Aktet e takimit vjetor ndërkombetar të Institutit “Alb-shkenca”, Tiranë - Prishtinë - Shkup, 2009
Abstract
Këshilli Botues i revistës “Aktet e Takimit Vjetor Ndërkombëtar të Institutit Alb‐Shkenca” paraqiti së fundmi Vëllimin II kësaj reviste. Ky vëllim erdhi si rezultat i Takimit të Tretë të Institutit Alb‐Shkenca(IASH), mbajtur në 1‐3 Shtator 2008 në Tiranë. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues pothuajse nga të gjitha universitetet publike dhe private të Shqipërisë, nga shumë universitete të Kosovës dhe të Maqedonisë, përfaqësues të institucioneve privatet ndrzshme, si dhe të organizatave qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës. Në të u prezantuan mbi 450 punime shkencore duke e bërë këtë takim më të madhin për nga pjesëmarrja, që është organizuar ndonjëherë në trojet shqiptare. Kjo veprimtari përbën gjithashtu edhe një nga ngjarjet shkencore më të rëndësishme për kombin për vitin 2008. Për të mbështetur interesin e madh të kërkuesve për të botuar punimet e tyre si dhe për të përmirësuar dhe standardizuar procesin e redaktimit të punimeve sipas modeleve ndërkombëtare, Këshilli Botues i “Akteve të Takimit Vjetor Ndërkombëtar të IASH” riorganizoi strukturën e tij operative. Kështu, krahas kryeredaktorit Robert Magari, u caktuan edhe redaktorë që mbulojnë fushat kryesore të shkencës. Për shkencat albanologjike këtë detyrë e kryen Begzad Baliu (Prishtinë), Kristaq Jorgo (Tiranë) dhe Zeqirja Neziri (Shkup).Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2009-12-14
How to Cite
Martiri , I. (2009). Aktet e takimit vjetor ndërkombetar të Institutit “Alb-shkenca”, Tiranë - Prishtinë - Shkup, 2009. Studime Filologjike, (3-4), 195–197. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/4240
Numër
Section
Kritikë dhe bibliografi
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
