Sintetizmi si tipar i proceseve fjalëformuese në gjuhën shqipe
Abstract
Analitizmi dhe sintetizmi në gjuhë janë parë përgjithësisht të lidhur me trajtëformimin. Ky konceptim i ngushtë zë fill me August Shlegelin, me të cilin lidhet klasifikimi tipologjik i gjuhëve në izoluese, aglutinative (me afikse) dhe flektive. Nevoja për të bërë dallimin midis gjuhëve flektive me eptim shumë të zhvilluar, si sanskritishtja, greqishtja e vjetër e latinishtja, nga gjuhë pa eptim emëror, si anglishtja e frëngjishtja, e shtyu Shlegelin t’i ndante gjuhët flektive në sintetike dhe analitike. Kështu, në veprën Observations sur la langue et la littérature provençales (1818), ai shkruan: “Gjuhë analitike janë ato që përdorin nyjën përpara emrave, përemrat vetorë përpara foljeve, që në zgjedhim përdorin foljet ndihmëse, parafjalët në vend të mbaresave rasore që u mungojnë, që shkallët e krahasimit të mbiemrave i shprehin me ndajfolje e kështu me radhë. Gjuhë sintetike janë ato që janë të privuara nga të gjitha këto mjete perifrazimi.” Ndonëse për ndarjen e gjuhëve në analitike dhe sintetike Shlegeli merr si kriter mënyrën se si fjalët i ndërtojnë format e tyre, në veprën e sapocituar ai përmend edhe kompozimin, p.sh. kur thotë se sanskritishtja ua kalon gjuhëve të tjera sintetike “në aftësinë për të formuar fjalë të përbëra (des mots composés)”Downloads
References
-
A. W. Schlegel, Observations sur la langue et la littérature provençales, 1818, f. 16.
-
Po aty, f. 17.
-
Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe, II, Tiranë, 1976, f. 10–12; shih edhe F. Agalliu, R. Memushaj, M. Reso, Hyrje në gjuhësi, 1986, f. 284.
-
Theo Vennemann, Agglutination – Isolation – Flexion? Zur Stimmigkeit typologischer Parameter në S. Heinz and U. Wandruszka (eds.), Fakten und Theorien: Beiträge zur romanischen und allgemeinen Sprachwissenschaft: Festschrift für Helmut Stimm zum 65. Geburtstag, Tübingen (Gunter Narr), 1982, f. 327–334..
-
G. K. Zipf, Human Behaviour and the Principle of the Least Effort, Addison-Wesley Press Inc., Cambridge, Massachusetts, 1949, f. V.
-
Struktura binare e kompozitave vërtetohet edhe për kinezishten, siç duket te zhongguohua, e formuar nga tema e përbërë zhongguo dhe tema e thjeshtë hua dhe te zhenminzhibao, e formuar nga dy tema të përbëra: zhenmin dhe zhibao.
-
A. Kostallari, Mbi disa veçori strukturore e funksionale të gjuhës letrare shqipe të kohës sonë, Studime filologjike, 1970, 2, f. 37.
-
A. Kostallari, Mbi disa drejtime të përsosjes së sistemit e të strukturës së gjuhës sonë letrare, SF, 1982, 2, f. 24.
-
Një studim shterues i një korpusi ndajfoljesh të formuara me prapashtesa, që përfshin lëndë leksikore deri në vitin 2003, është monografia e J. Thomait “Veçori leksiko-semantike të ndajfoljeve me prapashtesa në gjuhën shqipe” (2004).
-
Shih: A. Kostallari, Disa veçori të fjalës së përbërë në gjuhën shqipe në “Studime mbi leksikun dhe fjalëformimin në gjuhën shqipe”, I, Tiranë, 1972, f. 85.
-
Megjithatë, lidhëzat e përngjitura prej tri pjesësh në fjalorët normativë të shqipes jepen përgjithësisht me theksin mbi fjalën e parafundit, si p.sh.: megjíthatë, megjíthëkëtë, megjíthëqë, megjíthëse, meqénëqë, meqénëse, ndónëse, përvéçqë, përvéçse, qëkúrse, sadóqë, sikúndërqë, sikúndërse, me përjashtim të lidhëzave gjithsahérë, josemë , posa ë , sadomós, sikursé, të cilat, edhe pse kanë strukturë të ngjashme me të parat, jepen me theks mbi fjalën e fundit (Shih: Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980; Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006). Theksimi mbi fjalën e parafundit jo vetëm që thyen rregullën e theksimit të fjalëve të përngjitura, por krijon edhe probleme drejtshkrimi te lidhëzat megjíthatë, megjíthëkëtë, megjíthëqë, meqénëqë, përvéçqë, sikúndërqë, të cilat duhen shkruar pa këtë ë fundore, meqë kjo zanore e patheksuar del dy rrokje pas theksit.
