Dukuri të hibridizimit leksikor dhe të interferimit kuptimor e morfosintaksor në të folmet Arvanitase dhe në zonën e “Helenofonisë Shqiptare”
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3222Abstract
Kontaktet e shqipes me greqishten janë të hershme e shumëduarshe, por mungesa e burimeve të shkruara paramesjetare të saj e vështirëson gjurmimin diakronik të marrëdhënieve mes tyre. Sido që të jetë, gjurmët e leksikut të greqishtes së vjetër, e madje të dialektit dorik, në leksikun e shqipes, a më saktë në gjuhën mëmë të saj, dëshmojnë se paraardhësit e grekëve e të shqiptarëve të sotëm kanë kontaktuar qysh në kohë të lashta. Edhe pse teza për origjinën ilire të shqipes është vënë në dyshim përsëri kohët e fundit1, nuk mund të lihen jashtë vëmendjes të dhënat e Strabonit, i cili në të aguar të erës sonë shënonte që fiset epirote “janë përzier me fiset ilire”, e se “disa syresh janë dygjuhëshe” («ἀναμέμικται δέ τούτοις τά ἰλλυρικά ἔθνη» … «ἐνίοι δέ δίγλωττοι εισι» (Γεωγραφία ζ’ c 327)). Për mendimin tonë çështja nuk shtrohet në ka patur kontakte të hershme të gjuhës mëmë të shqipes me greqishten, por ka të bëjë më së shumti me kohën dhe vendin e zanafillës së tyre dhe me argumentimin e kësaj qasjeje me mjete gjuhësore2. Në këtë hulli, po marrim dy shembuj nga leksikografi aleksandrin Heziku, i cili jetoi në shek. V të erës sonë, dhe kësisoj e ndajnë nga Straboni po aq shekuj sa ndajnë shqipen e sotme nga burimet e para të shkruara të saj.Downloads
References
-
Shih, p.sh., Matzinger 2009 dhe 2012.
-
Ithtarët e teorisë se fiset epirote nuk flitnin greqisht, ngaqë në burimet antike greke cilësohen si “barbarë”, i ftoj të lexojnë një punim të lënë pameritueshëm në harresë të arkeologut francez P. Cabanes (1988), i cili e ftillon bindshëm dhe shterueshëm këtë çështje, duke i mëshuar faktit se i ashtuquajturi “barbarizëm” kishte më tepër referenca kulturore sesa gjuhësore. Përfytyroni Tukididin e Athinës së Perikliut e të Partenonit, apo një qytetar korinthas, shtegtarë në ato vise, si ndiheshin kur vinin në kontakt me epirotët e sertë e kulturalisht “parakë”.
-
Parapëlqyem termin interferim në vend të interferencë, për t’i mëshuar si procesit ashtu edhe rezultatit të tij, duke ndjekur gjedhen diferencim dhe diferencë, por edhe për krijimin e një simetrie me fjalën hibridizim.
-
Nga bibliografia relevante shih, p.sh., Sasse 1991, Tsitsipis 1998, Γιοχάλας 2000, 2002, 2006, 2011, Φιλίππου-Αγγέλου 2017, etj.
-
Për mbushjen e kësaj zbrazëtie na vijnë në ndihmë dokumentet e botuara të Arkivit të Ali Pashë Tepelenës (Kyriazis, 2012), Fjalori greqisht-shqip (i ashtuquajtur) i M. Boçarit (Γιοχάλας, 1980) dhe përkthim-redaktimi në gjuhën shqipe i “Dhjatës së Re” i V. Meksit dhe i G. Gjirokastritit (Korfuz, 1827).
