U zhvillua konferenca “Shqipja dhe gjuhët e ballkanit”
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3311Abstract
Qëkurse dijetarët e shekullit të kaluar vunë re lidhjet dhe përkimet e shumta në fusha të ndryshme ndërmjet gjuhëve ballkanike, nisi udhën e saj edhe ballkanistika si shkencë më vete, e lidhur me degë të tjera të gjuhësisë historike, teorike dhe krahasimtare, me diakroninë dhe sinkroninë. Tubimi i këtyre ditëve, që u zhvillua nën kujdesin e veçantë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Shqipërisë, është në vazhdën e këtyre studimeve, duke përfaqësuar aktivitetin me përmasat më të mëdha të këtij fillim shekulli në këtë fushë të rëndësishme të dijes. Konferenca dyditore që po i mbyll punimet, është gjithashtu aktiviteti më i madh dhe më i rëndësishëm që u zhvillua në godinën e re të Akademisë, të cilën ua urojmë shkencëtarëve të Kosovës ta gëzojnë këtë dhuratë të bukur dhe të merituar, që ia solli liria dhe puna e tyre e lavdërueshme. Është merita e akademikëve dhe dijetarëve të Kosovës, sidomos kryesisë së saj, që mundën të mbledhin në një konferencë të përmasave të tilla jo të zakonshme albanologët, ballkanistët, sllavistët, helenistët, turkologët e romanistët e shumë shteteve nga tre kontinente. Takime të tilla jo vetëm çojnë përpara studimet e kësaj fushe, por hapin horizonte të reja për studime të mëtejme dhe vënë në kontakt dijetarët e shumë vendeve duke qenë premtues për takime të tjera po kaq të gjera dhe po kaq të frytshme.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2011-12-18
How to Cite
Topalli, K. (2011). U zhvillua konferenca “Shqipja dhe gjuhët e ballkanit”. Studime Filologjike, 1(3-4), 196–200. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3311
Numër
Section
Jeta shkencore
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
