Letërsia e vjetër shqipe si objekt vëzhgimesh ndërdisiplinore: Vlera e veçanti shkrimtarie ndër autorë dhe vepra

Autorët

  • Evalda Paci

Abstract

Ekzistenca e një traditë solide studimesh dhe gjurmimesh mbi letërsinë e vjetër shqipe dhe autorët kryesorë që e përfaqësojnë atë, dëshmon rëndësinë që kjo periudhë kohore, që kapërcen dy shekuj, vijon të ketë për studimet shqiptare dhe disiplina të veçanta të tyre. Janë studiuar prej kohësh tekstet themelore të këtyre veprave, aspekte të individualitetit të autorëve që ndërmorën të përpilonin të tilla vepra, çështje të ndikimit të secilit prej modeleve të kohës apo dhe prej kulturave që kanë pasur rol në formimin e tyre. Nuk mungojnë studime mbi çështje të autorësisë në lidhje me disa vepra të kësaj letërsie, ndërkohë që nga ana e historianëve të mesjetës së vonë shqiptare janë kryer dhe hulumtime të natyrës arkivore mbi dokumentacionin që hedh dritë mbi rrethanat e realizimit të veprave të saj si dhe me biografinë e vetë autorëve të sipërpërmendur. Përbën një periudhë e tillë një prej harqeve kohore më të rëndësishme për historinë e shkrimit shqip dhe letërsinë e shkruar shqipe.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Pothuaj te të gjithë autorët e kësaj letërsie është e mundur të gjurmohet çështja e shqipërimit të tekstit biblik në gjuhën shqipe. Mbeten pararojë në këtë drejtim autorë si Gjon Buzuku dhe Pjetër Bogdani, pa lënë mënjanë as të njëjtën prirje në pjesë të caktuara të veprave të shqipëruara nga Pjetër Budi apo në fragmente që janë risjellë në Doktrinën e vitit 1743 nga Gjon Nikollë Kazazi.

  2. U shtojmë konsideratave të mësipërme faktin që vetë autori e pasuroi veprën në hyrje të saj me modele poetike të një vlere të konsiderueshme për nga shkalla e arritjes dhe modelit tekstor që evokojnë, duke na u ofruar ndër të tjera dhe në gjuhët e kulturës së kohës.

  3. Shih në veçanti R. Ismajli, Pjetër Budi: Poezi, Botime ASHAK, Prishtinë, 2006, në të cilën përmbahen mjaft pjesë të përzgjedhura nga krijimtaria dhe nga përpilimet e këtij autori të letërsisë së vjetër shqipe.

  4. H. Lacaj, Pjetër Budi, vjershëtor i parë i letërsisë sonë, në “Studime filologjike”, nr. 4, 1966, f. 151-158.

  5. Për të tilla analiza dhe përshkrime shih në veçanti pjesën e dytë të veprës së Pjetër Bogdanit (1685) në P. Bogdani, Cuneus prophetarum (Çeta e profetëve), botim kritik përgatitur nga A. Omari, Tiranë, 2005.

Downloads

Published

2017-12-09

How to Cite

Paci, E. (2017). Letërsia e vjetër shqipe si objekt vëzhgimesh ndërdisiplinore: Vlera e veçanti shkrimtarie ndër autorë dhe vepra. Studime Filologjike, 1(3-4), 39–48. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3645