Agron Duro, “Termi dhe fjala në gjuhën shqipe”

Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2009, 234 f.

Autorët

  • Hajri Shehu

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3303

Abstract

Monografia “Termi dhe fjala në gjuhën shqipe” është fryt i një përvoje të gjatë shumëvjeçare e autorit në studimin e terminologjisë, e konceptuar sipas teorive të sotme si shkencë dhe si leksik i specializuar. Mbështetur në punën e tij studimore rreth problemeve në fushën e terminologjisë, e cila ka patur si rezultat botimin e një vargu artikujsh e punimesh shkencore, autori ka arritur të bëjë një përgjithësim me vlera teorike dhe praktike për çështjet thelbësore, që lidhen me termin dhe me fjalën. E rëndësishme është të nënvizohet, se në monografi janë shtruar e zgjidhur një varg çështjesh që lidhen drejtpërdrejt me teorinë dhe praktikën terminologjike,siç janë përcaktimi i kufirit ndërmjet termit dhe fjalës, i togfjalëshit terminologjik dhe atij të lirë, përfaqësimi i termave në fjalorët terminologjikë etj. Duke e vështruar termin në marrëdhënie me fjalën, autori është bazuar edhe në rezultatet e studimeve të gjuhëtarëve vendas, të cilët janë marrë në mënyrë të posaçme me problemin e fjalës, si A. Kostallari, J. Thomai, M. Samara, Xh. Lloshi etj. Sipas konceptimit të sotëm të trajtimit të problemeve teorike të terminologjisë, në themel të idesë qendrore të punimit janë vënë këndvështrimet e terminologëve që kanë hedhur bazat e terminologjisë, siç mund të përmenden, themeluesi i shkollës terminologjike të Vjenës, E. Vyster, i shkollës ruse, D. Lotte, si edhe të një vargu terminologësh të tjerë, si J. Sager, H. Piht etj. Në interpretimin dhe në argumentimin e fakteve të veçanta dhe në përfundimet e bëra prej tyre autori është mbështetur gjerësisht në lëndën e nxjerrë nga fjalorët terminologjikë, sidomos nga fjalorët e serisë terminologjike dhe nga fjalorët shpjegues të shqipes. Në thelbin e vet monografia mban vulën e arritjeve më të mira të studimeve të ndërmarra në fushën e terminologjisë nga terminologët tanë, si L. Dodbiba, F. Leka, H. Pasho, A. Duro, H. Çipuri etj.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2011-12-18

How to Cite

Shehu, H. (2011). Agron Duro, “Termi dhe fjala në gjuhën shqipe”: Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2009, 234 f. Studime Filologjike, 1(3-4), 177–182. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3303

Numër

Section

Kritikë dhe bibliografi