Për origjinën e paskajores në gjuhën shqipe
Rreth diskutimit të gjuhëtarit Marco Gabinschi
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3300Abstract
Në librin “Sistemi foljor i gjuhës shqipe” (Tiranë, 2010, 474 v.) kam paraqitur disa teza të reja për burimin e paskajores së tipit me punue të gegërishtes, ku kam vënë në dukje se kjo formë foljore analitike është krijuar vetëm në dialektin e Veriut, prandaj për dialektin e Jugut nuk mund të bëhet fjalë për zhdukje të saj, meqenëse kjo formë nuk ka ekzistuar ndonjëherë në atë dialekt. Meqenëse tezat e mësipërme janë diskutuar nga gjuhëtari Marco Gabinski në artikullin “Încă o dată despre originea infinitivului albanez (pe marginea unor publicaţii recente”), botuar në “Studia linguistica et philologica - Omagiu Profesorului Nicolae Saramandu” Bucureşti, 2011, f. 369-375, po lejohem të paraqes mendimet e mia, që nuk pajtohen me vërejtjet e paraqitura nga autori i sipërpërmendur.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2011-12-18
How to Cite
Topalli, K. (2011). Për origjinën e paskajores në gjuhën shqipe: Rreth diskutimit të gjuhëtarit Marco Gabinschi. Studime Filologjike, 1(3-4), 159–162. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3300
Numër
Section
Kritikë dhe bibliografi
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
