Profesor Pavli Haxhillazi dhe studimet e tij gjuhësore e kulturore për fjalën shqipe
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3229Abstract
Prof. em. dr. Pavli Haxhillazi, i lindur në Elbasan më 7 shkurt 1941, pasi kreu shkollën e mesme pedagogjike në atë qytet, ndoqi studimet universitare në Tiranë në degën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, ku u shqua për rezultate të larta. Menjëherë pas diplomimit, më 1962, u emërua si punonjës shkencor në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, aktualisht Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, ku zhvilloi një veprimtari të gjatë e të frytshme për 45 vjet me radhë në Sektorin e leksikologjisë e të leksikografisë në këtë institut, deri në daljen në pension në vitin 2008. Më 11.12.2016 u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë e të papritur. Ndihmesa e rëndësishme e profesor Pavli Haxhillazit në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë shqiptare theksohet në dëshminë thelbësore të veprimtarisë së tij si bashkautor në vëllimet I, II e III të “Fjalorit shumëvëllimësh të gjuhës shqipe”, që nisi të hartohej në vitet ’70 në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë (dorëshkrimi ruhet në Arkivin e Institutit). Në vijim dëshmohet pjesëmarrja e tij si bashkautor në hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” (1980) me 41.000 fjalë, si dhe të fjalorëve të tjerë që u punuan dhe u botuan kryesisht në bazë të këtij fjalori, në vitet 1984, 2002 e 2006.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2018-12-08
How to Cite
Martiri , I. (2018). Profesor Pavli Haxhillazi dhe studimet e tij gjuhësore e kulturore për fjalën shqipe. Studime Filologjike, 1(3-4), 181–196. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3229
Numër
Section
Artikuj
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
