Hyrje e veprës “Vëzhgime, kërkime dhe studime në lëmin e gjuhës shqipe” në 10 vëllime - Pjesa e parë

Autori

  • David Luka

Abstract

Vepra “Vëzhgime, kërkime dhe studime në lëmin e gjuhës shqipe” në dhjetë vëllime (me 4558 faqe), përmbledh veprimtarinë e plotë shkencore tonën (të botuar e të pabotuar) të kryer për më shumë se katër dekada (1972-2017). Gjatë kësaj periudhe kemi botuar ndër revista të ndryshme shkencore rreth 150 tituj, kemi marrë pjesë me referate e kumtesa në më shumë se 73 tubime shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, kemi botuar 20 vëllime të serisë me titull Studime gjuhësore, kemi hartuar gjithashtu dy tekste mësimore universitare. Të gjitha këto punime shkojnë rreth gjashtë mijë faqe. Tash së fundi Qendra e Studimeve Albanologjike (QSA) ka botuar vëllimin “Studime për historinë e gjuhës shqipe” (Vepër e zgjedhur, Tiranë, 2010, f. 556).

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Riferimenti bibliografici

  1. Janë lënë jashtë nga botimet e derisotme dy tekstet universitare Fonetikë historike e gjuhës shqipe, Tiranë, 2004 dhe Histori e gjuhësisë shqipe (Albanologji), Shkodër, 2005. Gjithashtu të gjitha Parathëniet, Pasthëniet dhe shkrimet e tjera anësore, që shoqërojnë 20 vëllimet “Studime gjuhësore” që, së bashku me tekstet mësimore, përbëjnë rreth 1000 faqe libër. Gjithashtu janë lënë jashtë edhe shkrimet e tjera anësore (dhe ato të ribotuarat), të cilat e kanë kryer rolin e vet me botimin e parë. Për Diskutimet e mbajtura në seminare ndërkombëtare, të cilat janë përfshirë në vëllimin XII, ne kemi dhënë këto shpjegime (në veprën “Studime gjuhësore” XII, Shkodër, 2010, f. 4 v): Në pjesën titulluar “Diskutime” janë rreshtuar 6 diskutime të lexuara në dy seminare ndërkombëtare. Për mospërfshirjen e këtyre diskutimeve në vëllimet e mëparme, unë kam dhënë këto shpjegime (në “Studime gjuhësore” VIII dhe në Hyrjen e veprës në dorëshkrim, të sipërpërmendur). Aty shkruhet:

  2. Në dy seminare ndërkombëtare (XVII e XVIII), që janë mbajtur në Tiranë, njëri më 16-31 gusht 1995 dhe tjetri më 18-31 gusht 1996, Luka ka mbajtur 6 diskutime (tri te njëri e tri te tjetri), shënuar në botimet përkatëse me këto tituj: 1. Diskutim rreth referimit të Bahri Becit “Gjuha letrare shqipe dhe baza e saj dialektore”; 2. Diskutim rreth kumtesave që trajtonin dukuri fonetike në veprën e Gjon Buzukut; 3. Diskutim rreth kumtesës së Bahri Becit “Edhe një herë rreth përkatësisë dialektore të gjuhës së ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut”; 4. Përgjigje pyetjeve rreth referimit të tij; 5. Diskutim rreth kumtesës së Vladimir Orelit; 6. Diskutim rreth kumtesës së Kolec Topallit.

  3. Për diskutimet e mësipërme, të cilat shpeshherë dalin të pakuptueshme, diçka e pazakontë për një botim serioz, jepen këto shpjegime përkatëse në veprën Studime gjuhësore VIII:

