Evolucioni paralel i nyjave të përparme e të prapme në gjuhën shqipe

Autorët

  • Aristotel Spiro

Abstract

Prapavendosja e nyjës shquese është një nga ballkanizmat kryesore që haset në shqipe, rumanishte, bullgarishte dhe maqedonishte. Në gjuhën shqipe problemi i nyjave është nga më të diskutuarit. Një literaturë e gjerë e dëshmon këtë. Mund të përmendim këtu emrat e disa gjuhëtarëve, si F. Bopp, D. Camarda, G. Meyer, H. Pedersen, N. Jokl, A. Graur, N. Mjeda, M. La Piana, S. Riza, E. Çabej, B. Bokshi, Sh. Demiraj, K. Topalli, M. Domi, I. Ajeti, F. Agalliu, E. Likaj, A. Dhrimo etj., të cilët kanë kontribuar në një mënyrë ose një tjetër gjatë dy shekujve të fundit për zgjidhjen e këtij problemi të mprehtë të gjuhës shqipe2. Ky problem është shfaqur në formën e një debati të vazhdueshëm rreth pyetjeve: “Cila është origjina e nyjës shquese të prapavendosur në shqipe? “, “Cila është më e hershme, nyja e përparme apo nyja e prapme? “domethënë “Nyja e përparme ka rrjedhur nga nyja e prapme apo përkundrazi nyja e prapme ka rrjedhur nga nyja e përparme?”.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Me termin “maqedonishte” nënkuptojmë këtu gjuhën sllave jugore, që flitet në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e cila nuk ka lidhje me gjuhën e maqedonëve të lashtë. Historikisht është dialekt i bullgarishtes, por pas Luftës II Botërore është përpunuar si gjuhë e veçantë (Shih Sh. Demiraj, Gjuhësi ballkanike, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2004: 76-77, 79).

  2. Një pamje mjaft informuese jep S. Riza, i cili përshkruan në mënyrë kritike historikun e trajtimeve të nyjave kryesisht nëpër tekstet gramatikore e shqipes (shih: “Historiku e kritika e trajtimeve të deritanishme të nyjave të shqipes nga gramatikanët përshkrues”, Studime filologjike, 3-4, 1991: 87-115).

  3. Shih më gjerë: Sh. Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe. Tiranë, 1985: 308.

  4. S. Riza mendon se “parandejtimi dhe prapangjitja e nyjës shquese ishin barabar primarë në kushte kategoriale dhe sintaksore të pabarabarta” (“Probleme të nyjave të shqipes”, Studime filologjike, 1, 1982: 121) dhe ngjashmërisht B. Bokshi mendon se nyja shquese e shqipes ka ndryshuar vendin nga paravendosja në prapavendosje (Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike, Tiranë 2008: 88, 157-158). Të qenët e një nyje shquese të paravendosur në shqipe është një hipotezë e padëshmuar dhe e pavërtetuar nga asnjë studiues. Supozimi mbështetës se mund të ketë pasur një periudhë që shqipja nuk kishte fleksion dezinencial nominal (B. Bokshi, po aty, 88-89) del i pavërtetuar. Lihet të nënkuptohet sikur nga koha e mbaresave i. e. në kohën e mbaresave të sotme ka pasur një “intermezzo” pa mbaresa rasore, gjë që nuk mund të provohet. Mendimi i B. Bokshit se “shqipja kishte mbetur pa fleksion dezinencial nominal që në prag të huazimeve latine” (po aty, 93) duke marrë veçori analitike vështirë se pranohet, meqenëse duhet argumentuar bindshëm cilat mund të kenë qenë arsyet e kthimit të rishëm drejt sintetizmit. K. Topalli, nga ana e tij, e shpjegon shfaqjen e nyjës së prapme përmes një sintagme gjenitivale të tipit “*i mish i dash, ku secili emër ka marrë para tij përemrin dëftor, që shërben për ta shquar atë” (K. Topalli, Nyjat e shqipes, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë 2009: 63-65). Ky mjedis sintaksor duhet të shfajësojë përdorimin e njëkohshëm të të njëjtit mjet gramatikor (dëftorit) dhe shprehjen e raporteve të varësisë me formën emërore. Pra, si shprehen raportet e varësisë mes gjymtyrës së dytë (*i dash), përderisa dëftori mbetet në rasën emërore? Argumenti i rendit të gjymtyrëve mbetet i dyshimtë, pasi rendi si shprehës raportesh varësie mbetet këtu në kuadrin e një supozimi.

