo De Rada, Il Testamento Politico, – estratto dal giornale La Nazione Albanese, anno VI, n. 18, Catanzaro, officina tipografica di Giuseppe Caliò, 1902, f. 11.
-
Shih për më shumë: K. Kodra, Dramaturgjia e arbëreshëve të Italisë në periudhën e Rilindjes, ASHSH, IGJL, Tiranë, 2004.
-
Titulli origjinal i dorëshkrimit të romanit: Il soldato Albanese per l’Impero Ottomano del 1420 - Ampliazione Prosaica di una Ballata Antica in una delle molte Canzoni Albanesi che si conservano tuttavia presso quella gente, anche in Italia; e che si cantano ballando nelle così dette Ridde in linguaggio proprio Valia, di F. S., Cosenza. Më gjerësisht për variantet e këtij romani shih: K. Kodra, Një dorëshkrim i panjohur i Santorit ‘Ushtari shqiptar’ në “Studime filologjike”, 1976/2, f. 195-206.
-
Një studim i hollësishëm me titull: Kënga ‘Ushtari i Skënderbeut’ e Franqisk Anton Santorit dhe kënga ‘I erdhi një letër trimi’ e Jeronim de Radës, mbi variantet e kësaj balade në vështrim krahasues edhe me variantin e botuar nga De Rada është paraqitur për botim nga bashkëautorët e këtij artikulli në revistën “Gjurmime Albanologjike – Folklor Etnologji” nr. 48, 2018, f. 69-86 dhe 237-241.
-
Shënim i vetë Santorit: “Per somma nostra sventura non conosciamo nè il nome del Poeta, nè il tempo in cui visse, e regalò alla sua Nazione di tali cantiche, che certamente ànno dovuto incontrare il gradimento pubblico, perché si ritennero a memoria, e venire a noi tramandate dalla tradizione. [Për fatin tonë të keq të madh nuk njohim as emrin e poetit, as kohën kur jetoi dhe i dhuroi kombit këngë të tilla, që më shumë gjasë janë mirëpritur nga populli dhe i kanë dhënë kënaqësi, sepse u fiksuan në kujtesë e erdhën deri tek ne si një trashëgimi.] Shih: Il soldato albanese... dorëshkrim i cituar, f. 3, shënimin 1.
-
Compendio dell’Istoria di Giorgio Castriotto soprannominato Scanderbeg principe dell”Albania. Tradotto dall’idioma Greco-moderno e corredato di note dal dottor Andrea Papadopulo-Vreto Leucadio, Napoli, 1820.
-
Me një rishikim botuar në:
-
Correzioni ed aggiunte alla preparazione del Compendio dell’Istoria di Giorgio Castriotto soprannominato Scanderbeg principe dell”Albania. Tradotto dall’idioma Greco-moderno e corredato di note dal dottor Andrea Papadopulo-Vreto Leucadio. Con note critico-bibliografiche su vari celebri autori dello stesso Traduttore. Corfù, 1829 (Sqarimi në shënime është yni.).
-
[Shumë këngë popullore të trashëguara deri tek ne duket se bëjnë fjalë qartazi për atë që thamë më lart, pra me ndryshimet familiare dhe politike të Derës së Kastriotëve dhe të Shqipërisë.
-
Disa nga këto këngë, duke mbajtur dhe ruajtur sa më mirë të paktën elementet themelore më të lashta dhe të përjetuara të aventurave që tregojnë, nisur nga konceptet që rreken të aktualizojnë, nga moraliteti i dëshiruar dhe i ëndërruar si edhe nga tipare të tjera të fizionomisë së tyre primitive, nuk rrëfejnë gjë tjetër veçse kohën për të cilën folëm më lart, më shumë se sa qëndrimin e Skënderbeut, apo Gjergjit ndër turq, apo atë pas vdekjes së tij, si edhe të ardhjes së shqiptarëve në Itali. Për këtë flasin në mënyrë të hapur disa nga këto këngë; të tjera flasin për trimëritë e treguara nga Skënderbeu në Barleta, në afritë e këtij qyteti, dhe veçanërisht në Napoli.
-
Unë mendoj se të tilla mund të jenë të paktën ato të Kostandinit vogëlith, të Kostandinit ushtar, të Vajzës që mori malet, të Lajmëtarit, të Shkollarit të burgosur, të Rinjohjes së vëllait me motrën, të Motrës vëllavrasëse, të Rekrurit të ri nga e cila kam nxjerrë skeletin e këtij romani. Unë kam ruajtur dhe shtuar pjesët; kam shtuar kohë, vende e rrethana të veçanta emrash e faktesh, jam munduar gjithashtu po aq që të mos zhduket forma e tyre primitive, që në tërësinë e krijimit ka dashur t’ia japë poeti, ose duke krijuar, ose duke rrëfyer, ose duke përshkruar. Shpresoj të bëj kështu edhe me ndonjë nga këngët e tjera të sipërcituara, aty ku në mënyrë rastësore, ky eksperiment shkrimor, i hartuar mbi këtë këngë do të gjente pëlqimin e publikut. Gjithashtu duhet të dini paraprakisht, që kjo nuk është më e mira e këngëve popullore të sipërcituara, nga e cila mora shtysën e zgjerova në gjininë prozaike, sepse unë, duke dashur të eksperimentoj, zgjodha të merrja diçka rastësore, efekti i së cilës, nëse do të ishte i frytshëm, do të më shtynte akoma më shumë të vazhdoja qëllimin konceptues dhe ta zhvilloja më tej për shumicën e tyre, nëse vullneti i Zotit do të ma lejonte.] Shih: Il soldato albanese... dorëshkrim i cituar, f. 2-4.
-
Francesco Antonio Santori, Rapsodhīt, Edizione del testo Albanese a cura di Vincenzo Belmonte. Shih:
-
http://www.albanologia.unical.it/FrancescoAntonioSantori/opere.html
-
Shih: A. N. Berisha, Mbi dorëshkrimin e Rapsodive të Françesk A. Santorit në “Atti del 2o Seminario internazionale di Studi Albanesi-Aktet e Seminarit të dytë ndërkombëtar për studimet shqiptare”, a cura di Francesco Altimari con la collaborazione di Giovanni Belluscio, f. 18.
-
M. Mandalà, Për botimin e veprës letrare të Françesk Anton Santorit. Disa probleme ekdotike paraprake në “Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe”, Naimi, Tiranë 2012, f. 149-180.
-
Mandalà konfirmon që në Bibliotekën Mbretërore të Kopenhagenit, nën klasifikimin e Gangales, në Theca. III. 17. γ.2 gjendet një fletore (me format 18 x 24,5 cm, me gjithsej 22 fletë, e cila përmban një variant paraprak pune hartuese e shkrimi të teksteve të 17 këngëve, me gjasë faza të veçanta të punës së Santorit për mbledhjen e Rapsodive. Përmbajnë tekste që rrjedhin në dy kolona dhe vetëm në shqip, të tjera edhe me version italisht ose vetëm versionin italisht dhe me ndërhyrje ndreqëse nga ana e autorit. 11 këngët e ciklit të luftës bëjnë pjesë në këtë fletore. Po aty, f. 167
-
Q. Haxhihasani, Një cikël i epikës shqiptare të shek. XV dhe rrezatimi i tij ballkanik në “Gjurmime Albanologjike. Folklor dhe etnologji” 20-1990, IAP, Prishtinë, f. 114.

Botuar në: https://archive.org/details/bub_gb_qKK1YQwj5xIC
Me një rishikim botuar në:
https://archive.org/stream/bub_gb_2mLgQWQ6egUC#page/n1

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.