Konferencë shkencore: Petro Marko - shkrimtari në tri kohë

Autorët

  • Engjëllushe Karaj

Abstract

Më dt. 20 dhjetor 2013, në Bibliotekën Kombëtare u zhvillua Konferenca Shkencore: “Petro Marko - shkrimtari në tri kohë” kushtuar jetës dhe veprës letrare të njërit ndër shkrimtarët e shquar të letërsisë sonë, organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë me rastin e 100-vjetorit të lindjes. Në Konferencë merrnin pjesë, përveç studiuesve nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pedagogë nga Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, doktorantë të shkollës së doktoraturës, pranë QSA-së, studentë dhe dashamirës të veprës së Petro Markos. Konferencën e hapi Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, ndërsa fjalën përshëndetëse e mbajti Ardian Marashi, drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, i cili vuri në dukje ndër të tjera se Petro Marko, me veprën dhe jetën e tij të veçantë do të mbetet gjithmonë i pranishëm në gjirin e shoqërisë shqiptare e cila e priti dhe e deshi shumë këtë autor qysh në krijimet e tij të para.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2013-12-11

How to Cite

Karaj , E. (2013). Konferencë shkencore: Petro Marko - shkrimtari në tri kohë. Studime Filologjike, 1(3-4), 211–215. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3417

Numër

Section

Jeta shkencore