Vendi i pyetësorit dialektologjik të Spiro Floqit në historinë e dialektologjisë shqiptare
Abstract
Pyetësori i Spiro Floqit i hartuar më 1956, është i treti pas pyetësorit të E. Çabejt të hartuar më 1943 dhe pyetësorit të M. Domit dhe E. Çabejt të hartuar më 1953. Pas tij më 1979 është hartuar pyetësori i ADGJSh-së. Pra, në periudhën ndërmjet viteve 1944-1997 janë hartuar katër pyetësorë dialektologjikë për mbledhjen e materialeve dialektore të shqipes. Pyetësori i hartuar nga E. Çabej më 19431 për Atlasin gjuhësor shqiptar ka qenë ndërtuar sipas modeleve të pyetësorëve të atlaseve të tipit të Zh. Zhilieronit (J. Gillièron, 1854-1926) dhe të M. Bartolit (M. Bartoli, 1873-1946), të cilët bëjnë objekt studimi fjalën e veçuar, kujdesen pra, për përbërjen tingullore, formën, kuptimet dhe lidhjet sinonimike të fjalëve të veçanta. Në pajtim me arritjet më të mira të gjeografisë gjuhësore të kohës, E. Çabej në pyetësorin e tij e vë theksin në aspektin leksikor të gjuhës. Aty gjen zbatim pikëpamja e K. Jabergut sipas së cilës atlasi gjuhësor duhet të jetë fjalor dialektor nocionesh, i cili sistemon zhvendosjet e tyre gjeografike. Zgjedhja e fushave leksikore dhe e fjalëve për çdo fushë është bërë me kompetencë dhe me përgjegjësi të lartë shkencore e nga pozita të theksuara kombëtare. Ato pasqyrojnë fondin themelor të leksikut të shqipes dhe veçoritë kryesore ose atë që përbën specifikën dhe origjinalitetin e gjuhës dhe të kulturës së popullit tonë2.Downloads
References
-
Pyetësori është botuar pa emër autori në formë fashikujsh me titullin “Atllas gjuhësor shqiptar”, Grottaferrata, 1943, dhe është bërë një vepër e rrallë. Për pyetësorin e E. Çabej shih S. Pop, La Dialektologie, Aperçu historique et méthodes d'enquêtes linguistiques, Louvain et Grembloux, Duculot, 1950, vol. II.
-
Pyetësori i E. Çabejt përmban pesë fashikuj me 2578 pyetje që rrokin probleme që lidhen me njeriun dhe momentet kryesore të jetës së tij, siç janë: lindja, jeta fëminore, martesa, sëmundjet dhe vdekja; me fshatin dhe jetën në fshat, me organizimin administrativ-shtetëror, me konfiguracionin e terrenit, dukuritë atmosferike, zakonet dhe artin popullor, me bujqësinë dhe mjetet kryesore bujqësore, me bimësinë e egër dhe të kultivuar, me kafshët e egra dhe shtëpiake, me gjuetinë, peshkimin etj.
-
S. Pop, La Dialectologie. Aperçu historique et méthodes d'enquêtes linguistiques, Louvain et Grembloux, Duculot, 1950, vol. 2. Shih edhe Atlanti gjuhësor shqip, “Shkëndija”, Tiranë, mars 1943, Vjeti I, III, nr. 5, f. 43-44.
-
S. Pop, La Dialectologie. Aperçu historique et méthodes d'enquêtes linguistiques, Louvain et Grembloux, Duculot, 1950, vol. 2.
-
J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologjia, Tiranë, 1997, f. 83.
-
Dy fjalë për “Atlasin Dialektologjik të Gjuhës Shqipe”, “Hylli i Dritës”, Shkodër, 2008, vjeti XXVIII, nr. 2, f. 157-158.
-
J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, Tiranë, 1989, f. 18-19.
-
J. Gjinari, Dialektologjia shqiptare, Tiranë, 1988, f. 33.
-
J. Gjinari, Kursi i dialektologjisë shqiptare, Tiranë, 1969, f. 36; Shih edhe: Dialektologjia shqiptare, Tiranë, 1975, f. 30.
-
Atlas russkih narodnyh govorov centralnih oblastej k vostoku ot Moskvy, në red. E. R. I. Avanesova, 1957.
-
J. Gjinari, Gjëndja dhe perspektiva e dialektologjisë shqiptare, në “Dialektologjia shqiptare”, I, Tiranë, 1971, f. 15; Pyetësori është botuar prej M. Lambertzit në Lehrgang des Albanischen, T. III, Halle (Saale), 1959, f. 53-59.
-
J. Gjinari, Gjëndja dhe perspektiva e dialektologjisë shqiptare, në “Dialektologjia shqiptare”, I, Tiranë, 1971, f. 15-16; J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, Tiranë, 1989, f. 19-20.
-
S. Floqi, Pyetësori për mbledhjen e materialit dialektor të gjuhës shqipe, “Dialektologjia shqiptare”, I, Tiranë, 1971, f. 371-447.

Pyetësori atlasit dialektologjik të gjuhës shqipe (fonetikë, morfologji, sintaksë, leksik), hartues: J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, Xh. Gosturani, Tiranë, 1979, botuar në “Dialektologjia shqiptare”, VI, Tiranë, 1990, f. 523-558.
-
S. Floqi, Pyetësori për mbledhjen e materialit dialektor të gjuhës shqipe, “Dialektologjia shqiptare”, I, Tiranë, 1971, f. 372 (shënimi 1).
-
Bǔlgarski dialekten atlas: Jugoistočna Bǔlgarija, ed. Stojko Stojkov and S. B. Bernštejn, 1964. Sofia, Bŭlgarska akademija na naukite; Severoistočna Bǔlgarija, ed. Stojko Stojkov, 1966. Sofia: Bŭlgarska akademija na naukite; Jugozapadna Bǔlgarija, 1975, Institut za bŭlgarski ezik. Sofia: Bŭlgarska akademija na naukite.
-
J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologjia, Tiranë, 1997, f. 109, 140.
-
Dialektologjia shqiptare, I, Tiranë, 1971, f. 5. Po aty thuhet edhe se “Ai mund të japë ndihmë edhe sot në gjurmimin e të dhënave të ndryshme dialektore”.
-
Pyetësori atlasit dialektologjik të gjuhës shqipe (fonetikë, morfologji, sintaksë, leksik), hartues: J. Gjinari Gj. Shkurtaj, Xh. Gosturani, Tiranë, 1979, botuar në “Dialektologjia shqiptare”, VI, Tiranë, 1990, f. 523-558. Për strukturën dhe kriteret e hartimit të pyetësorit të ADGJSH-së nuk jepet asnjë shpjegim, çka e vështirëson vlerësimin e tij.
-
Dialektologjia shqiptare, I, Tiranë, 1971, f. 5.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.