“Loja” si përballje mendësish e stukturash në dramat e Camajt

Autorët

  • Laura Smaqi

Abstract

Shumësia kuptimore e “Lojës” është një aspekt mjaft interesant në dramat e M. Camajt. Larg të qenit vetëm sinonim i pjesës teatrale (“lojë në 2 pjesë”), lojës skenike – si tërësi e veprimeve dhe lëvizjeve të aktorëve në skenë apo e mënyrës si luhet një pjesë, ajo është përballje e vazhdueshme e kohëve dhe e individëve, e ligjeve dhe mendësive. Loja si dredhi e si ndryshim i shpejtë a përmbysje situatash bashkohet me lojën strukturore të ndërtimit të skenave, ku vërtet ka dukje (“dukë”) si sinonim të aktit teatral, por shumë më tepër përtej dukjeve, përtej asaj që shfaqet, qëndron enigma, e cila mbulohet e fshihet përmes lojës. Dramat “Loja e mbasdrekes’’ dhe “Kandili i argjendit’’ Martin Camaj i quan “lojë teatrale’’, nuk i quan as dramë as komedi. Ky emërtim nuk është i paqëllimtë. Në letërkëmbimin me Prof. K. Velçën më 25. 07. 1991 ai shprehet: “Drama, loja teatrale në përgjithësi, për mue qe gjinia letrare ma e vështira. Jam marrë me këtë gjini qysh në Shkodër, në kolegj, ku si nxanës provova dhe paraqitjen në skenë, si aktor. Përmbi 40 vjet ndjeka dramën si spektator kudo, Itali, Gjermani, USA.” “Më pëlqen emërtimi “lojë teatrale” sepse shlirohen kategorizimet (dramë, tragjedi, komedi)”1. Dëshira për ta çliruar krijimin letrar prej kategorizimeve është një prej tipareve më karakteristike të Camajt, që shoqëron gjithë veprën e tij. Kjo lojë e Camajt e bën tekstin e tij dramatik të ketë një ndërtim e konceptim jo thjesht të një pjese që vihet në skenë, por që orienton drejt leximit e që brenda tekstit teatral bën të pranishëm një variant të “odës së burrave” apo pleqësisë.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. K. Velça, “Ç'më ka shkruar Martin Camaj para se të vdiste?”, Shekulli n. 52, 06. 03. 1999, f. 16.

  2. J. Laplanche; B. Pontalis, Vocabulaire de la psychanalyse, Paris, PUF, 1967, f. 61.

  3. M., Camaj, “Loja e mbasdrekes”, Vepra letrare 5, f. 23.

  4. Po aty, f. 39.

  5. Po aty, f. 54.

  6. Shih shën. 1

  7. Ibidem.

  8. M., Camaj, “Loja e mbasdrekes”, Vepra letrare 5, f. 71.

  9. Po aty, f. 74-75.

Downloads

Published

2010-06-01

How to Cite

Smaqi , L. (2010). “Loja” si përballje mendësish e stukturash në dramat e Camajt. Studime Filologjike, (3-4), 115–120. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4057