Ç’dëshmon mënjanimi i paskajores në gjuhët ballkanike?

Autorët

  • Shaban Demiraj

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3316

Abstract

Siç dihet, një varg gjuhëtarësh, sidomos pas botimit të veprës së mirënjohur të Sandfeldit të vitit 1930, i kanë kushtuar një vëmendje të posaçme kësaj dukurie, që është shfaqur, ku më herët e ku më vonë, në të gjitha gjuhët e Ballkanit, duke përfshirë edhe serbishten jugore. Pra, nga shtrirja e saj gjeografike mënjanimi i paskajores është shfaqur në më shumë gjuhë të Ballkanit se prapavendosja e nyjës shquese, e cila në greqishte del e paravendosur. Këtu nuk do të merrem me mendimet e gjuhëtarëve të ndryshëm mbi burimin apo mbi mënyrën e përhapjes së kësaj dukurie në gjuhët ballkanike, që i kam parashtruar në punime të mëparshme, aq më tepër sepse tema e kësaj kumtese synon të hedhë sadopak dritë për pyetjen: Ç’dëshmon mënjanimi i paskajores në gjuhët ballkanike? Natyrisht, sqarimi i kësaj pyetjeje kërkon që të thuhen paraprakisht nja dy fjalë mbi vetë kategorinë e paskajores në gjuhët indoeuropiane. Gjatë shtjellimit të kumtesës nuk mund të lihet pa prekur edhe çështja e paskajores në gjuhën shqipe.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2012-06-18

How to Cite

Demiraj , S. (2012). Ç’dëshmon mënjanimi i paskajores në gjuhët ballkanike?. Studime Filologjike, 1(1-2), 5–14. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3316