Topika e përcaktorëve të njëpasnjëshëm të një emri në shqipen e sotme
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3292Abstract
Topika e përcaktorëve të njëpasnjëshëm përbën padyshim një çështje me interes të veçantë, e cila është hulumtuar nga disa albanologë shqiptarë. Studimet e deritanishme sintaksore janë përqendruar në dy aspekte kryesore: a) në analizën dhe shpjegimin e modeleve të renditjes së dy përcaktorëve të njëpasnjëshëm të një emri që ka shqipja dhe b) në përshkrimin e këtyre modeleve duke marrë parasysh të dhëna vetëm nga shqipja letrare. Ky artikull synon të hedhë dritë në dy drejtime të rëndësishme: a) të hartojë një paradigmë sa më të plotë të modeleve të lejueshme të dy përcaktorëve të njëpasnjëshëm të një fjale, duke u mbështetur në punën e sintaksologëve paraardhës dhe b) të paraqesë përfundime nga një studim pilot1 mbi gjendjen ekzistuese të këtyre modeleve në shqipen e folur sot, çështje e cila nuk ka tërhequr sa duhet vëmendjen e studiuesve të gjuhës shqipe. Studimi i gjuhës së folur, përkarshi gjuhës së shkruar, është kërkesë themelore e gjuhësisë moderne (Palmer, 1983: 27; Radford, 1992: 8). Qëllimi i gjuhësisë së sotme është përshkrimi i kompetencës gramatikore abstrakte të folësit dhe për këtë qëllim gjuha e folur është një fushë studimi më pjellore dhe më rezultative se gjuha e shkruar (Radford, 1992: 9).Downloads
References
-
Një studim pilot është një studim i përmasave relativisht të vogla që i paraprin një studimi masiv për një çështje të caktuar. Qëllimi i studimit pilot është të vërtetojë nëse metodologjia dhe materiali kërkimor i përdorur janë të përshtatshëm për të studiuar një dukuri të caktuar përpara se të kalohet në vjelje masive që kërkojnë kohë dhe burime të shumta njerëzore dhe materiale (Woods, Fletcher & Hughs, 1986).
-
Vini re se si ky model trajtohet edhe si i lejueshëm nga Totoni në rastin e shtëpiza prej trarësh e Leskave.
-
Me përcaktorin janë marrë edhe studiuesit S. Prifti (1977) dhe A. Dhrimo (1969), por objekti i studimit të tyre nuk ka qenë posaçërisht rendi i dy përcaktorëve të njëpasnjëshëm të një emri.
-
Rendi i anasjelltë është paraqitur në tekst me anë të indeksimit 1a, 2a, 3a, 4a, etj.
-
Përbërësit që dalin si para, edhe pas një përcaktori që zgjeron emrin kryejnë të njëjtin funksion sintaksor, atë të adjunktit, por kjo çështje do të jetë objekt i një studimi të veçantë, prandaj nuk do të hulumtohet posaçërisht në këtë artikull.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.