Kolec Topalli (1938-2018)

Авторы

  • Anila Omari

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3216

Аннотация

Në datën 24 maj të vitit 2018 u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë profesor Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i shquar i gjuhës shqipe dhe i historisë së saj. Profesor Kolec Topalli lindi në Shkodër në vitin 1938, në një familje të njohur shkodrane. Për shkaqe biografike të familjes provoi përndjekje nga regjimi komunist që në moshë të njomë duke u dëbuar në kampe internimi me kushte shumë të vështira jetese. Shkollën e mesme e kreu në Shkodër, ku mbaroi edhe Institutin e Lartë Pedagogjik Dyvjeçar të këtij qyteti. Mbasi mbaroi shkëlqyeshëm studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës (1964), punoi si mësues në fshatra të ndryshme të Shqipërisë, si Kukës, Lezhë, Gramsh e Krujë, ku fitoi përvojë edhe nga njohja në terren e gjuhës shqipe. Duke qenë mësues në Nikël të Krujës, ai ra në kontakt me drejtues të arsimit, të cilët i kërkuan mendim lidhur me disa tekste, mendim i cili u vlerësua shumë nga profesori i gjuhës shqipe Fatmir Agalliu i cili e nxiti ta botojë studimin e tij. Kështu nisi rruga e vështirë dhe e pasionuar drejt studimit të gjuhës shqipe nga Kolec Topalli. Gjatë viteve të shërbimit në arsim ai përgatiti dy disertacione (1986, 1991).

Скачивания

Данные скачивания пока недоступны.

Загрузки

Опубликован

2018-06-09

Как цитировать

Omari , A. (2018). Kolec Topalli (1938-2018). Studime Filologjike, 1(1-2), 327–329. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3216

Выпуск

Раздел

Nekrologji