Mina Tili Gero
Fier, 5 nëntor 1946 – Fort Collins (Colorado, USA), 18 korrik 2016.
Abstract
Njeriu i mirë dhe i thjeshtë si kalliri kokërrplotë, pedagogu i dashur e i respektuar, studiuesi i mirëpërgatitur, i palodhur dhe i përkushtuar i gjuhës shqipe, miku ynë i vyeshëm, profesor Mina Geroja, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta larg vendlindjes, në Fort Collins të Kolorados të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe prehet në qetësi. Pedagog i lindur. I prirë për të mësuar, Shkollën fillore e ka mbaruar në Tiranë dhe shtatëvjeçaren në Durrës. I prirë për t’u mësuar të tjerëve, mbaroi shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, në vitin 1964. Zgjodhi me vetëdije studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës që përgatiste mësues të gjuhës dhe letërsisë shqipe për shkolla të mesme, të cilat i përfundoi me rezultate të larta në vitin 1968. Në shkurt të vitit 1969 u emërua në fillim asistent-pedagog e më pas pedagog, në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar të Shkodrës (më pas Instituti i Lartë Pedagogjik 3 e 4-vjeçar, sot Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku për më shumë se 32 vite u shqua si pedagog i zellshëm, i përkushtuar i gjuhës shqipe, i dashur dhe i respektuar nga studentët e kolegët.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2017-06-09
How to Cite
Përnaska, R. (2017). Mina Tili Gero: Fier, 5 nëntor 1946 – Fort Collins (Colorado, USA), 18 korrik 2016. Studime Filologjike, 1(1-2), 243–247. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3642
Numër
Section
Nekrologji
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
