Kinizmat dhe kalkimet me përmbajtje kineze në letrat shqipe në romanet “Koncert në fund të dimrit” (I. Kadare) dhe “Dragoi i fildishtë” (F. Kongoli) e ndonjë tjetër
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3228Abstract
Kur përmend letra të shkruara, nisur nga qëllimi i vënë që në titull, do të mbaj parasysh fillimisht letërsinë, dhe pastaj lajmëtarinë. Veprat letrare lexohen më shumë për kënaqësi, por edhe për njohuri, më pak për informim; lajmet lexohen, në përgjithësi, për t’u informuar. Këtë nuk e them unë i pari, mirëpo është edhe shumë evidente. Pavarësisht shmangieve nga synimi, që shpesh vërehen, të dyja këto zbatime të gjuhës standard edukojnë gjuhësisht dhe prandaj mund të flasim për kulturë gjuhe dhe përdorues të kulturuar. Por më duhet të theksoj se në terrenin e shqipes gjuha e letërsisë nuk paraqitet aq e hapur dhe e çlirët, ndërsa gjuha e informimit ka mbetur tepër e mbyllur dhe e ngurtësuar normativisht, duke bërë që sistemi i standardit, i dhënë përmes këtyre dy strukturave hierarkike të zbatimit të vet, të gëzojë në vazhdimësi bashkëkohëzim.Downloads
References
-
gjuhë standard: Longman Dictonary of Language Teaching & Applied Linguistitics, English-Chinese edition 1998.
-
Shih për më tepër: në revista“elite”, dhjetor 2015, R. Stringa, Gjuhëtari përtej aziatikut.
-
R. H. Robins, Historia e Gjuhësisë, përktheu Genc Lafe, Shtëpia Botuese DITURIA, f. 345.
-
Ndër 100 të anketuar 76 zgjodhën këtë përgjigje për pyetjen se si u dukej Kina e pas viteve ’90 ndër alternativat: vend i pazhvilluar/i kuptueshëm, vend i pazhvilluar/i pakuptueshëm, i zhvilluar/i kuptueshëm dhe vend i zhvilluar/i pakuptueshëm.
-
R. Stringa, Kinezçe, kinezisht apo kinisht, “Gjuha jonë”, 2001/1-2, f. 81-84.
-
Sh. Sinani, Lidhjet historiko-kulturore kino-shqiptare ndër shekuj, Beijing Foreign Study University, 16 nëntor 2015. Autori sqaron këtu se serikultura merret me kulturën e krimbit të mëndafshit dhe se emri europian i Kinës në antikitet del në format Seres, Ceres, Serres, Serindë, të gjitha me kuptimin vendi nga vjen mëndafshi.
-
Sipas mendimit tim duhet të kemi kuptimisht grupfjalëshin “Kinë e përtej Kinës” në shprehjen e përngjitur ose me ndërshtesën –ma- “Çinemaçin”, si te ziemazi, xhuxhmaxhuxh etj. Por, siç shpjeguam, gjuha letrare është hamendësuese dhe jo informuese, aq më tepër që, në rastin konkret, kemi të bëjmë me një lloj idiome, prandaj shprehja mund të shpjegohet edhe ndryshe, mund të jetë e shumëkuptimshme ose e pakuptimshme, ose thjesht një përpjekje përafruese me gjuhën kineze, si te shprehja e njohur e lojërave gjuhësore me fëmijë “Çin çun çau çuni im”. Ndërkaq, një shpjegim interesant për shprehjen në fjalë e kam dëgjuar nga prof. Sh. Sinani, i cili thotë se aty kemi ngurtësimin e shkurtuar të dy toponimeve të largëta me lidhje bashkërenditëse: Çin (Kinë) + e + Maçin (Mançuri).
-
Kështu ndodh edhe në gjuhën angleze, po t’i referohemi Fjalorit anglisht-shqip të Pavli Qeskut. Në zërin Chinese në kuptimin gjuhë ai zgjedh si përgjegjëse shqipe tre forma: gjuhë kineze, kinezishte, kinezçe duke shpjeguar edhe shprehjet: to speak Chinese me dy mënyra në shqipe: flas kinezçe, flas gjuhë të pakuptueshme dhe It’s Chinese to me: për mua është turçe.
-
J. C. Richards, Longman Dictionary of Language Teaching&Applied Linguistics, English-Chinese Edition 1998, f.270/ loan translation (Përkthimi im R. S.).
-
J. C. Richards, Longman Dictionary of Language Teaching&Applied Linguistics, English-Chinese Edition 1998, f.303/ nativisation (Përkthimi im R. S.).
-
Përvetësmi i fjalëve të huaja në një gjuhë të caktuar. Fytyrëzimi i shndërron fjalët e huaja në huazime duke i bërë pjesë të fondit të leksikut indogjen.
-
Për më tepër: Berg 1993, Kachru 1981.
-
R. Stringa, Fjalë të huaja - huazime dhe prurje, “Kërkime gjuhësore”, IV, Tiranë, 2016, f. 129-134.

http://www.forum-al.com/showthread.php?t=16793

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.