-
“Çfarë është pra kjo helenofoni shqiptare (αλβανική ελληνοφωνία) për të cilën Arkivi i Ali Pashës duket se ka për të mbetur monument i përhershëm? Pa mëtuar asnjë fije origjinaliteti, do të thoja se është një binguilizëm kulturor klasik, ku në kuadër të një formacioni shtetëror polietnik (perandorie) gjuha burimore-amtare e një populli (këtu e popullit shqiptar) përdoret ‘brenda shtëpisë’, ndërsa në hapësirën publike përdoret gjuha zyrtare e shtetit, e perandorisë. Vetëm se në vitet që na interesojnë dhe në rastin konkret, në popullsinë shqiptare të jugut, në vend të turqishtes - gjuhës zyrtare të Perandorisë otomane, si gjuhë e hapësirës publike dhe e komunikimit tejvendor shfaqet greqishtja. Ç’kishte ndodhur? Kemi të bëjmë sigurisht me një fenomen vonese në kohë, por ndoshta ndodhemi edhe para një dukurie të rezistencës kulturore. Nga pikëpamja e funksionimit të skemës: gjuhë e sunduesve = gjuhë e hapësirës publike, popullsia shqiptare jetonte në periudhën historike të mëparshme. Përdornin greqishten, gjuhë të hapësirës publike dhe të komunikimit të Perandorisë byzantine.” (Παναγιωτόπουλος 2006: 277-278). I ndërgjegjshëm se teza e mësipërme mund të ngjallë keqkuptime te njëra palë apo të çelë orekse prapavajtëse të palës tjetër, autori shënon se “[Helenofonia shqiptare] është një dukuri evidentimi i së cilës mund të hedhë dritë në mjaft anë të errëta të historisë greke por edhe mund të krijojë shumë keqinterpretime të reja, në rast se bëhet objekt i një përqasjeje ideologjike helenocentrike.” (Παναγιωτόπουλος 2006: 276).
-
J. G. Hahn-i shënonte se “Krahina e Gjirokastrës asht ma e populluemja e të gjithë Shqipnisë dhe përbamja e popullsisë asht mjaft interesante, prandaj meriton nji vështrim ma të mirë. Këtu gjejmë dy kontradikta të rrepta. Pjesa jugore e fushës asht greke, pjesa e veriut asht shqiptare dhe kufini gjator, që përshkruam ma sipër, shkon përmes tyre. Kufini gjuhësor në mes të dy elementeve dallohet ma mirë se në perëndim ose në jug të vendit, sepse atje përzihen të dy gjuhnat. Dhe kjo bie fort në sy, sepse kufini i gjuhëve nuk asht shënue prej natyrës. Po ta krahasojmë gjuhën shqipe me gjuhën greke, atëherë mund të themi se këto janë si gjermanishtja me frëngjishten, d.m.th. për 50 shqiptarë që flasin greqisht vjen vetëm nji grek që flet shqip. Gjuha greke asht gjuha e shkrimit te toskët dhe, mbasi toska shëtit shumë në jetën e tij, ka edhe rast me e mësue këtë gjuhë ma shpejt.” (f. 64 e përkthimit shqip, Tiranë: IDK, pa vit botimi, të Hahn 1854, I 40-41).
-
Një rast riinterpretimi që i kalon kufijtë e një fjale është edhe shprehja e greqishtes τι θέλεις, πόσα, και πέρα, që do të thotë “çfarë do, sa [do] dhe [ik] tutje”, e cila në shqip rianalizohet si ti the lis, [dhe] posa q’ e pe, ra. Sigurisht, këto lloj rianalizash, që janë në thelb lojëra fjalësh, mund të realizohen e të kuptohen vetëm në mjedise bilingue, e prej aty të përhapen ndoshta në rrethinat njëgjuhëshe të tyre.
-
Shih edhe trajtën e arvanitishtes buzallá ‘buzaç’ (Γιοχάλας 2011, Β 680), lentuar sipas gr. χειλάς (χείλος ‘buzë’ + -άς), pas gjedhes së të cilës u krijua edhe fjala veshallá-i ‘1. llapush 2. lepur’ (Γιοχάλας 2011, Β 891).
-
Këtë përdorim e konfirmojnë edhe dy bila dhe mbesa të anéve gjirokastrite, koleget A. Omari e M. Kore, të cilat i falënderoj për shembujt (3-6).
