Menella Totoni
(1935-2010)
Abstract
Para pak kohësh, u nda nga jeta njëri prej gjuhëtarëve të shquar shqiptarë të pas Luftës së Dytë Botërore, dialektologu dhe sintaksologu vrojtimprehtë, miku dhe kolegu ynë i paharrueshëm, fjalëpak dhe bukëshumë, Menella Marko Totoni. Lindi në Përmet më 25 mars 1935 dhe vdiq në Aurora të Ontarios në Kanada më 6 shtator 2010. Shkollën fillore dhe unike i kreu në Përmet, kurse shkollën e mesme pedagogjike e kreu në Gjirokastër (1950-1954). Studimet e larta i kreu në degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës (1954-1958). Për rezultate të shkëlqyera në studimet universitare u emërua bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, ku punoi për thuajse një çerek shekulli (1958-1982). Më 1980 mbron një disertacion (Klasifikimi strukturor-semantik i frazave me fjali të nënrenditura) dhe merr gradën “Kandidat i shkencave”, kurse më 1993 mbron një disertacion të dytë (Gjymtyrët e fjalisë: kryefjala, kallëzuesi, përcaktori e përcaktori kallëzuesor) dhe merr gradën “Doktor i shkencave filologjike”. Arritjet shkencore të këtij disertacioni janë shumë të çmueshme, janë fryt i një pune kërkimore të gjatë, thelbi i të cilave është pasqyruar në veprën madhore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë “Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe”. Më 1994, për punë shembullore, shkencore e pedagogjike, i jepet titulli profesor.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2010-06-01
How to Cite
Përnaska , R. (2010). Menella Totoni: (1935-2010). Studime Filologjike, (3-4), 249–252. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4069
Numër
Section
Nekrologji
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
