Laura Smaqi, “Itinerare që ndërthuren (Studime mbi letërsinë shqipe)”, botimet “Poeteka”, Tiranë, 2012
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3332Abstract
Libri “Itinerare që ndërthuren” i Laura Smaqit, me nëntitull “Studime për letërsinë shqipe”, përmban 20 studime të autores shkruar për shkrimtarë, vepra dhe dukuri të letërsisë shqipe gjatë shekullit të Rilindjes deri në letërsinë më të re, prej Jeronim de Radës deri te shkrimtarët e sotëm shqiptarë, duke përfshirë dhe ata që, të ndodhur në mjedise kulturore të huaja, kanë zgjedhur alterimin, dhe krijojnë si aloglotë, në gjuhën e tjetrit, kryesisht në gjuhët e vendeve ku jetojnë: italisht, anglisht e frëngjisht. Struktura e librit i përgjigjet kriterit historicist dhe ndjek një periudhizim të pranuar të historisë së letërsisë. “Itineraret” e kërkimeve të autores ndërthuren në një kuptim të dyfishtë. Së pari, përmes kalimit “Nga letërsia e traditës ...”, që përbën pjesën e parë të librit, “Në letërsinë bashkëkohore shqipe”, pjesë e dytë e tij. Dukuria e “ndërthurjes së itinerareve” dyfishohet me pjesën e tretë të librit, “Dialog artesh / Piktura letrare”, ku studiuesja ka provuar leximin krahasimtar të letërsisë në pasqyrë të arteve të tjera, kryesisht në artet pamore, një lexim që ajo e quan “art vizual”, por mund të quhej dhe “imazhinist” dhe që i jep mundësi asaj të veçojë peizazhin në letërsinë shqipe. Termat e përbashkët në letërsi e pikturë, si “peizazh” e “portret” (njësoj si në letërsi e muzikë “sonatë” e “sonet”), kanë qenë “portat” e këtij kërkimi jo të pranishëm në studimet letrare shqiptare. Kjo pjesë, me karakter tematologjik-krahasimtar, përmban një vështrim origjinal për dekodifikimin e vlerave estetike duke i kapërcyer muret ndarës midis fushave të krijimtarisë shpirtërore. Kjo është një sprovë e parë në studimet shqiptare ku tentohet të ftohen në ndihmë të njohjes së letërsisë arte të tjera, megjithëse në kohët e reja shpesh zhvillimet e tyre kanë ndjekur të njëjtat parime e shije estetike, të njëjtat kanone dhe traktate (simbolizmi, futurizmi, impresionizmi, neorealizmi, ekspresionizmi dhe të tjera dukuri).Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2012-06-18
How to Cite
Sinani, S. (2012). Laura Smaqi, “Itinerare që ndërthuren (Studime mbi letërsinë shqipe)”, botimet “Poeteka”, Tiranë, 2012. Studime Filologjike, 1(1-2), 229–232. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3332
Numër
Section
Kritikë dhe bibliografi
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
