E kryera e mbipërbërë e gjuhës shqipe

Autorët

  • Adrian Haxhillazi

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3283

Abstract

Krahas formës gramatikore të së shkuarës, që është quajtur “e kryer”, ose që ne e kemi saktësuar “e kryer e përbërë”, gjuha shqipe ka dhe një formë tjetër të veçantë foljore të së shkuarës, që është emërtuar “formë e mbipërbërë e së shkuarës” dhe “e kryer e dytë”1. Këtë formë gramatikore kohore po e japim me emërtimin “e kryera e mbipërbërë” për ta njësuar e dalluar formalisht nga e kryera e thjeshtë dhe e kryera e përbërë. Kësaj forme foljore nuk i është dhënë vendi i plotë në ndarjen e formave gramatikore të kohës së shkuar. Duke e përmendur në një “shënim” të veçantë, kjo formë gramatikore është shoqëruar vetëm me shpjegimin për ndërtimin strukturor (formal) të saj. Këtë formë foljore të kohës së shkuar kemi parapëlqyer ta quajmë “e kryer e mbipërbërë”, sepse është formë gramatikore e veçantë, e cila vjen sipas rendit të vet pas së kryerës së thjeshtë, që ka formë sintetike dhe menjëherë pas së kryerës së përbërë, e cila ka formë analitike me dy përbërës dhe që për ta saktësuar e kemi emërtuar “e kryer e përbërë”.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Shih: Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Gramatika e gjuhës shqipe, Vëllimi I, Morfologjia, Tiranë, 1995, f. 289.

  2. Shih: Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Gramatika e gjuhës shqipe, Vëllimi I, Morfologjia, Tiranë, 1995, f. 314.

  3. Shih: Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Gramatika e gjuhës shqipe, Vëllimi I, Morfologjia, Tiranë, 1995, f. 306, f. 309.

  4. Këto vargje janë shkëputur nga vjersha shumë e njohur “O moj Shqipni!” e Pashko Vasës.

Downloads

Published

2011-06-18

How to Cite

Haxhillazi, A. (2011). E kryera e mbipërbërë e gjuhës shqipe. Studime Filologjike, 1(1-2), 155–164. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3283