Jorgji Gjinari për metodologjinë e studimit të dallimeve dialektore në fushën e morfologjisë
Abstract
Të vlerësosh studiuesin Jorgji Gjinari si gjuhëtar nuk është e lehtë, sepse veprimtaria e tij kërkimore-shkencore e botuese është e pasur, e larmishme për nga tematika e problematika që trajton dhe, mbi të gjitha, me mjaft kontribute. Nën drejtimin e tij u hodhën bazat e dialektologjisë shqiptare si shkencë, një veprimtari shkencore e organizuar, që nisi me krijimin e sektorit të dialektologjisë, me krijimin e kartotekës dhe të fonotekës dialektore, e duke vijuar më tej, nën drejtimin e tij, me hartimin e skicave e monografive për të folmet e shqipes, për dukuri dialektore fillimisht të pjesshme e të shkëputura nga sfera të ndryshme të gjuhës e më pas për veçoritë e të folmeve për të gjitha sferat e gjuhës. Po ashtu nën drejtimin e Gjinarit u bënë edhe studime përgjithësuese për dukuri të veçanta dialektore ose për grupe të folmesh e për të gjitha të folmet të marra së bashku. Përveçse një organizator i talentuar si drejtues i departamentit të dialektologjisë, Gjinari është autor i një vargu monografish për të folme të ndryshme të shqipes, autor i veprës Dialektet e gjuhës shqipe (Tiranë, 1989), e cila është vepra më e plotë e përgjithësuese mbi dialektologjinë e gjuhës së sotme shqipe. Po ashtu, ai është bashkautor dhe drejtues i veprës madhore Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe (Napoli, 2007). Nuk mungojnë kontributet e tij edhe në fusha të tjera të albanologjisë, si dialektologji historike, prejardhja e gjuhës shqipe, gjuhë letrare etj.Downloads
References
-
Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe, Vëllimi I, Napoli, 2007, f. 14-15.
-
J. Gjinari, Sistemi i fonemave bashkëtingëllore të dialekteve të shqipes i krahasuar me sistemin e gjuhës letrare, SF, 1977, 4, f.3-35; Sistemi fonologjik i zanoreve të dialekteve të gjuhës shqipe, SF, 1983, 2, f. 50-91.
-
J. Gjinari, Sprovë për një klasifikim të dallimeve morfologjike të dialekteve të gjuhës shqipe, SF, 1984, 3, f. 89-105.
-
N. S. Trubeckoi, Phonologie und Sprachgeographie (1931).
-
L. Heilmann, Per una dialettologia strutturale, in “Communications et rapports du Premier Congrès International de dialectologie générale”; part I, Louvain, 1964, f. 94-97.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.