Vëzhgime gjuhësore në veprën e Petro Markos Retë dhe gurët (Intervistë me vetveten)
Abstract
Për Petro Markon është shkruar dhe do të shkruhet përsëri. Mbi veprën e tij janë bërë studime e të tjera do të bëhen, të pjesshme a tërësore qofshin ato. Dhe për të gjithmonë do të ketë diçka të re për të thënë apo diçka të thënë ndryshe. Ky proces nuk do të ketë kufij hapësinorë apo kohorë. Dhe kjo e mundësuar, jo vetëm nga pozita e studiuesit, por, në radhë të parë, nga karakteri palimpsestor i veprës që ai na la trashëgim. Në këtë punim të shkurtër jemi ndalur në disa vëzhgime gjuhësore te “Retë e gurët (Intervistë me vetveten)”, një vepër që formalisht i përket prozës. Shkencërisht pranohet se veçoria e përgjithshme e prozës është formësimi i botës artistike me mjete gjuhësore që organizohen stilistikisht në mënyrë të atillë që të mos ndryshojë nga të folurit e zakonshëm. Kjo vepër, edhe pse shenjohet si intervistë, është një manual kujtimesh të shkruara në prozë, duke u gjendur, siç thotë Milivoj Sovar, “midis prozës artistike dhe shkencës”1 dhe “.... bashkojnë interesin historiko-shoqëror me formësimin artistik. Në to mund të theksohet nevoja që të shprehen edhe të përshkruhen si veprimtaria shoqërore, politike dhe shkencore e individëve, ashtu dhe meditimet e tyre ose ngjarjet ku marrin pjesë, gjithmonë në mënyra që i përkasin sferës artistike”2.Downloads
References
-
M. Solar, Hyrje në shkencën për letërsinë, përshtati F. Dado, Tiranë, 2001, f. 153.
-
Po aty, f. 166.
-
Autobiografia e F. Nolit është shkruar në vetën e tretë dhe jo në vetën e parë, në vetën e rrëfimtarit, edhe pse është autobiografi. Narracioni ndryshon vetën, por, gjithashtu, ndryshojnë të gjithë përbërësit gjuhësorë, sidomos ata që lidhen me progresionin tematik, me sintaksën, me asnjanësimin e shprehësisë së stilit në vetërrëfim etj. Shih F. Noli, Autobiografi, në Vëllimin 6, Tiranë, 1996, f. 233-308.
-
Shih, fjala vjen, f. 162, të veprës Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët), Tiranë, 2000.
-
Kemi me qindra fragmente e faqe të tëra kur mbamendjet mund të përfshihen stilistikisht në letërsi artistike. Shih, p.sh., faqet 248, 265 etj. të veprës Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët), Tiranë, 2000.
-
Shih për këtë, fjala vjen, po aty, faqet 162, 324 etj.
-
Po aty, f. 12.
-
Po aty, f. 12-13.
-
Po aty, faqja e pasme.
-
Po aty, f. 552.
-
Po aty, f. 11.
-
R. Bart, Aventura semiologjike, përkthyer nga R. Ismajli, Prishtinë, 1987, f. 48.
-
Po aty, f. 48. Gjithashtu po ky autor shprehet se “Përmes së kryerës së thjeshtë folja hyn në mënyrë impliciste në një varg shkakor, merr pjesë në një tërësi veprimesh solidare dhe të drejtuara, funksionon si shenjë algjebrike e një intence; duke përmbajtur një ndërdymje midis kohësisë dhe shkakësisë, ajo shkakton veprim, përkatësisht e bën Rrëfimin të kuptueshëm… “dhe pikërisht e kryera e thjeshtë është njajo shenjë operatorike përmes së cilës rrëfyesi e shpie shpërthimin e realitetit në një folje të ngushtë dhe të pastër, pa dendësi, pa vëllim, pa shpalosje, i vetmi funksion i së cilës është të bashkojë më shpejtësinë më të madhe të mundshme një shkaka e një qëllim.” Shih më gjerë R. Bart, Aventura semiologjike, përkthyer nga R. Ismajli, Prishtinë, 1987, f. 47.
-
P. Marko, Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët), Tiranë, 2000, f. 68.
-
Po aty, f. 501.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.