Rreth çlirësisë së normës leksikore e semantike të shqipes standarde

Autorët

  • Valter Memisha

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3291

Abstrakti

Përgjithësisht, standardi i një gjuhe (kështu, edhe i shqipes) nënkupton kodifikim dhe normëzim në të gjitha nënsistemet e saj përbërëse, çka, rrjedhimisht, të çon te një normë fonetike (grafemore, drejtshkrimore e drejtshqiptimore), te një normë gramatikore (morfologjike e sintaksore) dhe te një normë leksikore e semantike. Është e kuptueshme, që këto tri lloje normash, krahas afrive, kanë edhe dallime. Kështu, norma fonetike dhe ajo gramatikore dalin, përgjithësisht, me kufij të përcaktuar a afërsisht të përcaktuar (kufij që sendërtohen në paradigma të mbyllura), kurse kufijtë e normës leksikore e semantike janë tërësisht të çlirët (paradigmat në nënsistemin leksiko-semantik, për shtresa e grupe të ndryshme leksikore e frazeologjike, nuk janë të mbyllura, por të hapura). Ky dallim është shkaku, kam bindjen, se përse sot hasen shumë diskutime për normën leksikore e semantike, diskutime që mund të përmblidhen në dy konceptime kryesore: së pari, në një gjuhë standarde nuk mund të flitet për normë leksikore, me arsyetimin se, nëse kësaj gjuhe i duhet një njësi leksikore a semantike, ajo e kërkon, e gjen dhe e fut në përdorim, pa u interesuar, sidomos, për burimin e saj (mbështetësit e këtij konceptimi, madje i mëshojnë faktit se i gjithë fjalori i një gjuhe duhet të jetë edhe i standardit të saj); së dyti, varianti i njësuar i një gjuhe,d.m.th., standardi, duhet të ketë në përdorim një leksik normativ, çka nënkupton se duhet të ekzistojë edhe një normë leksikore e semantike, me kufij të përcaktuar e të kontrolluar, madje duhet të ketë edhe “gardianë” leksikorë, të cilët duhet të ruajnë jo vetëm atë çka gjallon si pasuri normative në fjalë e frazeologji dhe në kuptimësi në këtë standard, por duhet të jenë shumë të rreptë, filtrues e “doganierë” ndaj hyrjeve të reja leksikore e semantike.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Shih më gjerë J. Thomai, Rreth kuptimit të normës në fushën e leksikut të shqipes standarde, në Seminari V Ndërkombëtar i Albanologjisë, Tetovë - Shkup, 3-4 tetor 2011, f. 21 - 32

  2. Fjala vjen, studiuesi francez, Guilbert Louis, flet për një normë leksikore. Ai në punimin “A mund ta përcaktojmë konceptin e normës leksikore”, pranon se kjo normë ndryshe nga ajo gramatikore ka shumë ka një problematikë të veçantë. Duke e trajtuar nga shumë kënde këtë koncept, ai nuk i jep zgjidhje brenda sistemit të gjuhës standarde, por e sheh (normën leksikore) në kuadrin e pragmatikës, të aktit të

  3. komunikimit, ndaj dhe jo rrallë shfaqet kontradiktor në pohimet e veta. G. Louis

  4. shkruan se “pa hyrë fillimisht në diskutime teorike mbi autonominë e leksikut në raport me gramatikën, ose, më saktësisht, në raport me situatën dhe duke pranuar përnjëherësh dallimin tradicional ndërmjet dy pjesëve të gjuhës, mund të konstatojmë, pragmatikisht, që norma gramatikore perceptohet lehtë, ndërsa një normë leksikore mbetet për t’u përkufizuar”. Në vazhdim pohon, gjithashtu, se “kodi gramatikor

  5. përbëhet nga një numër i fundmë rregullash... kurse, për sa i përket leksikut, duke respektuar në mënyrë absolute normën gramatikore dhe të kodit të shkruar e të kodit oral, folësi mund të përdorë, sipas situatës së të folurit, një gamë të madhe termash sinonimikë. Prurjet leksikore ndahen, në fakt, në bazë nivelesh komunikimi, këto shumë të dalluara, duke u nisur nga ligjërimi i thjeshtë e deri te krijimi letrar, me synimin që asnjë nga termat (fjalët, - shënimi ynë, V.M.) të mos dënohet në emër të një norme leksikore të bazuar gjuhësisht.” Shih më gjerë, Guilbert Louis, Peut-on définir un concept de norme lexicale?, In: Langue française. Vol. 16, N°1, 1972, La norme, pp. 31.

  6. Mjafton të klikosh për këtë në internet, dhe literatura kryesore shkencore gjuhësore për normën leksikore, i referohet kësaj gjuhe. Kjo është e kuptueshme, derisa para dy dhjetëvjeçarëve flitej për serbokroatisht, kurse sot për serbishte dhe kroatishte.

  7. Fjalori ishte përfunduar së hartuari në vitin1952 dhe por, natyrshëm ai ka gjurmët edhe të vendimeve të sesioneve shkencore për bazën dialektore të shqipes së njësuar të vitit 1952 sidomos të majit.

