Linjat e konfliktit në poemën “Lahuta e Malcis” dhe problemi i keqinterpretimit të qëndrimit atdhetar të Fishtës në të
Abstract
Që nga mendimi i institucioneve akademike e gjer në opinionet e shumicës së lexuesve, në periudhën e monizmit, krijimtaria letrare e Gjegj Fishtës, edhe pse e censuruar, shpesh është shoqëruar me interpretime të gabuara. Sipas vlerësimit zyrtar “Vepra e tij kryesore, poema epike “Lahuta e Malësisë”, duke sulmuar shovinizmin e fqinjëve të Veriut, propagandonte antisllavizmin dhe vinte në plan të dytë luftën kundër pushtuesit osman.” Faktin që ky vlerësim përbënte sulm ndaj veprës në fjalë e dëshmojnë jo vetëm domethënia literale e frazës së mësipërme, por edhe shtresa stilistike e saj e modeluar gjer në fjalorin e militarizuar dhe e organizuar në rrafshin izotopik pikërisht rreth semave: propagandë, sulm, luftë, pushtues, shovinizëm, anti- etj.Downloads
Riferimenti bibliografici
-
Historia e letërsisë shqiptare, Akademia e Shkencave e RPSSh, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1983, f. 470.
-
Titulli i origjinalit, i përmendur prej nesh në tekstin e punimit, është Lahuta e Malcis. Titulli i veprës që kemi studiuar dhe cituar është Lahuta e
-
Malsisë. Sipas normës drejtshkrimore do të ishte Lahuta e malësisë.
-
D. Zhylia, Fjalor i filozofisë, ShB Enciklopedike, Tiranë, 1994, f. 159.
-
L. Ferry, Homo Aestheticus.
-
Tezë e rëndësishme teorike e Roman Jakobsonit.
-
R. Uellek, Uoren, Ostin. Teoria e letërsisë, ShB Enciklopedike, Tiranë, 1993, f. 231.
-
R. Uellek - O. Uoren, po aty.
-
S. Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Albas, Tiranë-Tetovë-Prishtinë 2000, f. 22.
-
Chauvin, ine – që ka një admirim të tepruar, të (një)anshëm dhe të veçantë për vendin e vet; Shih: xenophobie - armiqësor ndaj të hujave.
-
Chauvinisme – nacionalizëm, patriotizëm agresiv dhe përjashtues. (sipas Fjalorit Micro Robert; Dictionnaire du français primordial. SNL - le Robert,
-
Paris 1977, f. 170.) Chauvinismus - Patriotizëm tepër i ngritur, nacionalizëm (në kuptimin ushtarak), prej nga rezulton shpërfillja e nacionaliteteve të tjera. (sipas Fjalorit DUDEN; Deutsches Universal Wörterbuch. Dudenverlag, Mannheim-Leipzig- Wien-Zürich, 1989, f. 302.)
-
Term i përshtatur në gjuhët e tjera nga frëngjishtja chauvinisme; rrjedh prej emrit të Nicolas Chauvin, personazh i një komedie të vëllezërve Cogniard, në rolin e një ushtari të patrembur të Napoleonit, i paraqitur në teatrin komik francez si tipi i patriotit fanatik dhe që nuk bën lëshime.
-
Gj. Fishta, Lahuta e Malsisë, MS Grafika, Lubjanë, f. 10: “Mo’, bre burrë, se nuk ka hije/ Urtë me ndejë Cubi i Cetinës, /.. . Po a s’ta mbushë synin
-
Shqipnia, / me ato male të madhnueshme, / me ato fusha të blerueshme, / qi kurrkund s’je kah orvate, / me ia shkye ’i skundillë për veti?... / M’ tê, krahthatë, e mos rri fjetun!”
-
Gj. Fishta, Lahuta e Malsisë, f. 64-65. (Në të gjitha citimet nga teksti i poemës theksimi me shkronja të zeza është imi – M. J).
-
Kjo fjalë në tekst është shkruar gjithmonë me germë të madhe.
-
Gj. Fishta, Lahuta e Malsisë, f. 17-19: “Zot, ç’ka thanë njaj Avdi Pasha:/ paska mbetë Shqipnia n’ vasha/ [.. . ] Kështu ankoi Pasha turçeli. / Oso
-
Kuka paska ndi’:/ paska ndi’, po, e kenka idhnue:/ m’sylah dorën paska çue:/ me qitë n’ Pashën ka mendue. / Por i urti kurr nuk ngutet, / prej burnisë e jo prej tutet;/ prandaj Osja ndali dorën, / e as m’ e xjerrë s’e xuer mizoren, /.. . veç pa i folë s’ mujt’ me u durue:/ Avdi Pashë, tha, ma kadalë!/ Mos e thuej dy herë atë fjalë/.. . pse n’ Shqipni ka djelm si Zana, / qi për Mbret e troje t’veta/ nuk u dhimbet gjaja as jeta:/ e ku i lypë besa e burrnia, / ku i lypë Mbreti e i lypë Shqipnia, / këta ma t’parët janë n’fushë t’mejdanit, / këta ma të rreptë janë n’ballë t’dushmanit:/ janë çelik për teh t’taganit. / Marre vetit kurr s’i lamë!/ Pa kësulë n’krye e pa opangë n’kambë, / na për Mbret e për Atdhe/ për kanu, për besë e Fe, / s’druem me ra ndër pre të thyeshme, / s’druem me mësy kalatë e rrëmbyeshme:/ e kahdo qi t’bjerë Shqiptari, / shkon rrufeja tu’ u ndezë zhari, / pushkë e besë pse na i la i Pari.”
