Huazimet nga anglishtja në terminologjinë e së drejtës në gjuhën shqipe

Autorët

  • Svjetllana Titini

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3323

Abstract

Ndryshimet në jetën ekonomike, politike e shoqërore të vendit tonë pas viteve ‘90 u pasqyruan gjerësisht edhe në gjuhë, në mënyrë të veçantë në leksik. Ajo që bie në sy, në këtë periudhë, janë përmasat shqetësuese që mori dukuria e huazimit për shkak të hyrjes së pakontrolluar të fjalëve të huaja në gjuhën shqipe. Fjalët e huaja depërtuan, në masë jo të njëjtë, thuajse në të gjitha fushat e jetës. Një ndër këto fusha është edhe e drejta.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. S. Titini, Huazimet dhe shqipërimet në terminologjinë e së drejtës, Gjendja dhe zhvillimi i terminologjisë shqipe- Konferencë Shkencore, Tiranë, 2009. S. Morcka, Fjala shqipe në fushën e së drejtës, “Gjuha jonë”, 1987, nr. 2. V. Meksi, Për një terminologji të saktë juridike, “Drejtësia popullore”, 1959, nr. 6.

  2. Puna “Part-time” mund të marrë forma të ndryshme. Ajo mund të krijohet nga një reduktim i orarit të punës ditore (part-time horizontal) ose nga një punë me kohë të plotë të kryer në ditë të alternuara gjatë javës, muajit,vitit (part-time vertikal), ose të punës part-time mikst, që kombinon dy precedentët e tipologjive part-time horizontal dhe part-time vertikal. Kjo situate plotësohet me atë që legjislacioni francez, e quan “vajtje-ardhje”, që do të thotë se një punëmarrës me kontratë pune “part-time” ose me “full-time”, të rikthehet në tipin e mëparshëm të kontratës së punës, e anasjelltas. (K. Çela “Aspekte të ridimensionimit të marrëdhënieve juridike të punës në këndvështrimin krahasues”, Justinianu I, nr. 1, f. 86, Tiranë, 2009). Evropa është laboratori ideal për të studiuar si ndryshon ligji në veprim, sa shumë mund të zhvillohen kulturat e ndryshme ligjore, veçanërisht në përputhje me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe nën influencën e të ashtuquajturit “soft law” në shtete të ndryshme.(G. Tafa “Drejt një sociologjie evropiane”, Justiniani I, nr. 1, f. 117, Tiranë, 2009). Bursat dhe çdo subjekt tjetër (agjent, broker, shtëpi brokerimi etj.) që ushtron veprimtari për emetimin, këshillimin, ndërmjetësimin, financimin dhe çdo shërbim tjetër që ka lidhje me tregtimin e titujve. (L. Gjonça, “Pastrimi i produkteve të veprës penale dhe krimi i organizuar”, f. 39, Justiniani I, nr. 1, Tiranë, 2009). Në praktikën e kohëve të fundit janë krijuar disa komisione të veçanta të quajtura independent regulatory commissions, si rezultat i praktikës që nuk ka të bëjë me kushtetutën dhe në bazë të një ligji të Kongresit. (N. Shehu, E drejta e krahasuar publike, f. 90, Shblu, Tiranë, 2004.) Gjykata supreme i ka njohur presidentit të drejtën për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare pa qenë i nevojshëm miratimi i Senatit ose pa një joint resolution paraprak të Kongresit…(N. Shehu, E drejta e krahasuar publike, f. 95, Shblu, Tiranë, 2004). Një rast tjetër ka të bëjë me të drejtën e certification të gjyqtarëve të apelit, me të cilën ata kërkojnë gjykimin paraprak të gjykatës mbi çështje të së drejtës… (N. Shehu, E drejta e krahasuar publike, f. 98, Shblu, Tiranë, 2004). Common lawyers anglezë kanë përcaktuar disa rregulla të interpretimit statutory (statutory interpretation o statutory construction): litteral interpretation- përjashtohet çdo teknikë interpretimi analogjik.(N. Shehu, E drejta e krahasuar publike, f. 161, Shblu, Tiranë, 2004). Welfare State, përveç një prodhimtatrie të bollshme ligjore ka sjellë një mbiprodhim të akteve normative që janë në varësi të formave të ndryshme të kuadrit ligjor dytësor.(N. Shehu, E drejta e krahasuar publike, f. 161, Shblu, Tiranë, 2004). Pas statutory instrument act të vitit 1946 mbretëresha ka të drejtë të nxjerrë me anë të autorizimit urdhra, rregulla, rregullore pasi ka dëgjuar edhe mendimin e Këshillit privat. (N. Shehu, E drejta e krahasuar publike, f. 161, Shblu, Tiranë, 2004). Në Itali parashikohet diçka e ngjashme me “guilty plea” anglez. (A. Shegani, E drejtë penale e krahasuar, f. 116, Tiranë, 1999). Në raste serioze, i pandehuri do të përfaqësohet nga një avokat, ose (barrister), ose (solicitor). (A. Shegani, E drejtë penale e krahasuar, f. 70, Tiranë, 1999) ...mund të nxjerrin akte që ndikojnë drejtpërdrejt mbi sistemin e Shteteve anëtare (si në rastin e normave self executing). (S. Bana, E. Canaj, E drejta e Bashkimit Europian, f. 111, Tiranë, 2009). Veçantia e sistemit komunitar, në fakt, ka çuar doktrinën ta konsiderojë si një sistem self -contained… (S. Bana, E. Canaj, E drejta e Bashkimit Europian, f. 152, Tiranë, 2009).

