Trashëgimia letrare e Veli Stafës

Autorët

  • Alfred Çapaliku

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3166

Abstract

Në dy vitet e fundit në Kolegjin Saverian të Shkodrës (1931-1933), ku mësues të gjuhës shqipe dhe të retorikës pati poetin Ndre Mjeda, rioshi Veli Stafa e ndjeu veten të prirur nga vjershat. Këputi një trëndafil të bardhë dhe duke e çuar te buzët e puthi lehtë. Por shpejt studenti Veli Stafa u bë mendimtar në prozë, meqë ndjente nevojën e paradokseve. Në lëmën fantazmagorike të tipave e karaktereve në vendin e tij të vogël, tastiera e gjerë e shpirtit iu prek tash e parë nga dashuria e madhe, shoqëruar me dhimbje të thellë. Në tetë vite krijimtarie që hapen në shkollën e Shkodrës, vazhdojnë në universitetin e Bolonjës dhe mbyllen në sanatoriumin e Parisit, Platonicusi shkroi mbi njëzet poezi, mbi njëzet proza të shkurtra e mbi dhjetë lloje shkrimesh të publicistikës letrare. Pjesën më të madhe të tyre ai e botoi në revistat e gazetat: “Bota e Re” të Korçës dhe “Java”, “Përpjekja shqiptare”, “Minerva”, “Illyria”, “Arbënia”, “Populli”, “Shtypi”, “Shekulli XX”, etj. të Tiranës. Letërsia dhe gazetaria letrare e tij ngërthen mbi njëqind e gjashtëdhjetë faqe. Vjershat, tregimet, artikujt e patën receptimin e tyre normal përgjatë shtrirjes së dekadës së katërt të shekullit XX. Në dekadat e mëpasme vazhdoi jehona e kritikës ndaj atij opusi. Dorëshkrimet e Platonicusit, që u bënë të njohura në vitin 1982 në Tiranë me botimin pothuajse të plotë të veprës së tij letrare nga studiuesi Andrea Varfi, flasin për shijen e hollë të shkrimtarit të ri gjatë publikimit dhe përgjatë rezervimit, duke e përzgjedhur me kujdes krijimtarinë nëpërmjet kapërcimit stilistik të vetvetes. E sipërfaqshmja e një çasti bëhej e thellë në një çast tjetër. Krijimtaria e mbetur në “sirtar” dëshmon gjithashtu për kohën fizike aq të paktë e krejt të pamjaftueshme, që Veli Stafa jetëshkurtër pati në dispozicion për ta botuar komplet veprën e tij letrare. Prodhimtaria mikse e promovuar e Platonicusit hyri denjësisht në garën reale, mes individualiteteve letrare të mirënjohura të viteve ‟30, me tematikën e re origjinale dhe me finesën shprehëse të saj. Ajo qe si një peshore ku matej ndjeshmëria njerëzore. Krijimet poetike me forma të ndryshme strofe e metri, me praninë e vargut të lirë, si dhe skicat, portretet, vizatimet letrare e tregimet e botuara në kolona gazetash bënë që ai të portretizohej në historinë e letërsisë shqipe, si një:“... poet dhe prozator i talentuar”.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Çapaliku, Stefan, Ars albanica. Përmbledhje studimesh. Tiranë, 2017, f. 20; 28.

  2. Grup autorësh: Historia e letërsisë shqiptare 1. (Për shkollat e mesme të përgjithshme). Tiranë, 1993, f. 162.

  3. Hamiti, Sabri, Letërsia moderne. Vepra letrare 8. Prishtinë, 2002, f. 17.

  4. Koliqi, Ernest, Zef M. Harapi, auktor rromanxash e dramash. Kritikë dhe estetikë. Tiranë, 1999, f. 187.

Downloads

Published

2019-12-07

How to Cite

Çapaliku, A. (2019). Trashëgimia letrare e Veli Stafës. Studime Filologjike, 1(3-4), 269–274. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3166

Numër

Section

Materiale dhe dokumente