-
Gj. Fishta, Lahuta e Malsisë, f. 14: “A din shka, Vulo Serdari, / Ndiej shka t’ thotë ty “Gospodari”:/ Pështilli bashkë nja disa cuba:/ T’ idhët si
-
gjarpri ndër kaçuba, / T’ lehtë s t’ shpejtë si gjeraçina:/ Edhe lëshoj ti kah Vranina, / Për me vra ata e për me pre, / Për me djegun gur e dhe, / Mbrendë vjedhë e tue plaçkitë, / Tue grabitë e tue robitë, / N’ daç me natë e n’ daç me ditë.. .”
-
R. Qosja, Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, IAP, Prishtinë, 2006, f. 153.
-
Autori Pjetër Jaku në librin e vet Vlerat letrare në Lahutën e Malcis të Gjergj Fishtës, botuar nga ShB Kuvendi, Lezhë, 2000, shprehet në këtë
-
mënyrë: “Në gjithë këtë lëndë nuk bëhet vetëm vlerësimi i heronjve tanë dhe i fitoreve tona, por vlerësohet drejt dhe objektivisht edhe kundërshtari me të cilin ndesheshin heronjtë tanë.” (Vepër e cituar, faqe 19) “Poeti nuk harron të vlerësojë edhe palën kundërshtare, madje, vlerësimin e bën artistikisht në një nivel shumë të arrirë. Jo vetëm i portretizon ata, por edhe tregon bëmat e tyre, forcën, trimërinë. Si poet, atij i vjen keq që edhe shkinat të vajtojnë e të vishen në të zi për bijtë e tyre të mbetur në luftë, që edhe nuset të mbeten pa burra, qëM edhe të rinjtë të humbasin rininë e tyre. Në asnjë rast, poeti nuk harron t’u atribuojë edhe vlera morale heronjve kundërshtarë, përpos vlerave politike e
-
luftarake. E kjo, edhe në një vepër artistike si Lahuta e malcis, tregon për vlerat edukative që mbart çdo varg i kësaj vepre. Jo më kot poeti e fillon
-
Lahutën e malcis me portretizimin e heroit kryesor të kampit kundërshtar.. .” (Vepër e cituar, faqe 24)
-
Gj. Fishta, Lahuta e Malsisë, f. 33: “.. . kështu po merr e i thotë Jovani:/ mos t’ rrejë mendja, or trim i ri, / se e koris Malin e Zi, / tue t’ ra n’ dorë si nji baxhi;/ por n’ je i armëve e n’ je Shqiptar, / e për n’ je ndopak bujar,/ xi’r taga’n, e n’ kjoftë gjykue, / n’ bejleg kryet shkurtoma mue.”
-
Në kuptimin: do të themi të drejtën për të, do të jemi objektivë ndaj tij.
-
Në një sërë përcaktimesh e studimesh të autorëve të ndryshëm Lahuta e Malcis është tipologjizuar si poemë lirike ose si poemë ku tiparet lirike janë në baraspeshë me tiparet epike.
-
Gj. Fishta, Lahuta e Malsisë, f. 71-72. Në vargjet e theksuara me të zezë në këtë citim dëshmohen dy qëndrime të Fishtës si poet: së pari, trajtimi i malazezëve në rrafsh njerëzor të barabartë me shqiptarët, nëpërmjet shprehjes “.. . edhe ata.. .”, që mund ta plotësojmë me shprehjen: “.. . sikurse shqiptarët”. Dhe, së dyti, mbajtjen e “luftës kundër pushtuesit turk” jo në plan të dytë, por përherë në plan të parë, gjë për të cilën vetë vargjet janë kuptimplote.
-
Gj. Fishta, Lahuta e Malsisë, f. 72-73.
-
Gj. Fishta, Lahuta e Malsisë, f. 76-77.
-
Gj. Fishta, Lahuta e Malsisë, f. 4.
-
Gj. Fishta, Lahuta e Malsisë, f. 111.
-
Gj. Fishta, Lahuta e Malsisë, f. 112.
-
Gj. Fishta, Lahuta e Malsisë, f. 460-461.

Downloads
Pubblicato
Come citare
Fascicolo
Sezione
Licenza
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

Questo lavoro è fornito con la licenza Creative Commons Attribuzione - Non commerciale - Condividi allo stesso modo 4.0 Internazionale.