  5. E. Çabej, “Rreth disa çështjeve të historisë së gjuhës shqipe”, Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shkencat Sh6 Sh. Demiraj, po aty, 313.

  6. Nyjat e shqipes, Tiranë 2009: 176-177.

  7. Shih, p. sh., Sh. Demiraj, Morfologjia historike e shqipes, I, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Tiranë 1973: 81; K. Topalli, po aty, 74-75.

  8. Kjo tezë gjendet e formuluar për herë të parë tek A. Spiro, “The Parallel Evolution of Postpositive and “Prepositive” Articles in Albanian, Albanohellenica, No.2 (2000-2001): 46. Nga një bazë e njëjtë niset edhe K. Topalli (Nyjat e shqipes, Tiranë 2009: 61), i cili merr si pikënisje të lindjes së nyjës shquese “sintagmën gjenitivale”.oqërore. 3, 1963: 78.

  9. Nyjën e përparme e interpreton si pjesë përbërëse të mbiemrit edhe E. Çabej (shih: po aty, 3, 1963: 82).

  10. Sh. Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Tiranë, 1985: 306.

  11. Ch. Lehmann, “Grammaticalization: Synchronic Variation and Diacronic Change”, Lingua e Stile, 3, 1985: 304.

  12. Siç thotë Sh. Demiraj, po aty, 332, “zhvillimi i tyre si nyja duhet të jetë kryer, të paktën, disa shekuj para përngjitjes së tyre me emrat”. Prania e nyjës së prapme në të gjitha të folmet shqiptare e bën atë të mendojë për një “vjetërsi relativisht të madhe të përngjitjes së formave rasore të nyjave të prapme” (po aty).

  13. S. Riza, “Probleme të nyjave të shqipes”, Studime filologjike, 1, 1982: 123.

  14. H. Pederseni mendon se këtu kemi të bëjmë me gjenitiva (Albanesische Texte mit Glossar, Leipzig, 1895: 138). Po kështu mendon edhe B. Bokshi (po aty, 88, si dhe “Emrat e ditëve të javës – dëshmi e një gjendjeje të lashtë të fleksionit emëror të shqipes”, Studime filologjike shqiptare, Konferencë shkencore, 21-22 nëntor 2007. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës – Akademia e Shkencave e Shqipërisë,

  15. Prishtinë 2008: 315-330).

  16. Është e vërtetë se ekzistojnë disa trajta përemërore që formalisht janë amalgama dhe fonetikisht përbëjnë fjalë të përftuara nga përngjitja e nyjës së përparme dhe e përemrit (gjë që në të shkruar pasqyrohet me fjalë të veçantë), por këto mund të interpretohen si raste të izoluara jashtësistemore të dy serive të mbyllura leksikogramatikore (nyjave dhe përemrave).

  17. Thuhet madje sikur kjo është një dukuri në shqipe sui generis dhe bëhet fjalë për lakim në ballë të fjalës (! ! ! ) (shih Sh. Demiraj, po aty, 317).

  18. Për një evolucion paralel të nyjave bën fjalë edhe Sh. Demiraj, po aty, 337, por nuk sqaron se ç’nënkupton me këtë dhe as si paraqitet ky evolucion.

Downloads

Published

2009-12-14

How to Cite

Spiro, A. (2009). Evolucioni paralel i nyjave të përparme e të prapme në gjuhën shqipe. Studime Filologjike, (3-4), 163–172. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4235

Numër

Section

Probleme dhe diskutime