Mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe
Abstract
Nga “Rruga detare” në Korfuz shijohet pamja e maleve shqiptare. Këtej jeta e harlisur në dritën e kthjellët të pranverës, ullishtat e ndritshme dhe portokallet me gjethet e tyre të errëta, dhe nga lart, të ndara vetëm nga ngushtica e vogël e detit, sundojnë lartësitë e errëta e të zymta. Fshatra të vegjël kanë mbirë mbi shkëmbinj dhe majat janë të mbuluara me borë: janë atje në gjithë magjinë e botës greke, si një enigmë, si një botë e huaj e jo mikpritëse. “Këtu endet ujku, shqiponja mpreh kthetrat, këtu banojnë njerëz të egër si ujku e si shqiponja”. Të shumta janë lëvdatat e thurura nga lordi Bajron për këta njerëz, dhe Georg von Hahni bëri për zakonet dhe institucionet e tyre studime të gjata e plot dashuri. Megjithatë vetëm ngjarjet politike të viteve të fundit tërhoqën vëmendjen e gjithë botës mbi shqiptarët. Tani dihet se ata janë një element i rëndësishëm në gadishullin Ballkanik, një element që në çdo mënyrë duhet ta marrin në konsideratë si grekët ashtu edhe sllavët. Sidomos sllavëve shqiptarët u rrinë përpara me pushkë në dorë, por edhe praktikat miqësore të grekëve deri tani nuk kanë pasur ndonjë rezultat të mirë.Downloads
Download data is not yet available.
References
-
Marrë nga: G. Meyer, “Della lingua e della letteratura albanese”, Nuova Antologia, vol. L, Serie II, 1885, f. 585-607. Përktheu Anila Omari.
References
Marrë nga: G. Meyer, “Della lingua e della letteratura albanese”, Nuova Antologia, vol. L, Serie II, 1885, f. 585-607. Përktheu Anila Omari.
Downloads
Published
2014-12-10
How to Cite
Meyer, G. (2014). Mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe. Filology Studies, 1(3-4), 143–162. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3478
Issue
Section
Materiale dhe dokumente
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
