Konferenca shkencore ‘‘Fishta në kërkime letrare të sotme”
(në 140-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës)
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3310Abstract
Me dt. 22 tetor 2011 Qendra e Studimeve Albanologjike, organizoi në Bibliotekën Kombëtare Konferencën shkencore me temë “Fishta në kërkime letrare të sotme” (në 140-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës). Merrnin pjesë studiues nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Universtiteti i Tiranës, përfaqësues të urdhërit françeskan etj. Fjalën e hapjes “Fishta i përjetshëm” e mbajti Drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, prof. dr. Adian Marashi. Më pas ligjëratat nisën me At Marijan Karaulën, i dërguari i provincialit të Bosnjë-Hercegovinës, i cili ligjëroi mbi temën: “Etërit françeskanë të provincës Bosnja Sreberna në Shqipëri”. Më pas studiuesi Enver Muhametaj paraqiti “Një vështrim mbi pikëpamjet estetike të Gj. Fishtës”. Mbi çështjen e marrëdhënieve të tërësisë së tipareve që përmblidhen tek figura e poetit kombëtar me vlerën poetike të stilit të tij ish ndërtuar ligjërata e Blerina Sutës me temë: “Fishta: kanonizimi i poetit “kombëtar” në poet të “stilit”. Më pas Lili Sula kumtoi mbi “Vendin e “Lahutës” në sistemin e letërsisë shqipe. “Konflikti mitologjik në veprën "Lahuta e Malcis"” ishte titulli i kumtesës së mbajtur nga Tonin Çobani. Mbi rolin e çmuar të At Viktor Volajt në botimet e Fishtës ishte ndërtuar ligjërata e Alfred Çapalikut “Volaj, zëri i pashuar i Fishtës”. Dom Nikë Ukgjini u përqendrua në një periudhë të caktuar të jetës së Fishtës në kumtesën “Fishta student”. Pas ligjëratave u shfaq premiera e filmit dokumentar ‘‘Në gjurmë të Fishtës dhe të Gjeçovit’’, realizuar gjatë vizitës së studiuesve shqiptarë në kuvendet françeskane të Bosnje- Hercegovinës, përgatitur nga Dom Nikë Ukgjini.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2011-12-18
How to Cite
Smaqi , L. (2011). Konferenca shkencore ‘‘Fishta në kërkime letrare të sotme”: (në 140-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës). Studime Filologjike, 1(3-4), 195. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3310
Numër
Section
Jeta shkencore
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