  8. Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 1954, f. IV

  9. A. Kostallari, Në rrugën e hartimit të fjalorit normativ të shqipes së sotme, në “Studime për leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe, 2, Tiranë, 1972, f. 90

  10. Fjalët me të pjerrëta në këtë citim janë shenjuar nga autori i shkrimit, V. M.

  11. A. Kostallari, Parimet themelore për hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, në Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe, II, Tiranë, 1972, f. 3

  12. A. Kostallari, Parimet themelore për hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, në Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe, II, Tiranë, 1972, f. 14

  13. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980, f. VII

  14. J. Thomai, Rreth kuptimit të normës në fushën e leksikut të shqipes standarde, në Seminari V Ndërkombëtar i Albanologjisë, Tetovë - Shkup, 3-4 tetor 2011, f. 31

  15. M. Samara, Histori e gjuhës letrare shqipe, Tiranë, 2005, f. 203-204

  16. Shih më gjerë J. Thomai, Leksiku pa kufi i gjuhës standarde shqipe, në Seminari V Ndërkombëtar i Albanologjisë, Tetovë, 2011 (kumtesë)

  17. M. Samara pohon se struktura e shqipes standarde në fushën e leksikut është sot një nga strukturat ku norma paraqitet me më shumë variante (sinonimike) se në strukturat e tjera. Megjithatë, edhe në këtë strukturë ekziston, krahas normës variant, edhe norma e njësuar, që pasqyrohet në përcaktimin e normës sinonimike a në përdorimin e drejtë e të saktë të fjalëve e të njësive frazeologjike sipas kuptimeve që kanë. Shih më gjerë, M. Samara, Histori e gjuhës letrare shqipe, Tiranë, 2005, f. 209

  18. J. Thomai, Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe, Tiranë, 2009; J. Thomai, Veçori leksiko-semantike të ndajfoljeve me prapashtesa në gjuhën shqipe, Tiranë, 2004; L. Buxheli, Formimi i foljeve në gjuhën e stome shqipe, Tiranë, 2008; L. Buxheli, Fjalët e përngjitura në gjuhën shqipe, Tiranë, 2009; E, Hysa, Formimi i emrave me ndajshtesa në gjuhën shqipe, Tiranë, 2005; V. Memisha, Dukuri semantike gjatë formimit të mbiemrave prejpjesorë në gjuhën shqipe, Gjirokastër, 1999 etj.

  19. Shih më gjerë J. Thomai, Leksiku pa kufi i gjuhës standarde shqipe, në Seminari V Ndërkombëtar i Albanologjisë, Tetovë, 2011, f. 27

  20. A. Kostallari, Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë, në Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë, Tiranë, 1988, f. 55

  21. Shih më gjerë M. Domi, I. Ajeti, Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot, në Konferencën shkencore “Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot”, Tiranë 20-21 nëntor 1992 (botuar në Tiranë, 2002), f. 24.

  22. Shih më gjerë F. Altimari, Gjuha letrare shqipe sot: disa konsiderata në dritën e zhvillimeve të reja politike dhe kulturore në botën shqiptare, në Konferencën shkencore “Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot”, Tiranë 20-21 nëntor 1992 (botuar në Tiranë, 2002), f. 65.

  23. P. Zeneli, Fjalor me shprehje dhe fjalë të rralla (nga Tropoja), Tiranë, 1996

  24. M. Elezi, Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006

  25. Në një hark kohor prej më se gjashtëdhjetëvjeçar janë botuar rreth 20 fjalorë të kësaj gjinie, të cilët, nën një emërtim më përgjithësues, janë konsideruar si “fjalorë krahinorë”. Si të tillë përmendim: “Fjalorth i ri” i Nikollë Gazullit; “Fjalorth i ri” i Pano Tases; “Fjalorth i fjalëve të rralla” i Abdullah Zymberit; “Fjalor fjalësh e shprehjesh popullore” i Sulejman Drinit, Ibrahim Goçit, Mehmet Halimit, Skënder Gashit; “Fjalë popullore nga Myzeqeja” i Jani Nushit; “Shprehje popullore nga krahina e Korçës” i Niko Mustakës; “Fjalor i të folmeve të Malit të Zi” i Mehmet Ahmetajt; “Fjalor i shqipes truallsore të Maqedonisë” dhe “Fjalor i fjalëve të rralla të përdorura në viset shqiptare të Maqedonisë” të Qemal Muratit; “Fjalor me shprehje e fjalëve të rralla” i Petrit Zenelit; “Visare gjuhësore-kulturore nga Malësia e Gjakovës” në dy vëllime i Abdyl Sulës (vëllimi i parë me leksik e vëllimi i dytë me shprehje frazeologjike); “Faqe nga visari leksikor i Mirditës” i Preng Cub Lleshit; “Fjalor i shqipes së Plavës dhe të Gucisë” i Pavli Haxhillazit e Sulejman B. Ahmetit; “Fjalë e shprehje të gjuhës shqipe” i Aleksandër Xhuvanit, të botuara si fjalor në numrat e “Studimeve filologjike” që po përgatiten për t’u botuar si fjalor veçan nga Departamenti i leksikologjisë dhe i terminologjisë i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Shtojmë këtu se, përveç këtyre, ka edhe disa fjalorë me lëndë leksikore të burimit krahinor, por të specializuar për fusha të caktuara, si “Fitonimia e Kosovës” i Shefki Sejdiut, “Leksiku bujqësor e blegtoral i të folmeve shqipe të Malit të Zi” i Abdullah Zymberit dhe “Emërtime për kafshë në Labëri” i Valter Memishës. Shih më gjerë TH. Feka, Rreth fjalorëve krahinorë të gjuhës shqipe, në “Leksikografia shqipe - trashëgimi dhe perspektivë”, Tiranë, 2005, f. 214-215.

  26. M. Elezi, Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006

  27. Shih më gjerë Xh. Lloshi, Ndërhyrja e huazimeve nga anglishtja, në Aktet e Seminarit III Ndërkombëtar të Albanologjisë, Tetovë, 2009, f. 35.

Downloads

Botuar

2023-12-29

Si të citoni

Memisha, V. (2023). Rreth çlirësisë së normës leksikore e semantike të shqipes standarde. Studime Filologjike, 1(3-4), 53–66. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3291