Nga linguistika te estetika e politika

Romantiku i parë shqiptar, Jeronim De Rada, në studimet e Arshi Pipës

Autorët

  • Agron Y. Gashi

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v74i1-2.986

Abstrakti

Në këtë punim studimor do të analizojmë konceptet dhe mendimet e studiuesit të njohur Arshi Pipa për romantikun e parë shqiptar, Jeronim de Rada. Punimi ynë ka për bazë trilogjinë studimore të Arshi Pipës Trilogia Albanica II, Hieronymus De Rada (1978), një analizë që shtrihet nga linguistika (leksiku, morfologjia, sintaksa) te estetika e politika. Ne do të provojmë t‘i vëmë në pah çështjet kryesore që shtrohen në këtë studim, si: gjuha, prozodia, ideologjia, stili dhe aspekte të tjera që diskutohen në mes letërsisë dhe linguistikës. Përgjatë këtij shkrimi metakritik, ne diskutojmë dorëshkrimet e romantikut të parë përballë studiuesit të tij, duke u ndalur veçanërisht në gjuhën, metrikën e shqiptimin stilistik e deri te poetika e romantizmit, në mënyrë që të zbërthejmë fenomene letrare dhe ekstraletrare. Shqyrtimi që kemi në fokus, po ashtu do të ketë për bazë metodën e kërkimit, nga interpretimi filozofik, krahasues, sociolinguistik e perspektiva sociale, deri te kritika e analiza filologjike e tekstit. Ndërsa, konteksti letrar shtrihet përgjatë romantizmit në letërsinë shqipe për t‘u shtrirë në romantizmin evropian, konkretisht te arbëreshët e Italisë, si frymë autentike dhe si formë universale, me të gjitha premisat e romantizmit evropian. Prandaj, në këtë studim do të qëndrojmë në truallin e kërkimeve imanente, si kritikë dhe metakritikë njëkohësisht, duke hetuar çështje e fenomene letrare, linguistike dhe politike, të cilat studiuesi Arshi Pipa i ka të mbështetura në gjuhësinë teorike evropiane dhe teoritë letrare moderne.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2023-05-29

Si të citoni

Gashi , A. (2023). Nga linguistika te estetika e politika: Romantiku i parë shqiptar, Jeronim De Rada, në studimet e Arshi Pipës. Studime Filologjike, 74(1-2), 135–144. https://doi.org/10.62006/sf.v74i1-2.986