-
Për listën e fjalëve të përngjitura të të gjitha klasave, shih L. Buxheli, Fjalët e përngjitura në gjuhën shqipe, Botimet Kumi, Tiranë, 2009, f. 294–312.
-
Fjalët herëdokur dhe vetëmevete dëshmohen që para vitit 2009 (shih L. Buxheli, Fjalët e përngjitura…, f. 307 dhe 312).
-
L. Buxheli, Fjalët e përngjitura në gjuhën shqipe, f. 148.
-
Kompozita baltëhedhje mund të merret më fort si formim nga shprehja foljore hedh baltë, ashtu si frymëmarrje rrjedh nga marr frymë etj.
-
Në kompozita të tilla A. Kostallari sheh “një proces të pambaruar kalimi nga një fjalë e bashkëngjitur në një fjalë të përbërë me përcaktim rasor” (Mbi disa veçori të fjalës së përbërë në gjuhën shqipe në “Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe”, Tiranë, 1972, f. 83–84. Sipas tij, “me njëfjalësimin e sintagmave të tipit vend kalimi (trajta e shquar vendi i kalimit), domethënë me krijimin e fjalëve të përbëra të tipit vendkalim-i, marrëdhëniet sintaksore ndërmjet fjalëve vend e kalim (përkatësisht edhe marrëdhëniet ndërmjet nocioneve që shënohen prej tyre), që në sintagmë shpreheshin drejtpërdrejt me tregues rasorë të tipit sintetik e analitik (në trajtën e pashquar me treguesin -i të rrjedhores dhe në trajtën e shquar me nyjën e përparme i të gjinores e me mbaresën -t njëkohësisht), nuk shprehen më drejtpërdrejt, por dalin sipas vendit të përbërësve në mënyrë të ndërmjetuar kuptimisht, treguesit e drejtpërdrejtë mënjanohen dhe krijohet një strukturë e mbyllur sintetike, e cila hyn në marrëdhënie me njësitë e tjera të leksikut si njësi e vetme e tërësore (krhs. vendi i kalimit të këmbësorëve dhe vendkalimi i këmbësorëve)” (A. Kostallari, Mbi disa drejtime të përsosjes së sistemit…, art. i cit., f. 25).
-
Te këmishënatë, tregues i njëfjalësimit është errësimi i mbaresës rasore e në ë, që është tregues i gjinisë femërore të kompozitës.
-
Sh. Islamaj, Prirje fjalëformuese në kontekstin e ri sociolinguistik në “Gjuha, teksti dhe konteksti”, Prishtinë, 2014, f. 120.
-
Mbiemri ngjyrëjargavan mund të shihet edhe si i formuar nga njëfjalësimi i sintagmës ngjyrë jargavani, shoqëruar me humbjen e mbaresës rasore -i.
-
Në literaturën tonë gjuhësore si kompozita ekzocentrike janë marrë edhe fjalët e përbëra të tipit emër + mbiemër, si zemërbardhë, vetullhollë, buzëbardhë, mustaqezi etj. (A. Kostallari, Mbi disa veçori të fjalës së përbërë në gjuhën shqipe në “Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe”, I, Tiranë, 1972, f. 89–90). Në të vërtetë, qysh nga L. Blumfildi, endocentrike quhen ato ndërtime sintaksore të cilat “i përkasin së njëjtës klase formale si koka a bërthama e tyre” dhe kryejnë të njëjtat funksione si koka e tyre, kurse ekzocentrike “frazat të cilat nuk i përkasin klasës formale të asnjërit prej përbërësve” (L. Bloomfield, Language 1933, f. 194).
-
Gramatika e gjuhës shqipe, 1, vep. e cit., f. 200.
-
Pikërisht për shkak se mbiemrat dhe ndajfoljet, si fjalë që tregojnë cilësi, ndërkëmbehen me njëri-tjetrin, në gramatikën gjenerative ndajfoljet nuk numërohen si kategori leksikore dhe as flitet për sintagma ndajfoljore.
-
Shih: Gramatika e gjuhës shqipe, 1, vep. e cit., f. 354, § 7.22.7.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.