Vilma Proko - Jazexhiu, Leksiku terminologjik i agronomisë në gjuhën shqipe, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2012, 178 faqe

Autorët

  • Hajri Shehu

Abstract

Agronomia, si degë e bujqësisë lidhet drejtpërdrejt me fusha e disiplina të vetat, sidomos me pedologjinë, fitotekninë, agrokiminë, makinat bujqësore, pemëtarinë, perimtarinë, lulëtarinë, mbrojtjen e bimëve, pylltarinë etj. Ajo lidhet afras me botanikën, zoologjinë etj. Tërthorazi, lidhet me shkenca jobujqësore (fizikë, kimi etj.). Kjo do të thotë që monografia ka një problematikë të gjerë, e thënë ndryshe, që përfshin edhe këto terminologji. Nga ana tjetër, sot vijon specializimi në gjuhën teknike e shkencore. Specializimi vjen nga veçimi i disiplinave ose nga bashkimi i tyre (kujtojmë inxhinierinë gjenetike). Edhe terminologut i duhet ta veçojë aksh disiplinë nga disiplinat e tjera të dijes e jo vetëm si strukturë konceptore, por edhe si strukturë gjuhësore. Njëherësh, termat ose leksiku terminologjik, në tërësi ndërveprojnë. Të kuptosh e të përcaktosh termin e në përgjithësi, gjuhën e një disipline të shkencës a të teknikës do të thotë të kuptosh e të përcaktosh konceptin që përfshihet virtualisht në të njëjtin proces (p.sh., edhe në agronomi, edhe në kimi). Vështrimi studimor i terminologjisë së agronomisë në këto kahe e me këto lidhje e bën këtë punim mjaft të gjerë e mjaft të vështirë. Megjithatë, autorja ia ka dalë mbanë dhe na ka dhënë një punim me shtjellime mjaft përfshirëse e bindshëm shkencore.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2013-12-11

How to Cite

Shehu, H. (2013). Vilma Proko - Jazexhiu, Leksiku terminologjik i agronomisë në gjuhën shqipe, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2012, 178 faqe. Studime Filologjike, 1(3-4), 195–200. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3412

Numër

Section

Kritikë dhe bibliografi