  4. “... në pjesën Diskutime përkat. në f. 1071 v. masakrimi i shkrimeve, që mbajnë emrin tim, është bërë me qëllim. Më vjen mirë që më jepet rasti ta publikoj këtë veprim djallëzor për herë të parë. Në këtë Seminar ne kishim rënë në marrëveshje që diskutimet e lira do të botoheshin në qoftë se do të paraqiteshin me shkrim. Shkaku ishte i thjeshtë; diskutohej për probleme të fonologjisë historike, ku janë të domosdoshme shenjat diakritike, pa të cilat shkrimet bëheshin të pavlefshme. Përndryshe, diskutimet e rastit, replikat, përgjigjet e kundërpërgjigjet, nuk do të botoheshin. Mirëpo, nuk u veprua kështu. Të gjitha këto diskutime flakë për flakë (sepse të tilla pati shumë në këtë Seminar), na qenkan incizuar, natyrisht gjysma-gjysma, sepse referuesit ndërhynin te njëri-tjetri duke larguar gojën herë pas here nga mikrofoni. Redaktorët e këtij vëllimi i botuan diskutimet e mia në atë mënyrë sa as unë vetë nuk i kuptoj. Qëllimi ishte i qartë: diskutohej për gjuhën standarde. Dhe dikujt nuk i tingëllonte mirë në vesh gegërishtja ime, të cilën redaktorët e kthyen në esperanto ... vetëm diskutimi rreth kumtesës së V. Orelit është i saktë (përkat. i dorëzuar me shkrim dhe i botuar sipas dorëshkrimit)”.

  5. Unë vendosa t’i botoj tani në këtë vëllim, sepse për fat, duke kërkuar në bibliotekën time, gjeta dorëshkrimet e këtyre diskutimeve. Për tri diskutimet e para, unë kam bërë vetëm redaktimin gjuhësor, punë që duhet ta bënte redaksia e Seminarit, kështu që ndryshimet janë të pakta e vetëm me karakter gjuhësor. Për diskutimin nr. 4 e nr. 6, m’u desht të bëja një rikonceptim të plotë, sepse nuk përkonin me origjinalin. Këto dy diskutime (në botimin e Seminarit) qenë krejt të pakuptueshme, sepse fjalitë qenë lënë përgjysmë, qenë transformuar, nuk qenë vendosur shenjat diakriktike etj., për të cilat fola më sipër. Në botimin e tanishëm kam dhënë edhe sqarimet, si edhe kam bërë plotësimet përkatëse mbështetur në origjinalet, duke i sjellë ato tani ashtu siç duhet të ishin, e jo ashtu siç qenë botuar. Në diskutimin për kumtesën e Orelit, shtova aparatin shkencor që, nuk di sepse, qe lënë jashtë nga redaktorët e Seminarit.

  6. P. Kotrri, në rev. “Studime filologjike”, nr. 1-2, 2004, f. 190.

  7. E. Çabej, Disa parime, SGJ I, f. 25.

  8. E. Çabej, SE I, f. 33. Në përgjigje të letrës sime (që mban datën 22 prill 1979) në lidhje me vëllimin e dytë të këtyre studimeve (1976), E. Çabej më shkruante ndërmjet të tjerash: “Studimet e mia etimologjike nuk synojnë të jenë të plota, si i takon të jetë një fjalori etimologjik”.

  9. Kolec Topalli, Nga vepra “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” I-VIII, në rev. “Studime filologjike”, nr. 1-2, 2011; nr. 3-4, 2011; nr. 1-2, 2012; 3-4, 2012; nr. 1-2, 2013; nr. 3-4, 2013; nr. 1-2, 2015; nr. 3-4, 2015.

  10. Shiko SF 1-2, 2017.

  11. Rrancí-a “emri i një krahine në rrethin e Krujës”.

  12. D. Luka SGJ I 127 v.

  13. D. Luka, po aty, f. 209 v.

  14. D. Luka, Studime gjuhësore X, Shkodër, 2007, f. 76.

  15. D. Luka, Studime gjuhësore II, Shkodër, 2001, f. 148.

  16. D. Luka, Studime gjuhësore IV, Shkodër, 2003, f. 143.

  17. D. Luka, Rreth prejardhjes së disa emrave vetjakë kishtarë në gjuhën shqipe, në SGJ IX, Shkodër, 2006, f. 113 v. Shiko edhe vëllimin e pestë (pjesa e dytë).

Downloads

Pubblicato

2017-06-09

Come citare

Luka, D. (2017). Hyrje e veprës “Vëzhgime, kërkime dhe studime në lëmin e gjuhës shqipe” në 10 vëllime - Pjesa e parë. Studime Filologjike, 1(1-2), 183–206. Recuperato da https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3637

Fascicolo

Sezione

Materiale dhe dokumente