Ndihmesa të Prof. Shaban Demirajt për ilirësinë e Epirit

Autorët

  • Rami Memushaj

Abstract

Një nga zbrazëtitë e kërkimeve albanologjike është mungesa e studimeve për lashtësinë dhe mesjetën e trevave në perëndim të Vjosës dhe të vargut të Pindit e deri në gjirin e Artës, që grekët e vjetër e quanin Epir. Veç tri-katër qyteteve të lashtësisë, në qendrat e tjera të banuara të këtyre trevave nuk janë bërë kërkime arkeologjike; nuk ka as ndonjë botim ndërdisiplinor ose edhe vetëm historik prej studiuesve shqiptarë për këtë trevë në lashtësi e mesjetë, sikundër është libri autoritar “Epiri” i historianit anglez N. Hamond. Ndërkohë, fqinjët tanë jugorë kanë një letërsi historike shumë të pasur, jo vetëm në gjuhën greke, po edhe në gjuhët ndërkombëtare. Një nga këto botime është edhe përmbledhja e vëllimshme në anglishte “Epiri – 4000 vjet histori dhe qytetërim grek” (Epirus – 4000 Years of Greek History and Civilization, Athens, 1997), një libër që i drejtohet lexuesit të huaj. Në këtë përmbledhje me kontribute nga historianë të njohur grekë dhe të huaj, mbrohet teza e karakterit helen të Epirit të lashtë dhe, mbi këtë bazë, mëtimet greke për trojet jugore të vendit tonë.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Epirus – 4000 Years of Greek History and Civilization, Athens, 1997, f. 11.

  2. Po aty, f. 140.

  3. Po aty, f. 140.

  4. Po aty, f. 60.

  5. N. Hammond, Epirus, London, p. 406.

  6. Po aty, f. 36.

  7. Historia e Shqipërisë, vëll. I, 1967, f. 50.; M. Korkuti, Parailirët, Ilirët, Arbërit, TOENA, 2003, f. 50.

  8. J. Wilkes, The Illyrians, Blackwell Publishers, Cambridge, Massachusetts, 1996, f. 39.

  9. Në të vërtetë, prof. Demiraj kishte në plan të shkruante një vepër për mesapët dhe mesapishten. Për këtë ai kishte nisur të mblidhte literaturë, por, duke e kuptuar se të shkruaje për këtë temë, duheshin bërë kërkime në terren (në Italinë e Jugut, ku ruhen mbishkrimet mesape) dhe në biblioteka, gjë që nuk ia lejonin as mundësitë materiale dhe as mosha, ai hoqi dorë prej këtij plani.

  10. M. Korkuti, Parailirët, Ilirët, Arbërit, TOENA, 2003, f. 53.

  11. Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve nën dritën e dëshmive të gjuhës shqipe, Shtëpia Botuese “Shkenca”, Tiranë, 1999, f. 35.

  12. Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve…, f. 35.

  13. Po aty, f. 51.

  14. Po aty, f. 56.

  15. Po aty, f. 54.

  16. Strabo, Geography, VII, Book VII.8.

  17. Po aty, f. 63.

  18. Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve…, f. 174.

  19. Sh. Demiraj, Epiri, pellazgët..., vep. e cit., f. 75.

  20. Po aty, f. 75.

  21. Po aty, f. 74.

  22. Po ai, Prejardhja e shqiptarëve..., vep. e cit., f. 127.

  23. Strabo, Geography, VII.V.8. Në shënimin 23, Straboni, duke iu referuar fjalës aea që del te Homeri, thotë se kjo fjalë nuk ka kuptimin “tokë”, sikundër mendonin disa. Sipas tij, Aea është emri i një burimi afër qytetit të lashtë Amydon që derdhej në lumin Aksus (Vardar).

  24. Plinius, Historia naturalis, Liber 3.XXIII.145.

  25. Shih: Hammond, Epirus, 1967, p. 232.

  26. Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve..., vep. e cit., f. 174.

  27. Po aty, f. 146.

  28. Sh. Demiraj, Epiri, Pellazgët..., vep. e cit., f. 147.

Downloads

Published

2017-06-09

How to Cite

Memushaj, R. (2017). Ndihmesa të Prof. Shaban Demirajt për ilirësinë e Epirit. Studime Filologjike, 1(1-2), 223–234. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3640

Numër

Section

Kritikë dhe bibliografi