Gjuha e fshehtë e muratorëve në Bullgari
Fjalor
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3231Abstract
Gjuha e fshehtë e muratorëve quhet në Bullgari edhe méshterski, méshtrenski, meshtregánski dhe meshtrugánski - nga mjeshtër. Në të kaluarën kjo gjuhë është quajtur edhe dylgjérski (i dylgjerit) - nga tur. dülger - marangoz, karpentier. Kjo gjuhë e fshehtë është përdorur në gjirin e muratorëve për të komunikuar njëri me tjetrin, pa u kuptuar nga përfaqësuesit zyrtarë të administratës osmane, nga të tjerët, duke mbrojtur kështu interesat e tyre profesioniste dhe ekonomike. Gjuha e fshehtë e mjeshtërve është sjellë në tokat e sotme bullgare nga ndërtues bullgarë, me fe të krishterë, nga Maqedonia Perëndimore (Dibër, Tetovë), Kostur (Greqi, nga disa fshatra rreth Korçës (Shqipëri) dhe nga rajoni i Kosturit (Greqi) në shekujt XV - XIX. Ata flitnin të folme të ndryshme të gjuhës bullgare dhe zotëronin ose kuptonin pak a shumë gjuhën shqipe, duke qenë në kontakt të ngushtë me popullsi shqiptare. Në Bullgari ata kuptoheshin mirë me vendasit duke folur të folmen e vet. Mërgimi i bullgarëve nga Maqedonia Perëndimore dhe Shqipëria drejt trevave lindore bullgare gjatë shekujve XV - XIX është përshkruar nga prof. Dimitër Arnaudov në librin e tij: “Преселническо движение на българи от Македония и Албания къмъ източните български земи през XV до XIX вѣк” - списание “Македонски прегледъ”, година VII (1932) кн. 2 - 3, стр. 63-118.Downloads
References
-
Për prapavendosjen e nyjës shquese sh. me hollësi, përfshirë edhe për këtë dukuri – Sh. Demiraj, Gjuhësi ballkanike, Shkup, 1994, ff. 99 – 108.
-
Në Kodikun e mjeshtërve të qytetit të Bracigovo-s përmenden fshatrat Omocko, Oreshçe dhe Sllimnica, të Korçës.
References
Për prapavendosjen e nyjës shquese sh. me hollësi, përfshirë edhe për këtë dukuri – Sh. Demiraj, Gjuhësi ballkanike, Shkup, 1994, ff. 99 – 108.
Në Kodikun e mjeshtërve të qytetit të Bracigovo-s përmenden fshatrat Omocko, Oreshçe dhe Sllimnica, të Korçës.
Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
