Shaban Sinani “Camaj i paskajuar”
Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2011
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3302Abstract
Shkrimtari origjinal që qëndron midis traditës dhe modernitetit, Camaj, i mohuar për gati gjysëm shekulli, më në fund po rikonceptohet, po rizbulohet nga shkenca letrare shqiptare, madje po bëhet objekt monografish si “Një Uliks që s’mbrriti kurrë në Itakë”, nga Primo Shllaku që mbështetet në metodat biografike dhe psikanalitike ose “Shkrimtaria e Martin Camajt” nga Behar Gjoka, monografi e llojit integral. Monografia e Shaban Sinanit që i kushtohet këtij poeti është krejt e veçantë dhe në plot kuptimin e fjalës origjinale dhe që dallohet për objektivitet. Dihet se çdo studiues i letërsisë që synon të jetë origjinal duhet t’u shmanget zërave të lëvizshme të subjektivitetit që lidhet me shkallën e relativitetit që e dallon shkencën letrare. Autori i kësaj monografie ka ditur t’i shmanget rrezikut në fjalë duke formuluar qartë tezat e veta dhe duke i mbështetur në argumenta logjike si edhe në material faktik nga krijimtaria e autorit të analizuar. Kjo monografi ndalet në një aspekt karakteristik të pastudiuar ende deri në fund të formës në veprën e Camajt dhe pak të studiuar në përgjithësi në shkencën letrare shqiptare, problemi i tipologjisë. Po trajtimi i këtij problemi, tipologjisë dhe origjinaliteti tipologjik ndonëse ngjan si temë bazë është i tillë vetëm në dukje. Nëpërmjet kësaj teme, interesante dhe të pastudiuar Shaban Sinani synon të zbulojë Camajn si individualitet krijues në veçoritë e tij të papërsëritshme. Nëpërmjet papërcaktueshmërisë së llojeve në veprën e këtij autori që s’është dobësi, po forcë në monografi shfaqet origjinaliteti i këtij shkrimtari që s’pranoi të futej në asnjë lloj klasifikimi.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2011-12-18
How to Cite
Kodra , K. (2011). Shaban Sinani “Camaj i paskajuar”: Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2011. Studime Filologjike, 1(3-4), 173–176. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3302
Numër
Section
Kritikë dhe bibliografi
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
