Nga vepra “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” VIII

Авторы

  • Kolec Topalli

Аннотация

TËRHÚZ fol. “tremb kalin, e bëj të mos i shtrohet kalorësit”, “zemërohem, tërbohem”. Fjalë kryesisht e gegërishtes. Dëshmohet në fjalorin e Junkut, që ka mbiemrin i tërhuzt “furioso”. Formim i brendshëm prej emrit huj “ves, zemërim, inat”, që përdoret për njerëzit dhe për kafshët, sidomos për kalin; khs. në epikën legjendare: huj për burrë ndoshta qi me t’ra? Mos e ngacmo se i kanë ra hujt; E ka marrë punën me huj; Kalë hujli; kish marrë huj kali e i çonte të dyja kambët shah. Burimi i fjalës është turq. huy “ves”, që ka edhe formën huqe: njeri me huqe; kalë me huqe. Folja tërhuz përmban parashtesën tër-, rrënjën huj dhe prapashtesën -zë, para së cilës ka rënë -j-ja. Prej foljes, mbiemri i tërhuzshëm (Dema). (Mann ICD 1153, Dizdari Fj. 398, Luka IV 270).

Скачивания

Данные скачивания пока недоступны.

Загрузки

Опубликован

2015-12-10

Как цитировать

Topalli, K. (2015). Nga vepra “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” VIII. Studime Filologjike, 1(3-4), 199–222. извлечено от https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3536

Выпуск

Раздел

Artikuj