  3. Një nga format e administrimit elastik të fuqisë punëtore, pa dyshim,është kontrata e “job sharing”. (K. Çela “Aspekte të ridimensionimit të marrëdhënieve juridike të punës në këndvështrimin krahasues”, Justinianu I, nr. 1, f. 86, Tiranë, 2009). Rreziku rritet edhe më tepër sot kur software mund të jetë objekt i kontratës së “franchising”, sipërmarrje, të një pune të varur pikërisht për arsye të mënyrës me të cilën lidhet me ndërmarrjen. (K. Çela “Aspekte të ridimensionimit të marrëdhënieve juridike të punës në këndvështrimin krahasues”, Justinianu I, nr. 1, f. 90, Tiranë, 2009). Mund të riunifikojmë këtë model të përshkruar në rastin e kontratës së punës së përkohshme (të përkohshme, dhënie hua e punëtorëve deri te format më të fundit si labour pool). (K. Çela “Aspekte të ridimensionimit të marrëdhënieve juridike të punës në këndvështrimin krahasues”, Justinianu I, nr.1, f. 92, Tiranë, 2009). Mjaft e rëndësishme është e drejta e impeachement kundër çdo funksionari publik të federatës, dhe akuza i takon Dhomës së përfaqësuesve, ndërsa gjykimi i takon Senatit. (N. Shehu, E drejta e krahasuar publike, f. 91, Shblu, Tiranë, 2004).

  4. …gjykata do të ishte e detyruar të nxirrte një writ of mandamus përkatës për të detyruar atë(presidentin) që ta përmbushë detyrën.(N. Shehu, E drejta e krahasuar publike, f. 99, Shblu, Tiranë, 2004) .… në bazë të kërkesës së palës së interesuar nxjerr një writ of cestiorari. (N. Shehu, E drejta e krahasuar publike, f. 98, Shblu, Tiranë, 2004). Në të kundërt, kuadrit ligjor dytësor i përket e ashtuquajtura contingeney legislation, që bazohet mbi një vendim të Kongresit me të cilin presidentit i dërgohet për vlerësim hyrja në fuqi e një statuti të caktuar , në lidhje me realizimin e një ngjarjeje të paqartë. (N. Shehu, E drejta e krahasuar publike, f. 162, Shblu, Tiranë, 2004.

  5. Hyrja në EFTA e Mbretërisë së Bashkuar i lejonte asaj të mbante pozicionin e saj të privilegjuar në këmbimet tregtare në Commonwelth. (S. Bana, E. Canaj, E drejta e Bashkimit Europian, f. 15, Tiranë, 2009).

  6. H. Shehu, Rreth anglicizmave në mjetet e sotme të informimit masiv, SF, 2002/3-4. H. Pasho, Fjalët e huaja në gjuhën letrare shqipe, SF, 1999/1-2. A. Duro, Për zëvendësimin e fjalës së huaj, “Gjuha jonë”, 1989, 3. E. Stavileci, Terminologjia e administratës, Gjendja dhe zhvillmi i terminologjisë shqipe-Konferencë shkencore, Tiranë, 2009.

  7. A. Xhuvani, Pastërtia e gjuhës, Pastërtia e gjuhës në shtyp dhe letërsi, Vepra 1, Tiranë, 1980.

Downloads

Published

2012-06-18

How to Cite

Titini, S. (2012). Huazimet nga anglishtja në terminologjinë e së drejtës në gjuhën shqipe. Studime Filologjike, 1(1-2), 137–146. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3323