-
Savanti Γεώργιος Δημητρίου, në veprën pak të njohur, por mjaft të vlefshme të tij Γραμματική Ελληνο-Λατινίς / Grammatica Graeco-Latina (Vjenë, 1785), ku qysh në ballinë shënon se është “εξ Αργυροκάστρου της Ευρωπαίας Αλβανίας / Argyrocastrense ex Europea Albania”, shkruante se “Rreth lashtësisë dhe zulmës së Molosisë bëjnë fjalë Tukididi, Plini, Livi, Straboni dhe gjeografë të tjerë, të cilët përshkruajnë mbretërit-strategë me emër të saj dhe fushatat e ndërmarra prej tyre. Plutarku dhe Justini rrëfejnë mjeshtërisht, dhe të thënat e tyre dalin të vërteta jo vetëm prej kështjellave dhe fortesave që ruhen aty gjer më sot, ndonëse kthyer më të shumtat në rrënoja, por edhe nga zakonet e bëmat e motmoçme të saj, si dhe nga shpirti heroik e luftarak i banorëve të vendit, ruajtur po aq i gjallë edhe sot e kësaj dite. Edhe pse kanë humbur shumë prej selitjes dhe rregullit të atyre moteve, ky boshllëk plotësohet sot me rritjen e forcës së armëve dhe me numrin e madh të banorëve; [vendi] është tani më i aftë e më i gatshëm për luftë dhe ka më shumë burra nga sa kish qëmoti, si dhe është i banuar jo vetëm në fusha e kodra, por edhe në male, zbukuruar me shtëpi kulla. Feja e vendit është e ashtuquajtura Lindorja e Krishtit, dhe ajo e Mohamedit, besime që ushtrohen të dyja në liri të plotë dhe pa pengesa. Gjindjet janë dy, e grekëve dhe e shqiptarëve, dhe kjo duket ngaqë aq e aq farë të huajsh iu vërsulën atyre, e disa syresh qëndruan jo pak në këto vise, e megjithatë nuk ia dolën mbanë të ndryshonin jetën dhe zakonet prej epirotësh të vendasve, ose, që ta themi ndryshe, ata vetë ndërruan zakone dhe u bënë si vendasit; kemi sakaq shqiptarët që mbetën po ata. Ngaqë njohim jetën e zakonet e tyre të qëmoçme, dhe pa lënë mënjanë ato çka bënin së lashti molosët dhe epirotët, fare thjesht, duke u nisur nga veprat, dhe nga fushatat ushtarake, e sidomos nga emrat e prijësve, si dhe nga kujtimi i mbretërve të hershëm të Epirit, shtjellimin e të cilave s’do të desha ta bëja tani, dalim në përfundimin se shqiptarët u lindën epirotë, dhe jo epirotët shqiptarë. Të dyja këto gjindje ndjekin besimet e përmendura më sipër dhe njëra flet gjuhën e tjetrës, pra shqiptarët greqishten popullore, dhe grekët shqipen [nënvizimi yni, Dh.Q.Q.]. Lidhur me këtë vend [Molosinë] dhe ndarjet e tashme të tij do të flasim sërish, kur të qëllojë të bëjmë fjalë rreth Shqipërisë në përgjithësi, në pikën dhe në kohën e volitshme”. (Δημητρίου 1785, 14-15, shën. 6).
-
Kuptimin e dytë, siç më kumtoi kolegia A. Omari, e ka pasqyruar edhe Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe (1980), që e cilëson si të gjuhës bisedore.
-
Për gjuhën e minoritetit grek shih, ndër të tjera, Qirjazi 2004 dhe Κυριαζής & Σπύρου 2011.
-
Shënojmë që kolegu N. Liosis (2007, 264) shkruan për të folmen arvanitase të Peloponezit juglindor se aty “kallëzorja e të dy numrave të përemrave áį, ájo shqiptohet e cunguar: do [a]të djalinë dhe kjo dukuri përbën … një risi të së folmes në fjalë krahasuar si me të folmet e tjera arvanitase të Greqisë ashtu edhe me shqipen”. Megjithatë, edhe ky shpjegim nuk i mbulon të gjitha rastet, siç duket nga rezervat që shpreh i njëjti studiues për trajtën të priftinë (kur të marësh anaforë, puth të priftinë në dorë), ku përjashton mundësinë e një trajte të[t] priftinë sipas tët atë. (2007, 266, shën. 1)
-
Shih edhe Liosis 2010, ku shqyrtohet shterueshëm një rast interesant “of syncretism of the “(subjunctive-) admirative” and the optative” në arvanitisht (2010, 190). Është fjala për trajta të tipit të ja dërgotëkeshë, të ja dhëtëkeshë, të ja thetëkeshë, përkatësisht ‘If I had sent it to him’, ‘If you had given it to him’, ‘If he had said it to him’, të dëshmuara te Kupitori, dhe aktualisht të fosilizuara.
-
Sasse-ja (1991, 393) vetëm sa e përmend këtë tip fjalish dhe nuk e analizon më hollësisht.
