Roli i letërsisë në formimin e imagjinarit të një vendi
Rasti i letërsisë Shqipe në Itali
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v74i1-2.987Abstract
Fokusi i këtij studimi është identiteti kulturor i një vendi në raport me paraqitjen e tij në botë nëpërmjet teksteve letrare. Çfarë e përcakton identitetin letrar të një tradite? Çfarë e bën atë unike në raport me letërsitë e tjera? Çfarë mund të themi për orientimin e kritikës letrare pas botimeve të para të autorëve/autoreve shqiptarë/e që tashmë janë pjesë e së ashtuquajturës ‗letërsi migrante‘?
Bazuar në faktin se imazhet kulturore, letrare, kinematografike dhe mediatike mund të transformojnë realitetin, mund të krijojnë dhe ushqejnë stereotipe, konflikte e mund të ndryshojnë mënyrën e të menduarit, ky artikull trajton çështjen e vetëprezantimit të një komuniteti dhe trajtimit që i bëhet nga kritika e huaj. Arsyeja pse jemi përqendruar te autorët shqiptarë që shkruajnë në italisht është se ata përbëjnë numrin më të madh të ‗letërsisë migrante‘ në Itali.
Downloads
Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
