Mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe

Autorët

  • Gustav Meyer

Abstract

Nga “Rruga detare” në Korfuz shijohet pamja e maleve shqiptare. Këtej jeta e harlisur në dritën e kthjellët të pranverës, ullishtat e ndritshme dhe portokallet me gjethet e tyre të errëta, dhe nga lart, të ndara vetëm nga ngushtica e vogël e detit, sundojnë lartësitë e errëta e të zymta. Fshatra të vegjël kanë mbirë mbi shkëmbinj dhe majat janë të mbuluara me borë: janë atje në gjithë magjinë e botës greke, si një enigmë, si një botë e huaj e jo mikpritëse. “Këtu endet ujku, shqiponja mpreh kthetrat, këtu banojnë njerëz të egër si ujku e si shqiponja”. Të shumta janë lëvdatat e thurura nga lordi Bajron për këta njerëz, dhe Georg von Hahni bëri për zakonet dhe institucionet e tyre studime të gjata e plot dashuri. Megjithatë vetëm ngjarjet politike të viteve të fundit tërhoqën vëmendjen e gjithë botës mbi shqiptarët. Tani dihet se ata janë një element i rëndësishëm në gadishullin Ballkanik, një element që në çdo mënyrë duhet ta marrin në konsideratë si grekët ashtu edhe sllavët. Sidomos sllavëve shqiptarët u rrinë përpara me pushkë në dorë, por edhe praktikat miqësore të grekëve deri tani nuk kanë pasur ndonjë rezultat të mirë.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Marrë nga: G. Meyer, “Della lingua e della letteratura albanese”, Nuova Antologia, vol. L, Serie II, 1885, f. 585-607. Përktheu Anila Omari.

Downloads

Published

2014-12-10

How to Cite

Meyer, G. (2014). Mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe. Studime Filologjike, 1(3-4), 143–162. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3478

Numër

Section

Materiale dhe dokumente