-
N. Liosis, bazuar edhe në të dhënat e Sasse-s (1991, 405-406), vëren se “Përdorimi i ‘paskajores’ në arvanitishten e Beotisë lindore duket se është specifikuar në struktura të së ardhmes të tipit jam + paskajore, p.sh. karavi ja [është] për të barturë ‘anija do të ngarkohet’, dhe jo në kontekste të tjera. Në asnjë të folme tjetër [të arvanitishtes] nuk haset struktura për të + pjesore në nivel sinkronik, por është zëvendësuar gjithandej prej trajtash paskajore të lidhores. Madje fakti që pikërisht në këto raste lidhorja shoqërohet ‘abuzivisht’ prej parafjalës për, është një gjurmë e sigurt që dëshmon praninë e hershme e të dendur të strukturës në fjalë.” (Liosis 2007, 667).
-
Në romanin Sofia e Kominiatëve të F. A. Santorit (shkruar rreth viteve ’80 të shek. XIX dhe publikuar në Napoli, më 2011), me ndihmën e botueses së tij, koleges M. Sauku Bruci, gjetëm ndërtimin kam petëka prë të mund nkrakonen njëqint qerre (f.134), që ngjan, por nuk është i njëjtë me për të + lidhore. Arsyeja pse ky konstrukt haset aq rrallë ose aspak lidhet me faktin se në gjuhën e Santorit është ende e gjallë dhe aktive paskajorja: “Zoti Burith, kemi gjë prë të pirë e prë të ngrënë, se jemi të vdesëmi, prë brirat e Shën Kollit.” (f. 250); “Vinjë ka kroi ... e sjellë uj prë me pirë tek mëntëra e lopave.” (f. 255) etj.
-
Kolegu G. Lafe më kumton se e ka dëgjuar konstruktin për + lidhore në gojën e arbereshëve, sidomos të atyre që janë nga ngulime të vendosura këtu ardhur prej Greqie: për të bëjë, për të shkojë, për të thuash (ti) e plot të tjera. Ai mendon se struktura në fjalë është rezultat i ndikimit të greqishtes dhe nuk mund të jetë kurrsesi ndikim i italishtes, sepse kjo përdor gjithmonë paskajoren. Italisht do të ishte për + paskajore: per andare, per venire, per dire, ose në lidhore: perché tu dica (që ti të thuash) etj., me përdorim qëllimor.
-
Falënderoj kolegen Maria Morozova për të dhënat e vlefshme dhe vërejtjet konstruktive.
-
“Bei männlichen Sprechern hört man manchmal die hybride Kombination von sé + ngr. ότι (sé óti oder s’ óti), die wohl “gebildet” sein soll.” (Sasse 1991, 394). Të vihet re që Sasse i konsideron këto ndërtime si karakteristike për të folmen e njerëzve të shkolluar.
-
Haxidhaqis-i e komenton si më poshtë shfaqjen e konstruktit ότι πως [se që] të greqishtes: «Konfondime të ngjashme vërehen edhe në lidhjet sintaksore, si p.sh. ηξεύρω ότι [di se] dhe ηξεύρω πως [di që]; mandej edhe εγώ ήξευρα πως ότι… [unë dija se që], λέγω ότι [them se] dhe λέγω να [them të] … paskëtaj edhe λέγω ότι να… [them se të]…» (Χατζιδάκις 1907, 508).
-
“Këtu haset edhe lidhëza ipo, gjithashtu e huajtur nga greqishtja, ekuivalente me apo: ipo jo? (=apo jo?).” (Totoni 1965, 115).
-
“Nga lidhëzat bashkërenditëse po përmend disa lidhëza veçonjëse që më duken me interes si: i …, i …: po të vete i për dru i për ujë, më gëzohet shpirti. Kjo lidhëz ka përhapje më të madhe në të folmet e jugut, ajo ndihet edhe në Bregdet, Lunxhëri.” (Totoni 1965, 115).
-
Kolegu T. Γιοχάλας i quan συμφυρμούς – hibride (Γιοχάλας 2011, A 128).
-
“The transitional, overlapping stage of the coexistence of marking from the model and the replica language within the replica language structure observed in contact-induced grammaticalization is very reminiscent of a process characteristic of language-internal grammaticalization, too, whereby a historically earlier structure occurs in combination with the newly created, historically later structure.” (Heine & Kuteva 2005, 18)
-
“Coexistence may take two different forms: either the new and the old category are combined and cooccur in the same construction, thus resulting in double marking; or the two coexist as alternative constructions available to speakers of the replica language.” (Heine & Kuteva 2005, 130)

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.