Intertekstualiteti i poezisë së Camajt si evokim i traditës

Auteurs

  • Ledi Ikonomi

DOI :

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3296

Résumé

Poezia e Camajt është arritje dhe vlerë për letërsinë shqipe, jo aq për temat dhe motivet, pasi ato janë pak a shumë universale, por për këndvështrimin e realitetit, për mënyrën se si autori e ka shndërruar atë në art nëpërmjet shprehësisë letrare dhe procedimeve të veçanta që përdor, të cilat e fusin lexuesin e vëmendshëm në atë që Eko1 e quan labirinti i gjuhës së një teksti. Në këtë “labirint” një lexues i vëmendshëm, por njëkohësisht i pajisur edhe me kompetencën e duhur letrare, zbulon brenda tekstit gjurmë dhe shenja tekstesh të tjera. Këto shenja shërbejnë si tekste të ndërmjetme, që sjellin në kombinimin e përgjithshëm tekstor mesazhe krejt të reja, ndërkohë që kjo mënyrë procedimi përbën atë që quhet procedim intertekstual. Duke aplikuar këtë procede letrare moderne poeti arrin të përftojë një strukturë tekstore të komplikuar, një ngjeshje të theksuar të mendimit dhe ligjërimit letrar dhe, si rrjedhim, të shtresëzojë domethënie të ndryshme brenda detajit artistik duke e bërë atë polisemik e ambig.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

  1. Eco, U., Për letërsinë, Dituria, Tiranë, 2007, f. 102.

  2. Barthes, R., “Texte”, Encyclopedia universalis, 1973.

  3. Bakhtin, M., O romanu, Nolit, Beograd, 1989.

  4. Nuk e kemi fjalën këtu në asnjë moment për rastet e plagjiaturave - shënimi im (L.I.)

  5. Pipa, A., Montale dhe Dante, Princi, Tiranë, 2007, f. 178.

  6. Rasti më klasik janë modelet popullore te “Lahuta e Malcis” e At Gjergj Fishtës.

  7. Camaj, M.,”Gjarpni”, Nji fyell ndër male, Vepra 9, Onufri. Tiranë, 2010.

  8. Allen, G., Intertextuality, Routledge, London and New York, 2000, f. 6.

  9. Kristeva, J., Sèméiotiké: Recherches pour une sémanalyse, editions de Seuil, Paris, 1969.

  10. Hutcheon, L., Poetika postmodernizma, Svetovi, Novi Sad, 1996, f. 208.

  11. Berisha, A., Vepra letrare e Martin Camajt, Kozencë, 1994, f. 25.

  12. Camaj, M., Vepra letrare 2, Apollonia, Tiranë, 1996. f. 253.

  13. Një procedim të tillë Camaj e përdor edhe për Dranjen – breshkë.

  14. Elsie, R., Histori e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1997, f. 76.

  15. Pipa, A., “Miti i perëndimit në poezinë e Migjenit”, Për Migjenin, Princi, Tiranë, 2006, f. 63.

  16. Rahmani, K., Intertekstualiteti dhe Oraliteti - E. Koliqi, M. Kuteli, A. Pashku, Prishtinë, 2002, f. 20.

  17. Klosi, A., “Takim me Martin Camajn”, Matin Camaj. Vepra letrare 1, Apollonia, Tiranë, 1996, f .32.

  18. Camaj, M., “Palimpsest”, Vepra letrare 3, Apollonia, Tiranë, 1996.

  19. Eco, U., “Borgesi dhe ankthi im i ndikimit”, Për Letërsinë, Dituria, Tiranë, 2007, f. 120.

  20. Marashi, A., “Parathënie”, Camaj. Vepra 4., Onufri, Tiranë, 2010, f. 11.

  21. Eco, U., On beauty. Published by Secker &Warburg 2004. London.

  22. Eco, U., On uglines. Published by Harvill Secker 2007. London.

  23. Këtu janë dy vargje nga “Poema e Mjerimit” e Migjenit. Duket qartë ngjashmëria sintagmatike, në strukturën e ndërtimit mbi një kundërshti ka dhe s’ka. Megjithatë vemë re se forma e përdorur nga Camaj ka një evoluim strukturor më të lartë, futet elipsi dhe përsëritja ose format shpjeguese përforcuese vendosen të shkallëzuara vetëm me një qëllim të caktuar.

  24. Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele

  25. Mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba

  26. Krahaso me Camajn:

  27. Hija s’ka shqise pos pamjen.

  28. Hija s’ka shqise, vetëm sy për vete.

Téléchargements

Publiée

2011-12-18

Comment citer

Ikonomi, L. (2011). Intertekstualiteti i poezisë së Camajt si evokim i traditës. Studime Filologjike, 1(3-4), 109–126. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3296

Numéro

Rubrique

Des articles